Sport

​Ish-basketbollisti i NBA-së viziton Kosovën

Ai do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë së bashku me Erik Brucker.

Published

on

Ish-basketbollisti i famshëm, Gordan Giricek do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Giricek është Ambasador i JR NBA, ndërsa do të jetë i pranishëm në ceremoninë e Draft Shortit për JR NBA Kosova, që do të mbahet më 20 mars (e hënë) nga ora 17:30 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Ai do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë së bashku me Erik Brucker, menaxher i Lartë për Operacionet e NBA-së, ku gjithashtu do të kenë takime me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Gordan Giricek është basketbollist i njohur, ku për gjashtë vite ka luajtur në Ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA. Ai e filloi karrierën në Cibona për të vazhduar në CSKA Moskow, ndërsa më 2002 kaloi në NBA te skuadra e Memphis Grizzlies, për të vazhduar më pas në Orlando Magic, Utah Jazz, Philadelphia 76ers, Phoenix Suns, kurse në fund luajti në Fenerbahce dhe karrierën e përfundoi aty ku e nisi te Cibona Zagreb.

Giricek është tetë herë kampion në Kroaci, një herë kampion në Turqi, ka fituar katër kupa të Kroacisë dhe një kupë të Turqisë.

Më 20 mars është drafti i JR NBA Kosovës, projekt ky që është në vitin e dytë, ndërsa filloi vitin e kaluar ku 30 shkolla fillore ndahen në dy Konferenca apo gjashtë Divizione, ku në fund zhvillohet “Final Four” dhe shpallet kampioni i kësaj gare.

Lajmet

Kurti merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë këtë të martë në mbledhjen e parë me Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare.

Takimi do të zhvillohet në Ndërtesën e Qeverisë, përkatësisht në sallën P-38, duke filluar nga ora 11:00.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të këtij takimi të rëndësishëm që shënon fillimin e përgatitjeve për organizimin e kësaj ngjarjeje madhore sportive.

Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 shënojnë ngjarjen më të madhe multisportive që është organizuar ndonjëherë në Kosovë. Vendimi u mor zyrtarisht në shtator të vitit 2023 nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, i cili ia besoi Prishtinës rolin e qytetit mikpritës për edicionin e 21-të të këtij kompeticioni.

Kjo ngjarje do të mbledhë mijëra sportistë nga 26 shtete të tre kontinenteve (Evropë, Azi dhe Afrikë), të cilët do të garojnë në dhjetëra disciplina të ndryshme sportive. Për shkak se Kosova nuk ka dalje në det, garat e sporteve ujore detare do të zhvillohen në bashkëpunim me Shqipërinë, përkatësisht në bregdetin e Durrësit.

Organizimi i këtyre lojërave konsiderohet një arritje madhore shtetërore dhe diplomatike, si dhe një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e infrastrukturës moderne sportive në gjithë vendin. /E.A/

Continue Reading

Sport

Kosova U18 rikthehet me fitore, mposht bindshëm Qipron në Kampionatin Evropian

Published

on

By

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka reaguar në mënyrën më të mirë pas humbjes ndaj Bullgarisë, duke shënuar fitore bindëse 31:22 ndaj Qipros në xhiron e dytë të “Men’s 18 EHF Championship II”, që po zhvillohet në Telavi të Gjeorgjisë.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, me të dyja skuadrat që shkuan në pushim me rezultatin 14:14.

Në pjesën e dytë, hendbollistët kosovarë dominuan plotësisht në parket, duke krijuar epërsi të konsiderueshme dhe duke e mbyllur takimin me nëntë gola diferencë.

Më efikasi te Kosova ishte Lorik Kelmendi me gjashtë gola. Ajan Muqolli realizoi pesë herë, ndërsa Arbian Thaqi, Butrint Miftari dhe Leon Kelmendi kontribuuan me nga katër gola secili.

Pas kësaj fitoreje, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të mërkurën nga ora 11:45, kur do të përballet me Belgjikën.

D.L

Continue Reading

Sport

Rrudhani dhe Imeri në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Published

on

By

Donat Rrudhani dhe Kastriot Imeri janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës së dytë të Superligës së Zvicrës, pas paraqitjeve të shkëlqyera me skuadrat e tyre.

Ekipi i javës u publikua të hënën nga platforma e specializuar e statistikave, SofaScore, e cila vlerësoi dy futbollistët shqiptarë për kontributin e tyre vendimtar.

Rrudhani ishte protagonist në fitoren 3:0 të Sionit ndaj Luzernit, duke realizuar një nga golat e ndeshjes dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të sigurojë tri pikët.

Ndërkohë, Imeri shkëlqeu në triumfin bindës 6:0 të Young Boysit ndaj Thunit. Mesfushori 26-vjeçar shënoi një gol pikërisht kundër ish-ekipit të tij, me të cilin sezonin e kaluar fitoi titullin kampion të Zvicrës gjatë periudhës së huazimit.

Pas rikthimit te Young Boysi, Imeri ka nisur sezonin në formë të mirë, ndërsa përfshirja e tij dhe e Rrudhanit në formacionin e javës konfirmon ndikimin e tyre në javën e dytë të kampionatit zviceran.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova publikon listat e volejbollisteve dhe volejbollistëve për Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Federata e Volejbollit e Kosovës ka publikuar listat e volejbollisteve dhe volejbollistëve të ftuar për të përfaqësuar vendin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që do të zhvillohen në Itali.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave, Lorik Ilazi, ka bërë publike listën e lojtareve që do të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Kosova do të garojë në Grupin B, ku do të përballet me Turqinë, Greqinë, Algjerinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, Federata ka publikuar edhe listën e volejbollistëve të ftuar nga shtabi teknik i Kombëtares së meshkujve. Kosova është shortuar në Grupin C, së bashku me Spanjën dhe Francën.

Ndeshjet e volejbollit në kuadër të Lojërave Mesdhetare do të zhvillohen në palestrën PalaMazzola në Taranto, nga 20 gushti deri më 3 shtator 2026.

Federata e Volejbollit e Kosovës u ka uruar suksese të dyja kombëtareve, duke shprehur besimin se sportistet dhe sportistët kosovarë do ta përfaqësojnë vendin me krenari dhe dinjitet në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

D.L

 

 

Continue Reading

Të kërkuara