Lajmet

​Inflacioni në Austri në nivelin më të lartë që nga viti 1984

Sipas vlerësimeve të institutit, çmimet e konsumit u rritën 5,1 për qind.

Published

on

Instituti Statistics Austria ka bërë të ditur se inflacioni i çmimeve të konsumit në Austri është rritur në nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 1984. Sipas vlerësimeve të institutit, çmimet e konsumit u rritën 5,1 për qind.

“Rritja e çmimeve të karburantit në baza vjetore ishte disi më pak e theksuar në janar 2022 sesa në muajin e mëparshëm, por vazhdoi të nxiste inflacionin”, tha Tobias Thomas, drejtor i përgjithshëm i ‘Statistics Austria’.

Masa e BE-së e indeksit të harmonizuar e çmimeve të konsumit, ose HICP, u rrit me 4,6 për qind, raporton atsh.

Në baza mujore, çmimet e konsumit mbetën të pandryshuara në janar dhe HICP u rrit 0,1 për qind.

Lajmet

Raportohet i zhdukur një burrë në Prizren

Published

on

By

 Një person në Prizren raportohet se ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktima është zhdukur nga e diela.

“Prizren / 22.06.2025 – 19:45.  Më 23.06.2025 është raportuar se një person mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti po hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Lajmet

KQZ mban sot mbledhjen përgatitore për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot, me fillim nga ora 13:30, mbledhjen e radhës, ku ndër pikat kryesore të rendit të ditës është miratimi i Qendrave të Votimit për Zgjedhjet Lokale si dhe emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha 38 komunat e Kosovës.

Rendi i ditës përfshin:

  • Hyrje nga kryesuesi i mbledhjes, z. Kreshnik Radoniqi;

  • Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve Nr. 37, 38 dhe 39/2025;

  • Raportimi për aktivitetet e Zyrës;

  • Raportimet nga këshillat e KQZ-së, përfshirë Këshillin për Operacione Zgjedhore.

Continue Reading

Lajmet

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

Published

on

By

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka reaguar lidhur me një vendimmarrje të fundit të Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, për të cilën shpreh shqetësim për procedurat e ndjekura.

Sipas MAShTI-t, më 23 qershor 2025, pa një njoftim paraprak, përmes emailit zyrtar ka pranuar njoftimin nga Instituti Albanologjik se më 20 qershor 2025 është mbajtur një mbledhje e Këshillit Drejtues. Në këtë mbledhje, përveç pikave të tjera, është vendosur për caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Ministria ka konfirmuar gjithashtu pranimin e një njoftimi zyrtar nga dy anëtarë të Këshillit Drejtues, të cilët kanë ngritur shqetësime për procedurën. Sipas tyre, mungesa e materialeve paraprake për shqyrtim ka bërë që ata të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh. Më tej, ata kanë theksuar se mbledhja është mbajtur pa kuorumin e nevojshëm, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vendimeve të marra.

MAShTI ka bërë të ditur se do të shqyrtojë me kujdes të gjitha informacionet dhe dokumentet zyrtare të pranuara lidhur me këtë proces dhe, në përputhje me kompetencat dhe mandatin ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Ministria ka premtuar se për vendimin përfundimtar do të njoftohen institucionet përkatëse dhe zyrtarët përgjegjës./kp/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet në Shqipëri

Published

on

By

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Qendrës Sizmologjike (EMSC), tërmeti i parë me magnitudë 4.5 është regjistruar në ora 05:04, 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Pas këtij tërmeti janë regjistruar edhe lëkundje të tjera, por me magnitudë më të vogël, 2.2, 2.6 pastaj 3.0 dhe 3.4.

Ky i fundit është regjistruar në ora 05:45, 20 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Deri tani nuk është raportuar për të lënduar ose dëme materiale.

Continue Reading

Të kërkuara