

Aktualitet
INDEP: Masat e Ringjalljes Ekonomike u zbatuan relativisht mirë
Donika Beqiri tha se shoqëria i ka mirëpritur këto masa të cilat janë shndërruar në politika të përhershme.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsMasat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike janë zbatuar në mënyrë relativisht të mirë, ku 10 prej tyre janë zbatuar plotësisht, 9 pjesërisht, 3 në nivel të kufizuar dhe 3 masa nuk janë zbatuar fare.
Kështu u tha në tryezën përmbyllëse “Zbatimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore. – INDEP në kuadër të programit “Rimëkëmbje e qëndrueshme”.
Koordinatorja e këtij programi, Donika Beqiri tha se shoqëria i ka mirëpritur këto masa të cilat janë shndërruar në politika të përhershme.
“Deri tani 10 masa janë zbatuar në plotni , pra janë zbatuar në mënyrë të plotë, 9 janë zbatuar në mënyrë të pjesshme, 3 në nivel të kufizuar dhe pa zbatuar kanë mbetur 3 masa. Natyrisht, nga ky nivel i zbatueshmërisë të cilin INDEP e ka përgatitur ka mbetur jashtë masa 5 të cilën pak është folur dhe pak është prezantuar. Mund të themi se masa e 5-të është masa e cila më së paku është zbatuar gjatë kësaj periudhe. INDEP bazuar në gjithë këtë proces monitorimi dhe në gjetje të raportit të 3-të të pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, megjithatë ka konstatuar se niveli i zbatimit ka qenë relativisht i mirë duke pas parasysh se një masë e masave janë zbatuar dhe ka pasur gjithashtu masa të cilat INDEP dhe gjithë shoqëria i ka mirëpritur të cilat jo vetëm se janë zbatuar në mënyrë të plotë po ashtu janë shndërruar në politika të përhershme të cilat kanë prekur grupet me vulnerabile të cilat nuk kanë qenë më herët të mbështetura si masa për lehonat e papuna”, u shpreh Beqiri.
Dardan Abazi nga INDEP u shpreh se projekti i tyre “Rimëkëmbja e qëndrueshme”, synonte të bëjë monitorimin se sa janë zbatuar masat për ringjallje ekonomike të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.
“Projekti ynë gjithashtu kishte për qëllim të shërbente si një lloj evoluimi i këtyre masave në kuptimin që të shohim se si janë përgatitur fillimisht këto masa sa janë zbatuar dhe në çfarë niveli ka shkuar zbatimi i tyre që nga fillimi deri në fund të tyre dhe se cili ishte impakti i tyre përfundimtar në rimëkëmbje ekonomike në sektor të ndryshëm. Por, edhe një komponent tjetër që INDEP syno gjithnjë ta promovojë është rimëkëmbja më e mirë apo ndërtimi më i mirë në kuptimin që a kanë ndikuar masat e rimëkëmbjes në ndryshimin dhe transformimin e sistemeve të energjisë , sistemeve të prodhimit e konsumit të energjisë e mbrojtjes së mjedisit”, theksoi ai.
Kurse, drejtori i Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve në ATK, Sami Salihu tregoi se si institucion i kanë dhënë mbështetje Qeverisë për zbatimin e masës 1.1 për rikthimin në punë të personave që kanë humbur vendin e punës, 1.2 për punësim të të rinjve, dhe 1.3 për punësim të grave.
Nga këto masa sipas Salihut, përfituar gjithsej 6 mijë e 360 persona.
“Më masën 1.1 kanë aplikuar 470 biznese ku në listat e tyre kanë qenë 1 mijë e 13 të punësuar, për masën 1.2 kanë aplikuar 1 mijë e 107 punëdhënës dhe numri i të punësuarve në listat e tyre ka qenë 4 mijë e 66.Për masën 1.3 kanë aplikuar 1 mijë e 810 punëdhënës për gjithsej 4 mijë e 882 persona në listat e tyre. Po shihet që masa 1.3 ka pas më së shumti aplikime rreth punësimit të femrave nuk do të thotë se të gjithë këta kanë përfituar pasi që nuk i kanë plotësuar të gjithë kriteret….Nga masa 1.1 kanë përfituar gjithsej duke numër vetëm njëherë punëtorin 378 persona, për masën 1,2 kanë përfituar 2 mijë e 451 persona dhe masën 1.3, 3 mijë e 522 persona apo të punësuar me gjithsej pra në total 6 mijë e 360 përfitues kur flasim si individ e jo si punëdhënës”, u shpreh ai.
Lidhur me masën e fundit që ishte 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Salihu tha se gjithsej kanë aplikuar është mbi 336 mijë persona, ku prej tyre përfitues janë mbi 232 mijë të punësuar.
Sami Salihu nga ATK, tha se janë refuzuar shumë aplikacione, pasi është konstatuar se nuk figurojnë në listat e pagave të punëdhënësve.
“Jo të gjithë kanë përfituar është një numër për neve si komision është bukur shumë shqetësuese që një numër kaq i madhe dhe nuk plotësojnë kriteret diku mbi 72 mijë persona janë të refuzuar me arsye të ndryshme. Numri më i madh i personave që nuk kanë përfituar –është se me numrin personal që kanë aplikuar nuk gjendet në listë pagesat mujore të punëdhënësve të tyre do të thotë këtë rast kjo të jep përshtypjen se një numër i madh i personave nuk është fare i deklaruar në listën mujore. Po ashtu, mund të ketë edhe gabime në numrin persona dhe të tjera që nuk i kisha quajtur si gabime…. Mbi 45 mijë është numri i këtyre personave që nuk e plotësojnë këtë kriter pastaj diku mbi 500 është numri i personave që janë refuzuar se kanë pas pagë zero të deklaruar….Refuzimet janë në një numër bukur të madh mi 6 mijë që kanë aplikuar dhe kanë pas mbi 1 mijë euro pastaj mund të jenë persona të tjera me arsye të ndryshme…16\05Në total numri i përfituesve që janë nga kjo pako janë diku mbi 232 mijë persona nga numri total që ishte 335 mijë e 251 dhe vlera totale që ishte nga 100 euro është diku 23 milionë e 260 mijë euro që kanë përfituar ”, theksoi ai.
Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Forin Aliu konsideroi se masat për rimëkëmbje ekonomike, kanë qenë të komplikuara, prandaj kërkoi gjithëpërfshirje në rast të vendosjes për masa të tjera.
Aktualitet
Murati: Buxheti komunal për 2026 rritje e ndjeshme nga vitet paraprake
Published
2 hours agoon
August 21, 2025By
UBT News
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti komunal për vitin fiskal 2026 do të arrijë në 867.6 milionë euro, duke shënuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar dhe mbi 320 milionë euro më shumë se në fillim të mandatit.
Ai theksoi se buxheti është bazuar në të dhënat e fundit të regjistrimit të popullsisë, ku disa komuna kanë pësuar rënie të numrit të banorëve.
Sipas tij, asnjë komune nuk do t’i ulet buxheti dhe do të marrë së paku të njëjtën shumë si në vitin 2025.
“Qeveria për komunat!”, përfundon Murati në postimin e tij.
Bota
Vizita e parë ndërkombëtare e Papës do të jetë në Liban
Published
3 hours agoon
August 21, 2025By
UBT News
Papa Leo XIV po përgatitet të udhëtojë në Liban më vonë këtë vit, në atë që mund të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga zgjedhja si kreu i Kishës Katolike në maj.
Arqipeshkvi Paul Sayah, zëvendës i liderit më të lartë katolik të Libanit, i tha BBC-së se Vatikani po studion udhëtimin, por Kisha ende po pret datat zyrtare.
Kjo vizitë do të shënonte një moment të rëndësishëm për Papën e parë amerikan, i cili ka bërë thirrje të përsëritura për paqe në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesë ndërfetare.
“Libani është një vend multikulturor dhe multifetar dhe është një vend dialogu”, tha ipeshkvi Sayah. Është një nga mjediset e rralla ku myslimanët dhe të krishterët jetojnë së bashku duke respektuar njëri-tjetrin.. kështu që dërgon një mesazh për rajonin” tha ai.
Ka pasur spekulime mbi destinacionin e parë ndërkombëtar të Papës Leo, pasi udhëtimet e hershme papale shpesh përcaktojnë tonin e pontifikatit.
Udhëtimi i parë i madh jashtë Romës i Papës së ndjerë Françesku, në ishullin italian Lampedusa në 2013, vendosi fokusin e tij mbi migracionin dhe komunitetet e margjinalizuara.
Në dekadat e fundit, udhëtimet jashtë vendit janë bërë thelbësore për papatinë, duke lejuar papët të lidhen me katolikët në mbarë botën, të shpërndajnë mesazhin e tyre dhe të angazhohen në diplomaci.
Gjatë 12 viteve të tij si pontif, Françesku vizitoi 68 vende në 47 udhëtime të huaja, shpesh duke zgjedhur destinacione në periferitë e botës, të cilat ai i përshkroi si periferitë e Kishës.
Aktualitet
Vrau viktimën për hakmarrje, caktohet seanca për zyrtarin policor
Published
3 hours agoon
August 21, 2025By
UBT News
Të hënën 18 gusht, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ngriti aktakuzë ndaj zyrtarit policor, F.R dhe një personi tjetër për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë”, rast ky që ndodhi më 16 gusht 2024 në Ferizaj.
Dosja zbulon se i akuzuari me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes lidhur me disa dyshime brenda familjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën, duke e lënë të vdekur në vend.
E për këtë rast tashmë është caktuar seanca fillestare ndaj tij dhe të dyshuarit tjetër J.M.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar seanca është caktuar për datën 28 gusht 2025, duke filluar nga ora 09:30.
Sipas dosjes së aktakuzës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.R, më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave, përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta.
Madje, thuhet se si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment.
Kështu, i akuzuari thuhet se kreu veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Kurse J.M akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që F.R të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.
Aktualitet
Mbi 144 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore në e-Kosova
Published
3 hours agoon
August 21, 2025By
UBT News
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se vetëm brenda 6 ditëve që nga hapja e aplikimeve për subvencionim e teksteve shkollore në platformën e-Kosova, janë pranuar 144,337 aplikime, prej të cilave 73,064 janë verifikuar deri tani.
Sipas saj, procesi po zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ankesë, duke dëshmuar funksionalitetin dhe transparencën e sistemit.
Ministrja fton prindërit dhe kujdestarët që ende nuk kanë aplikuar, ta bëjnë këtë sa më parë përmes platformës e-Kosova.

Margot Robbie: Shfaqja e parë në tapetin e kuq pas lindjes së djalit

Barcelona blindon Kounden, francezi zbulon objektivat

Si ta mbani nën kontroll sheqerin në gjak? Ja disa këshilla nga dietologët

Aktori Dylan Walsh përfshihet në një aksident me makinë

Murati: Buxheti komunal për 2026 rritje e ndjeshme nga vitet paraprake

Vizita e parë ndërkombëtare e Papës do të jetë në Liban

Vrau viktimën për hakmarrje, caktohet seanca për zyrtarin policor

Mbi 144 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore në e-Kosova

5 të vdekur mes shirave të rrëmbyeshëm në Kinë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit