Lajmet

​Ilir Meta pranon Çelësin e Prishtinës

Kjo u bë në kuadër të vizitës që Meta po e zhvillon në Kosovë në ditët e fundit si president i Shqipërisë.

Published

on

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka pranuar Çelësin e Prishtinës nga kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama.

Kjo u bë në kuadër të vizitës që Meta po e zhvillon në Kosovë në ditët e fundit si president i Shqipërisë.

Dy ditë para se zyrtarisht të dorëzojë postin e kryetarit të shtetit, presidenti i Shqipërisë u shpall qytetar nderi i Komunës së Prishtinës.

Gjatë takimit me të parin e Prishtinës, Meta tha se kryeqyteti po tregon se po bëhet një qendër kulturore.

Jam shumë i lumtur për këtë takim që kemi këtu, jam i lumtur që ju kthye Prishtinës një profesionistë i niveleve më të larta ndërkombëtare dhe është një mesazh i mirë që të gjithë të rinjtë intelektualët tanë që formohen në shkollat më të mira të kthehen dhe të marrin përgjegjësi publike. Më ka impresionuar shumë vizioni juaj që kam dëgjuar në takimin tonë të parë. Mezi pres të shikoj sa më shumë rezultate të këtij vizioni, ndërkohë e di që nuk është e thjeshtë dhe e lehtë”, tha Meta.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e falënderoi presidentin shqiptar për kontributin e tij për Kosovën dhe e ftoi atë të jetë pjesë e ngjarjeve të mëdha kulturore që po mbahen në vend, siç është Manifesta.

Jeni të mirëseardhur në kryeqytet, e prej sot e tutje jo vetëm si vizitor mirëpo edhe si qytetar i nderit të kryeqytetit. E keni çelësin e kryeqytetit tonë por edhe zemrave tona kështu që shpresoj të vazhdojmë edhe pas postit presidencial të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë, kryeqyteti tani është edhe i juaji… Prishtina është në këto 100 ditët e ardhshme në kulmin botëror për art e kulturë kështu që mburremi me këtë dhe shpresoj që ta vazhdojmë së bashku, jo vetëm Prishtina por edhe Shqipëria, së bashku jemi një dhe të vazhdojmë si një prej tash e në të ardhmen”, tha Rama.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Ilir Meta është takuar me krerët e institucioneve të shtetit dhe ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lajmet

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës

Published

on

By

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para se të nis seanca e 38-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, ka ftuar në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës.

“Para se të fillojmë, pas aktgjykimit të Kushtetueses, e shoh të nevojshme një konsultim paraprak”, tha Dehari.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: Porosia e Gjykatës Kushtetuese është qartë

Published

on

By

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar sot aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se porosia kryesore e kësaj gjykate është se konstituimi i Kuvendit është një vendim i tërësisht politik dhe i përket forcave politike dhe deputetëve.

Limaj shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka rolin për të ndërhyrë në ndërtimin apo bashkimin e marrëveshjeve politike ndërmjet subjekteve, duke theksuar se “nuk mundemi ne si Gjykatë me ardh dhe me ju zgjidh, me ju bashku e me ndërtu marrëveshje politike, sepse nuk është roli i Gjykatës”.

Ai përfundoi duke sqaruar se, sipas interpretimit të tij, porosia e Gjykatës Kushtetuese është shumë e qartë: zgjidhja për konstituimin e Kuvendit duhet të vijë përmes dialogut dhe marrëveshjeve politike ndërmjet forcave dhe deputetëve, duke lënë jashtë ndërhyrjen e institucioneve gjyqësore në këtë proces.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Duhet zgjidhje para seancës, nëse vazhdojmë me të vjetrën kot na thirr Kurti në takim

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje para mbajtjes së seancës së Kuvendit, duke paralajmëruar rrezikun e përsëritjes së situatave të kaluara.

Ai tha se AAK është e gatshme të japë votat për ta zgjidhur çështjen e kandidaturës, por shtoi se vazhdimi i seancës siç ka qenë më parë, pas vendimit të gjykatës, nuk do të ketë kuptim.

“Është mirë të gjejmë zgjidhje para seancës, nëse vazhdojmë hyjmë në ciklin e pafund. Situata është e lidhur se a dojnë me vazhdu sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse dakordohemi për kandidaturën, ne sot votojmë, 6 vota të Aleancës sot e kryejnë punën. Rreziku më i madh sot që shiheni një situatë, seanca është thirrur për sot pas vendimit të gjykatës, imagjinoni me hy në seancë me të vjetrën. E kuptoj lojën me ftesa, shkresa dhe takime dhe me tregu që je i mirë në popull, por si do të veprohet në këtë seancë, nëse vazhdon njëjtë seanca edhe pas vendimit të gjykatës, kot e ka ftuar takimin nesër”, deklaroi Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

“Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje”, shoqëria civile rikthehet me protestë para Kuvendit

Published

on

By

Para fillimit të seancës së 38-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan sërish një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të konstituimit të institucioneve.

“Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje, “Konkurs për deputetë të rinj”, “Institucionet nuk janë për pazare”, ishin vetëm disa nga parullat që u panë në këtë protestë simbolike.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 38-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.

Continue Reading

Të kërkuara