Sport

​Inzaghi zbulon frikën që ka para ndeshjes me Milanin

Ndeshja do të zhvillohet nesër, në ora 20:00.

Published

on

Pas fitores së ngushtë 1-0 kundër Veronës, Interi i Inzaghit menjëherë ktheu faqen dhe mendoi për ndeshjen e radhës. “Nerazzurrët” do të përballen me rivalët e qytetit, Milanin në finalen e Superkupës së Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 20:00 të së mërkurës së 18 janarit.

Në prag të finales, trajneri i Interit, Simone Inzaghi dolinë një konferencë për shtyp për të folur për finalen e Superkupës. Ai tha se ky është trofeu i parë për këtë vit dhe skuadra do të bëjë maksimumin për ta fituar.

“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje, e cila është edhe një derbi në finale. Ne do të përpiqemi të luajmë një lojë të mirë në një ndeshje të rëndësishme. Është trofeu i parë i sezonit, ne duam të fitojmë. Këtë derbi e konsideroj një trofe, jo një derbi shpengimi. Ata sfidojnë njëri-tjetrin për fituesin e Kupës së Italisë dhe Scudetto-n dhe prandaj është vazhdimi i sezonit të kaluar”, tha fillimisht Inzaghi.

Më tutje Inzaghi dha një mesazh për mbrojtësit e skuadrës së tij duke iu kërkuar që të jenë të kujdesshëm.

“Mbrojtja do të duhet të luajë një lojë të kujdesshme. Milani ka sulmues me vlerë absolute. Por ne do të duhet të punojmë si ekip, nuk duhet të shikojmë vetëm mbrojtësit, përkundrazi”, tha ai.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara