Shëndet
Ilaç për kohën e vjeshtës: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë
Published
4 years agoon
By
Betim GashiFrutat, gjethet dhe farat janë gjithashtu medicinale. Ftoi, fruti i vjeshtës, është një bombë e vërtetë vitamine.
Përveç sasisë minimale të kalorive dhe yndyrës, ai është i pasur me proteina, karbohidrate, fibra dietike dhe përmban shumë tanina dhe pektinë.
Për shkak të vetive shëruese, ftoi ishte e njohur që në kohët e lashta si simbol i dashurisë, lumturisë, pjellorisë, inteligjencës, bukurisë, këmbënguljes, qëndrueshmërisë.
Kompresat e ftoit (fruta, lëvozhgë, gjethe…) përdoren për të trajtuar: plagët e hapura, djegiet, plasaritjen e lëkurës ose lythat.
Falë taninës dhe mukusit, ai ka një efekt të dobishëm në punën e zorrëve dhe parandalon sëmundjet infektive.
– Lëngu i ftoit të gatuar me të njëjtën sasi sheqeri, shëron kollën, astmën dhe diarrenë akute.
– Ftoi i pjekur ose i gatuar rekomandohet për inflamacion të mukozës së stomakut dhe zorrëve, por edhe për trajtimin e anemisë.
– Çaji i luleve të ftoit ndihmon në zbutjen e kollës, dhe ka një efekt qetësues, eliminon pagjumësinë, si dhe erën e keqe të gojës.
Shëndet
Vitaminat dhe ushqyesit që mbrojnë shëndetin e syve
Published
17 minutes agoon
November 3, 2025By
UBT News
Shëndeti i syve neglizhohet ose merret si i mirëqenë, megjithëse ndikohet nga ushqyerja, përdorimi i pajisjeve elektronike dhe procesi natyral i plakjes.
Një nga faktorët më të rëndësishëm që ndikon në shikim është mungesa e vitaminave thelbësore. Këto përbërës luajnë rol mbrojtës kundër dëmtimeve oksiduese dhe inflamacionit që mund të dëmtojnë sytë.
Më poshtë gjeni vitaminat dhe ushqyesit më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të syve:
Vitamina A
Vitaminë jetike për funksionin normal të syve. Ajo ndihmon shikimin në kushte me ndriçim të ulët dhe parandalon tharjen e syve. Mungesa e saj shkakton dëmtime të kornesë dhe dobësim të shikimit.
Vitamina E
E njohur si antioksidant i fuqishëm, vitamina E mbron qelizat nga radikalet e lira që dëmton proteinat e syrit, duke shkaktuar mjegullim të shikimit.
Vitamina C
Një tjetër antioksidant i rëndësishëm, mbron sytë nga dëmtimet oksiduese dhe forcon enët e gjakut në retinë. Studimet tregojnë se ul me 33% rrezikun e problemeve me shikimin.
Kompleksi i Vitaminave B (B6, B9, B12)
Ky kombinim ndihmon në uljen e rrezikut të degjenerimit të syve, sidomos tek gratë. Ato luajnë rol kyç në qarkullimin e duhur të gjakut dhe funksionin nervor të syve.
Zinku
Ndihmon në transportimin e vitaminës A nga mëlçia drejt retinës, ku prodhohet melanina, pigmenti që mbron sytë nga rrezet ultraviolet. Marrja e 40-80 mg zink në ditë, e kombinuar me antioksidantë, mund të ngadalësojë përkeqësimin e shikimit deri në 25%, sipas ekspertëve.
Acidet yndyrore Omega-3
Janë të domosdoshme për shëndetin e retinës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve. Ato ndihmojnë në parandalimin e tharjes së syve e inflamacionit.
Këto vitamina dhe ushqyes të përfshihen në dietë për të mbajtur shikimin e qartë dhe sytë të shëndetshëm për sa më gjatë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Kur është koha më e mirë për të ngrënë mollë?
Published
2 hours agoon
November 3, 2025By
UBT News
Mollët janë të pasura me fibra, vitamina dhe antioksidantë që mbështesin shëndetin e tretjes, zemrës dhe sistemit imunitar.
A ndikon koha kur i konsumojmë në përfitimet që marrim prej tyre? Dietologët thonë se po, trupi përfiton më shumë në varësi të momentit kur i hamë.
Në mëngjes ose gjatë mëngjesit
Sipas dr. Jaclyn A. Vernarelli, profesoreshë e epidemiologjisë ushqimore, fillimi i ditës me një mollë është një mënyrë e shkëlqyer për të nisur metabolizmin. Ato janë me pak kalori, të pasura me fibra që rrisin ndjesinë e ngopjes, ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak falë përmbajtjes së acidit klorogjenik.
Ato gjithashtu përmbajnë vitaminë C dhe kvercetinë, përbërës anti-inflamatorë që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.
Dietologia Lauren Manaker shton se ngrënia e një molle në mëngjes ndihmon në stimulimin e lehtë të zorrëve dhe ruajtjen e rregullt të tretjes.
Para vaktit
Konsumimi i një molle 1–2 orë para ushqimit ndihmon në kontrollin e peshës trupore, pasi ndjesia e ngopjes që ofron ul marrjen e kalorive gjatë vaktit.
Sipas dietologes Morgan Walker, fibrat që përmban molla ngadalësojnë përthithjen e karbohidrateve, duke shmangur ngritjet e sheqerit në gjak.
Një mollë mesatare përmban 5 gramë fibra, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit dhe reduktojnë rrezikun e diabetit tip 2 dhe sëmundjeve të zemrës.
Para stërvitjes
Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një molle para ushtrimeve fizike mund të ofrojë një shtysë energjie. Dietologia Ashley Koff shpjegon se për disa persona është më mirë ta hanë mollën 3 orë para stërvitjes, që trupi të ketë kohë të përpunojë fibrat.
Për të tjerë, disa feta para aktivitetit japin energji të menjëhershme. Sheqernat natyrale ofrojnë energji të shpejtë, ndërsa fibrat ndihmojnë në ruajtjen e qëndrueshme të nivelit të sheqerit në gjak, duke parandaluar lodhjen gjatë ushtrimeve. Manaker paralajmëron se ata që janë të ndjeshëm ndaj fibrave duhet ta shmangin mollën menjëherë para stërvitjeve intensive.
Si pjesë e vakteve ose pas darke
Sipas dr. Ann VanBiber, profesoreshë e shkencës ushqimore në Universitetin “Texas Christian”, përfshirja e mollës në çdo vakt është zgjedhje e shëndetshme.
“Molla shton ëmbëlsi natyrale dhe ndihmon ndjesinë e ngopjes. Mund të shtohet në tërshërë, petulla apo mafine në mëngjes,” – sugjeron ajo.
Nëse pas darke ndieni dëshirë për diçka të ëmbël, një mollë është alternativë e shëndetshme. Walker rekomandon ta kombinoni me gjalpë arrash ose pak kanellë, për të shmangur ngrënien e tepërt gjatë natës. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pse fryhet barku? Shkaqet dhe zgjidhjet më të zakonshme
Published
3 days agoon
October 31, 2025By
UBT News
Fryrja e barkut është një nga shqetësimet më të zakonshme që raportohen në kabinetet mjekësore.
Ajo ndodh kur barku zmadhohet përtej përmasave normale për shkak të gazrave, lëngjeve, përmbajtjes tretëse ose ndryshimeve strukturore në organet e brendshme.
Shkaqet kryesore:
Shkaqe organike: shtatzënia, shtimi në peshë, bllokimet në zorrë, gastropareza, celiakia, peritoniti, asciti ose rritja e organeve të brendshme.
Shkaqe funksionale: gazrat nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS), intoleranca ushqimore, kapsllëku, çrregullime të tkurrjes së zorrëve dhe dobësia e muskujve të barkut.
Diagnoza
Mjeku vlerëson simptomat përmes ekzaminimit fizik, nëse është e nevojshme, kryen ultratingull abdominal apo analiza tjera për të përcaktuar shkakun.
Trajtimi
Në rastet organike, trajtohet sëmundja themelore. Në rastet funksionale, ndihmojnë laksativët, probiotikët, enzimat tretëse dhe ndryshimet në dietë.
Shmang ushqimet që shkaktojnë gazra.
Ha ngadalë dhe në porcione të vogla.
Pij më shumë ujë dhe konsum më shumë fibra.
Bëj aktivitet fizik të rregullt.
Nëse fryrja është e shpeshtë ose e shoqëruar me dhimbje, kërko këshillë mjekësore për të përjashtuar shkaqe më serioze. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Ekspertët paralajmërojnë: Këto dy ushqime të përpunuara e dëmtojnë trurin
Published
3 days agoon
October 31, 2025By
UBT News
Ushqimet e përpunuara që mund të dëmtojnë më shumë shëndetin e trurit, sipas një studimi të ri, janë mishi i përpunuar dhe pijet e gazuara me sheqer.
Një ekip studiuesish nga Universiteti Virginia Tech ka zbuluar se personat që konsumojnë rregullisht këto produkte kanë rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar probleme njohëse, përfshirë çrregullime që lidhen me demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit, raporton Science Alert.
Studimi u mbështet në të dhënat e Universitetit të Michiganit për Shëndetin dhe Pensionimin, ku u analizuan 4,750 amerikanë mbi 55 vjeç, të ndjekur për një periudhë shtatëvjeçare (2014–2020). Çdo dy vjet, pjesëmarrësit i’u nënshtruan testeve të kujtesës dhe aftësive njohëse, duke përfshirë kujtimin e menjëhershëm, kujtimin e vonuar, llogaritje të thjeshta dhe ushtrime për përqendrim.
Rezultatet treguan se 1,363 persona zhvilluan probleme me kujtesën. Ata që konsumonin një racion mishi të përpunuar në ditë kishin 17% më shumë rrezik për çrregullime njohëse, ata që pinin çdo ditë pije të ëmbëlsuara – si kola, çaj i ftohtë me sheqer apo lëngje frutash industriale – kishin 6% më shumë rrezik.
Megjithatë, studimi nuk gjeti një lidhje të fortë mes konsumit të përgjithshëm të ushqimeve ultra të përpunuara dhe rritjes së rrezikut për probleme njohëse, përveç mishrave të përpunuar dhe pijeve me sheqer. Ushqime të tjera si gatimet e gatshme, ëmbëlsirat, snack-et e kripura apo produktet e bulmetit dhe drithërave nuk rezultuan me ndikim të njëjtë negativ.
Autorët theksojnë se shmangia e këtyre dy kategorive kryesore mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të trurit.
“Ka gjëra që mund t’i ndryshoni. Sekreti është moderimi dhe balanca në zgjedhjet ushqimore,” – deklaroi profesoresha Brenda Davy, autore e studimit.
Ndikimi i ushqimeve të përpunuara është më i madh sesa mendojnë shumica e njerëzve. Vetëm më 2020, 65% e ushqimeve dhe 38% e pijeve të blera nga familjet amerikane përbëheshin nga produkte të përpunuara me ngjyrues, aromatizues e përbërës artificialë që mungojnë në ushqimin e përgatitur në shtëpi.
Një tjetër autor i studimit, Ben Katz nga Virginia Tech, sugjeroi se edukimi ushqimor mund të jetë pjesë e zgjidhjes: “Nuk mjafton të ndjekësh një dietë. E rëndësishme është t’u japësh njerëzve aftësitë për të gatuar sipas asaj diete,” – u shpreh ai. /A.Z/UBT News/
Vitaminat dhe ushqyesit që mbrojnë shëndetin e syve
Studimi zbulon: inteligjenca dhe mençuria arrijnë kulmin rreth moshës 60 vjeç
Real Madridi i hapur të dëgjojë ofertat për yllin e skuadrës
Spiropali vizitë zyrtare në Hagë
Lily James zbulon lidhjen e veçantë familjare me filmin klasik “Alien”
Kur është koha më e mirë për të ngrënë mollë?
Izraeli konfirmon kthimin trupave të tre ushtarëve nga Hamasi
Hendboll: Kosova në raundin e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2027
224 vjet nga lindja e kompozitorit italian Vincenzo Bellini, mjeshtrit të operës Bel Canto
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
