Aktualitet

​Inflacioni në Kroaci mund të arrijë 9% këtë vit

Kështu tha guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, Boris Vujçiq, në konferencën “Eurotransformimi i Kroacisë”.

Publikuar

Inflacioni në Kroaci mund të arrijë rreth nëntë për qind këtë vit, që është më shumë se parashikimi aktual i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) prej gjashtë për qind. Kështu tha guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate, Boris Vujçiq, në konferencën “Eurotransformimi i Kroacisë”.

Ai theksoi se presionet inflacioniste po rriten nga muaji në muaj, veçanërisht me çmimet e ushqimeve, duke shtuar se bota, përfshirë Kroacinë, po përballet me presionet e para më të larta të inflacionit në shumë vite.

“Pushtimi i Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë kanë përkeqësuar pritjet globale për rritjen globale dhe inflacionin”, tha ai, duke vënë në dukje megjithatë se rritja e çmimeve ishte vërejtur para luftës në Ukrainë.

Ai shtoi se rishikimi i projeksionit të inflacionit në rritje është kryesisht rezultat i rritjes së çmimeve të naftës dhe lëndëve të para, prandaj presionet e inflacionit mbeten të forta.

Më parë në prill, Banka Kombëtare Kroate rishikoi vlerësimin e saj për normën mesatare të inflacionit të këtij viti në 5.2 për qind, pas 2.6 për qind në 2021.

Vujçiq tha gjithashtu se ritmi i rritjes së PBB-së së Kroacisë këtë vit do të jetë më i lartë se 2.7 për qind, siç parashikojnë ekspertët e FMN-së. Ai po ashtu theksoi se çmimet e mallrave të importuara po rriten më shpejt se çmimet e eksportit, për çka po përkeqësohen kushtet e shkëmbimit tregtar, gjë që rrit deficitin e jashtëm tregtar.

Aktualitet

Qeveria mban mbledhje elektronike

Merr dy vendime.

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1.

Qeveria po ashtu ka themeluar Komisionin e Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur me datën 14.03.2024.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, takim ‘kokë më kokë’ me presidentin Macron

Vizita bëhet me ftesë të presidentit Macron.

Publikuar

nga

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Konkretisht, ditën e premte në orën 8:30, kryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit. Gjatë takimit do të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse, shkruan Top chanel, transmeton KosovaPress.

Të premten, në orën 12:30, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Kryeministri Rama do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron me të cilin do të mbajnë edhe një deklaratë për shtyp.

Më pas, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

Në orën 14:45, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Francez Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.

Axhenda do të vijojë në orën 16.00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Vdes ish-gazetari Arben Rugova

AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit. 

Publikuar

nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Arben Rugova. Në njoftim thuhet se ai ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Koha Ditore, Gazeta Express, Telegrafi, Gazeta Lajmi e të tjera.

Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës. Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale.

AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Shpërthim në Lushnjë: Raportohet një i vdekur e gjashtë të plagosur, mes tyre deputeti i PS

Gjashtë të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Publikuar

nga

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një magazinë në ndërtim në Lushnjë. Një person humbi jetën, shtetasi R.H. Gjithashtu raportohet për gjashtë persona janë plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Gjashtë të plagosurit nga shpërthimi në Lushnjë janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka mbërritur në spitalin e Lushnjës, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e të plagosurve. Ndërsa ajo që dihet deri më tani është se deputeti Bujar Çela po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Në ndihmë po vijnë dhe mjekë nga spitali i Fierit dhe Beratit, bashkë me autoambulanca.

Ende nuk dihet shkaku i saktë i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara