Magazinë

Arrestohet aktori i serialit i “Breaking Bad”

Published

on

Aktori dhe ylli i serialit “Breaking Bad”, Raymond Cruz, u arrestua në Los Angeles për sulm fizik të lehtë pasi dyshohet se spërkati një grua dhe vajzën e saj me tub uji.

Aktori 60-vjeçar, i njohur për rolet në “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”, thuhet se u përfshi në një sherr jashtë shtëpisë në Silverlake, Los Angeles. Sipas një burimi pranë tij, incidenti filloi ndërsa Cruz po lante makinën herët në mëngjes të hënën.

Një person kontaktoi policinë duke pretenduar se Cruz e kishte spërkatur vajzën e tyre me ujë. Përfaqësuesi i Cruz-it i ka mohuar që atëherë pretendimet. Megjithatë, një burim pranë situatës i tha The Mirror se Cruz u kërkoi grave që ishin parkuar pas tij të lëviznin automjetet e tyre kur ato u shfaqën para shtëpisë.

Ata telefonuan policinë duke pretenduar se Cruz e kishte kthyer tubin kundër, dhe ankuesi këmbënguli se ishte e qëllimshme, pavarësisht se ai po e lante makinën. Mercedes-Benz thyen të gjitha barrierat ndaj mobilitetit, EQS përshkon 1205 kilometra pa u rimbushur

Cruz u dërgua në një stacion policie në Los Angeles, ku u mor në pyetje nën dyshimin për sulm fizik.

Gratë dyshohet se refuzuan ta lëviznin automjetin dhe vendosën ta xhironin atë.

Burimi pohon se aktori u kërkoi atyre të ndalonin filmimin, por ato nuk e bënë.

Prokurori i qytetit ka të ngjarë ta shqyrtojë çështjen për të përcaktuar nëse do të ngrihen akuza penale. /Telegrafi/

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bebe Rexha nominohet për herë të parë si artiste e pavarur në MTV VMA

Published

on

Bebe Rexha ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.

Kënga është nominuar në kategorinë “Best Dance” në edicionin e vitit 2026 të MTV VMA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur entuziazmin për këtë arritje.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR – NEW RELIGION”, ka shkruar Rexha.

“New Religion” është publikuar në mars të këtij viti dhe shënon bashkëpunimin e saj me grupin britanik Faithless./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Princi Harry dhe Meghan Markle planifikojnë rikthimin në Britani

Published

on

By

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji për një qëndrim më të gjatë, ndërsa raportohet se fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Britani.

Sipas burimeve për Page Six, Pallati Mbretëror është vënë në dijeni për planet e çiftit dhe Mbreti Charles III është informuar personalisht për këtë hap. Po ashtu, bëhet e ditur se vetë Mbreti 77-vjeçar është një nga arsyet kryesore të këtij rikthimi, pasi ai shpreson të kalojë më shumë kohë me Harryn dhe Meghanin në nivel privat.

Megjithatë, Mbreti e ka bërë të qartë se statusi i tyre mbetet i pandryshuar: Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të vazhdojnë të jetojnë si persona privatë dhe anëtarë të familjes mbretërore pa detyra apo obligime zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Producenti Nicolas Altmayer dhe drejtuesja e Dior, Mathilde Favier, humbin jetën në aksident në Francë

Published

on

Producenti francez i filmit Nicolas Altmayer dhe bashkëshortja e tij, Mathilde Favier, drejtuese me përvojë në shtëpinë e modës Dior, kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Francë më 17 gusht.

Altmayer ishte 61 vjeç, ndërsa Favier 56. Vdekja e tyre ka tronditur industrinë franceze të filmit dhe modës.

Nicolas Altmayer ishte bashkëthemelues i kompanisë së prodhimit “Mandarin & Compagnie”, të cilën e krijoi në vitin 1996 së bashku me vëllain e tij, Eric Altmayer. Kompania ka prodhuar më shumë se 70 filma artistikë, mes tyre “Brice De Nice”, filmat “OSS 117”, “Chocolat”, “The First Day Of the Rest Of Your Life” dhe disa vepra të regjisorit François Ozon.

Në vitin 2017, Nicolas dhe Eric Altmayer u nderuan me çmimin “Daniel Toscan du Plantier” nga Akademia Franceze “César”, si producentët e vitit.

Ndërkohë, Mathilde Favier ishte një nga figurat e njohura të industrisë franceze të modës. Ajo kishte drejtuar marrëdhëniet me publikun në grupin LVMH dhe kishte mbajtur poste të rëndësishme në Dior Couture, duke u vlerësuar për përvojën dhe rrjetin e gjerë të kontakteve në këtë industri.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin Deux-Sèvres, në Francën perëndimore. Sipas Prokurorisë së Niort-it, automjeti me të cilin udhëtonin Altmayer dhe Favier është përplasur me një automjet të rëndë transporti që po lëvizte në drejtim të kundërt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara