AI
Inteligjenca artificiale “mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune”
Published
2 years agoon
By
Betim GashiInteligjenca artificiale mund të zëvendësojë rreth 300 milionë vende të punës me orar të plotë, është thënë në një raport të bankës Goldman Sachs.
Sipas gjetjeve në raport, avancimi teknologjik mund të zëvendësojë një çerek të detyrave të punëtorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, por edhe nënkupton hapjen e vendeve të reja të punës dhe hapësirë të re për produktivitet.
Në raport është thënë, po ashtu, se një zëvendësim i tillë mund të rrisë prodhimin vjetor të mallrave për 7 për qind.
Aty përmendet që aftësia e inteligjencës artificiale që të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna e njeriut, është “avancim i madh”.
Carl Benedikt Frey nga Universiteti i Oksfordit, ka thënë për transmetuesin britanik BBC se, “nuk ekziston një mënyrë për të ditur se sa punë do të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale”.
“Shembull, ajo çfarë bën ChatGPT është që u lejon më shumë njerëzve, me pak aftësi për shkrim, që të krijojnë ese dhe artikuj”.
“Prandaj, gazetarët do të përballen me më shumë konkurrencë, çka mund të ndikojë në ulje të pagave, përveç nëse ka rritje të madhe të kërkesës për një punë të tillë”.
Në raporton e Goldman Sachs përmendet se ndikimi i inteligjencës artificiale do të dallojë varësisht prej sektorit – 46 për qind të punëve administrative dhe 44 për qind të punëve në profesionet e lidhura me ligjin, do të mund të automatizohen, mirëpo në sektorin e ndërtimtarisë dhe mirëmbajtjes, një zëvendësim i tillë mund të prekë 6, respektivisht 4 për qind të vendeve të punës.
Sipas raportit, 60 për qind e njerëzve sot kanë pozita të punës që nuk kanë ekzistuar më 1940.
Mirëpo në disa hulumtime tjera është thënë se ndryshimet teknologjike prej viteve 1980, kanë ndikuar në largim të njerëzve nga puna, më shpejt sesa që janë krijuar mundësi të reja punësimi./REL
AI
Zhvillimi i teknologjisë së IA në shëndetësi/ Prespektivat e reja dhe sfidat
Published
5 days agoon
December 17, 2024Një nga fushat më premtuese ku po zhvillohet teknologjia e inteligjencës artificiale (IA) është shëndetësia. Përdorimi i algoritmeve dhe sistemeve të avancuara të IA për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundje ka sjellë një ndryshim të madh në mënyrën se si mjekët dhe profesionistët e shëndetit e trajtojnë pacientët.
Një nga zhvillimet më të rëndësishme është përdorimi i IA për diagnostikimin e sëmundjeve të rënda, si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare, duke ndihmuar në zbulimin e simptomave të hershme që mund të shpëtojnë jetë. Algoritmet janë të afta të analizojnë imazhe mjekësore, si skanime, me një saktësi të lartë, madje duke identifikuar shenja që mund të kenë shpëtuar nga sytë e mjekëve.
Për më tepër, IA po përdoret gjithashtu për personalizimin e trajtimeve. Duke analizuar të dhënat e pacientëve dhe historikun e tyre mjekësor, mund të krijohen plane të trajtimit që janë të përshtatura për nevojat individuale të secilit pacient. Kjo i jep mundësi mjekëve të bëjnë vendime më të informuara dhe të rrisin efikasitetin e terapive.
Përdorimi i IA në shëndetësi nuk vjen pa sfida. Njëra prej tyre është mbrojtja e të dhënave personale të pacientëve, pasi sistemi përfshin informacione të ndjeshme që duhet të mbrohen me rigorozitet. Ka shqetësime në lidhje me mundësinë e gabimeve që mund të bëjë një sistem i bazuar në algoritme, duke kërkuar një ekuilibër mes përdorimit të teknologjisë dhe mbikëqyrjes nga profesionistët e shëndetësisë.
Inteligjenca artificiale ka potencialin të transformojë më tej industrinë e shëndetësisë, duke e bërë më efikase e të qasshme për pacientët.
Por, kjo kërkon një bashkëpunim të ngushtë mes teknologëve, mjekëve dhe autoriteteve shëndetësore për të siguruar që përdorimi i teknologjisë të jetë në përputhje me etikën dhe sigurinë e pacientëve. /UBT News/
AI
Meta njofton se do të zgjerojë prodhimin e kufjeve të realitetit të përzier
Published
3 months agoon
October 1, 2024By
UBTnewsTë martën Meta njoftoi se do të zgjerojë investimet në inovacionin e inteligjencës artificiale në Vietnam, përfshirë prodhimin e kufjeve më të fundit të realitetit të përzier nga viti 2025.
Kjo u bë e ditur pas një vizite të presidentit për çështje globale nga kompania Meta, Nick Clegg, në Vietnam, vetëm një javë pasi ai u takua me presidentin vietnamez, To Lam, në New York.
“Nga viti 2025, Meta do të zgjerojë prodhimin e pajisjes së saj më të fundit Mixed Reality Quest 3S në Vietnam”, tha Clegg në një deklaratë.
Në Vietnam, Meta ka dhjetëra miliona përdorues të Facebook-ut./UBTNews/
Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kjo kompani pas gjashtë vjet e gjysmë.
Murati kishte shërbyer si shefe ekzekutive e kompanisë vitin e kaluar në kohën kur kishte pasur një puç të dështuar kundër themeluesit të firmës, Sam Altman.
Përmes një njoftimi, që ajo ua ka dërguar punonjësve, të cilën e ka shpërndarë edhe në X, Murati tha se “kam marrë vendimin që të largohem nga OpenAI”.
Largimi i Muratit vjen pasi një sërë zyrtarë të lartë të kompanisë së inteligjencës artificiale, që mbështetet nga Microsoft, janë larguar gjatë këtij viti, përfshirë edhe themeluesit Ilya Sutskever dhe John Schulman.
OpenAI, kompania që ka në pronësi ChatGPT, është një prej kompanive që ka përjetuar më së shumti rritje në botë.
“Asnjëherë nuk është momenti i duhur që të largohesh nga vendi që e vlerëson, por sërish, ndiej se ky është vendimi i duhur”, tha Murati, inxhinierja 35-vjeçare nga Vlora e Shqipërisë.
“Lansimi i modeleve tona për të folurit të Open AI o1, shënojnë fillimin e një epoke të re të ndërveprimit dhe inteligjencës – arritje të mundësuara nga zgjuarsia dhe mjeshtëria juaj”, tha Murati në njoftimin dërguar punonjësve të OpenAI.
Murati tha se po largohet nga kompania sepse dëshiron të krijojë “kohë dhe hapësirë për të eksploruar”. Ajo shtoi se fokusi i saj kryesor do të jetë që në kompani të ketë një “tranzicion” të lehtë pas vendimit për t’u larguar nga kompania.
Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, përmes një postimi në X e falënderoi Mira Muratin “për gjithçka”.
Ai tha se Mira Murati ishte një person shumë i rëndësishëm për OpenAI, “për misionin tonë dhe për ne të gjithë personalisht”.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj saj, për ndihmën që nga ka ofruar që të ndërtojmë dhe arrijmë, por mbi të gjitha ndiej mirënjohje personale ndaj saj për mbështetjen dhe dashurinë në kohë të vështira. Mezi pres të shoh se çfarë do të bëjë ajo tani”, tha ai.
Rritja e OpenAi është përshpejtuar që kur më 2022 lansoi aplikacionin ChatGPT. Aktualisht, besohet se vlera e kompanisë është më shumë se 150 miliardë dollarë./REL
AI
Drejtori i “Titanic”, James Cameron i bashkohet bordit të Stability AI
Published
3 months agoon
September 25, 2024By
UBTnewsStability AI njoftoi të martën se James Cameron, regjisori i filmave “Titanic” dhe “The Terminator”, i është bashkuar bordit të startup-it të inteligjencës artificiale.
Rritja meteorike e inteligjencës artificiale gjeneruese ka tërhequr vëmendjen e Hollivudit në një kohë kur kostot e prodhimit janë rritur. Drejtuesit dhe agjentët e Hollivudit u takuan me kompaninë për të diskutuar përdorimet e mundshme të teknologjisë, thonë burimet e brendshme të industrisë.
Emërimi i Cameron e afron Stability AI më afër qëllimit të saj për të “transformuar median vizuale” duke u ofruar krijuesve një portofol të plotë të mjeteve të AI, tha CEO Prem Akkaraju.
Stability AI që ndodhet në Londër, e cila mblodhi rreth 80 milionë dollarë fonde në fillim të këtij viti, prodhon një mjet për gjenerimin e imazheve të inteligjencës artificiale që rivalizon ato të prodhuara nga Alphabet’s./UBTNews/
UBT nderon bashkëpunëtorët profesionistë për dekadën e tyre të angazhimit
Dekadat e suksesit: UBT kurorëzon 2024 me vizionin 20-vjeçar të së ardhmes
Pirro i’a fshiu këngën Parashqevit, flasin nga kompania menaxhuese për të drejtat e autorit
Kosova dhe Shqipëria zyrtarisht bashkë në Lojërat Mesdhetare
Dëmtohet ambasada e Maqedonisë së Veriut nga sulmet ruse në Kiev
“Nuk rri dot pa ua thënë vëllazërisht”, Rama iu drejtohet deputetëve për Specialen
BE-ja me mision vëzhgues për zgjedhjet e shkurtit në Kosovë
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas rënies së Assadit
Berisha: Çdo ndërhyrje e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi është antikombëtare
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman