Sport

​Richarlison: Eliminimi nga Botërori ishte më i rëndë se humbja e një familjari

Rruga e Brazilit u ndal në çerekfinale.

Published

on

Sulmuesi i Brazilit, Richarlison thotë se humbja e kombëtares së tij në çerekfinalen të Kupës së Botës ndaj Kroacisë ishte më e keqe se humbja e një anëtari të familjes.

Të cilësuar si favorit para nisjes së turneut, “Selecao” fituan Grupin G dhe mposhtën Korenë e Jugut 4-1 në raundin e 16-të për të rritur shpresat se ata mund të kurorëzohen kampionë për herë të parë që nga viti 2002.

Por rruga e tyre u ndal në fazën çerekfinale në Katar, duke humbur në penallti nga Kroacia pasi Marquinhos dhe Rodrygo nuk realizuan nga pika e bardhë.

“Ishte një goditje e rëndë, nuk e di. Mendoj se është më keq se humbja e një anëtari të familjes. Ishte e vështirë të shërohesha, sot e kësaj dite kur shikoj video në rrjetet e mia sociale më vjen keq”, tha Richarlison për “ESPN”.

“Por ne duhet të vazhdojmë përpara. Unë jam ende i ri, mendoj se kam ende një ose dy Kupa Bote për t’i luajtur. Do të vazhdoj të punoj shumë në mënyrë që gjërat të fillojnë të rrjedhin përsëri, golat të fillojnë të vijnë, gjë që është ajo që unë di si të bëj në fushë”, shtoi ai.

Pavarësisht përfundimit zhgënjyes të turneut, ishte një Botëror i fortë për Richarlison, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Brazilit me tre gola.

“Qëllimi ynë ishte të ishim kampion. Unë shënova një gol të bukur, por mendoj se ai gol, le të themi, nuk ishte qëllimi im”, shtoi Richarlison.

“Shkuam atje për të ngritur kupën”, tha në fund ai.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara