Lajmet

​Ibishi: Qëllimi i Serbisë është të eksalojë situata në veri, synojnë edhe ndërhyrjen ndërkombëtare

Ai shprehet i bindur se protesta në veri të vendit do të vazhdojë.

Published

on

Tash pesë ditë Policia e Kosovës po qëndron në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë për të parandaluar incidentet nga protestuesit serbë. Eskalimi i mundshëm i situatës atje, nuk po përjashtohet nga eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili thotë se provokimet e ekstremistëve serbë mund të përshkallëzohen.

“Të rrezikshme e shoh mundësinë që mundet me ardh te një përshkallëzim i mundshëm për shkak të një provokimi të paparashikuar aty, sikurse po bëhen provokime… nga protestuesit ekstremistë ndaj policisë. Mirëpo, mundet me ardhë edhe deri tek një incident i papritur, i një sulmi, i një eskalimi që të mos ketë siguri aty dhe të marrë përmasa më të mëdha… Aty edhe është qëllimi i serbëve. Që të vjen deri tek një përballje, provokim incidenti dhe mandej ajo të shfrytëzohet që për qëllime të tyre, që kinse të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare, në mënyrë që reciprociteti të tërhiqet”, thotë Ibishi.

Ai shprehet i bindur se protesta në veri të vendit do të vazhdojë, gjë që sipas tij, do të jetë ngarkesë shtesë për Policinë e Kosovës.

Ndërkohë që thotë se kjo e fundit ka kapacitete dhe potencial për të mbajtur rendin dhe qetësinë, teksa shton se janë protestuesit serbë që duhet të lirojnë rrugën.

“Vet procesi ka nisur me provokime, nga sjellja e protestuesve ndaj policëve të Kosovës. Edhe ata po kanë durim dhe qëndrim dhe disiplinë që të mos iu përgjigjen këtyre provokimeve. Por, procesi po vazhdon me bllokim të rrugëve dhe kjo është shqetësuese. Nuk ka shenja se ndonjëra palë do të lëshojë pe, dhe me sa duket kjo do të zgjatë. Problemi është tek ajo që të mos eskalojë situata nga ekstremistët që kanë dalë të protestojnë por edhe nga xhandarmëria serbe që po qëndron në afërsi të kufirit. Ajo e di që s’mund të ndërhyjë, por realisht ato janë provokime dhe presion i gjithmbarshëm. Sipas të gjitha gjasave kjo protestë do të zgjasë dhe do të jetë ngarkesë shtesë për Policinë e Kosovës”, thotë ai.

Ibishi komenton edhe lajmet e rreme nga mediat serbe se brenda policisë së Kosovës janë përfshirë edhe agjenci të sigurisë dhe se ka pasur incidente në Bërnjak.

Ai apelon Policinë e Kosovës që të përmbahet nga provokimet e ekstremistëve serbë që kanë bllokuar rrugën e që po këndojnë këngë nacionaliste.

“Kjo është një luftë speciale e Serbisë, që me provokime dhe inskenime të ndryshme, që përmes rasteve të paqena në realitet të nxisë edhe një provokim më të madh të policisë, me qëllim që me e prish rendin. Për këtë arsye duhet me qenë të përmbajtur Policia e Kosovës nga këto provokime, por edhe vet protestuesit, të cilët bashkë me ministrin Rakiq po qëndrojnë aty dhe po dirigjohen nga Beogradi…Nëse zgjatë edhe një kohë të pacaktuar, mendoj që kjo mund të sjellë tek incidenti”, thotë Ibishi.

Që nga fillimi, procesi i implementimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për reciprocitetin në targa me Serbinë ka nisur me provokime të ndryshme nga protestuesit ekstremistë serbë.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Është çuditërisht e lehtë të shpëtosh nga rëra lëvizëse. Dendësia e rërës lëvizëse është më e lartë se ajo e trupit të njeriut, duke e bërë të pamundur fundosjen e plotë. Për t’i shpëtuar rërës lëvizëse, uluni ose shtrihuni, përpiquni t’i mbani krahët lart dhe jashtë rërës lëvizëse, dhe lëvizni ngadalë këmbët nga njëra anë në tjetrën ose para-mbrapa.

 

  1. Një pinguin mund të arrijë thellësi prej 550 metrash në një zhytje. Zakonisht, pinguinët perandorë (pinguinët që zhyten më thellë) zhyten në 100-200 metra, por zhytja më e thellë e pinguinëve e regjistruar ishte më shumë se 550 metra.

 

  1. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj njerëzve. Kafshët mund të jenë alergjike ndaj qelizave të vdekura të lëkurës sonë – zbokthit. Këto reaksione alergjike mund të jenë njësoj si tonat, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje dhe acarim të lëkurës.

 

  1. Të qenit i mërzitur është në fakt një ‘gjendje e lartë eksitimi’ fiziologjikisht. Kjo ndodh sepse kur je i mërzitur, rrahjet e zemrës të rriten.

 

  1. Sistemet tona imunitare mund të dallojnë bakteret e këqija nga të mirat. Sistemi imunitar zbulon modelet e patogjenëve përmes receptorëve dhe do të nisë një sulm. Njëkohësisht, ai do të bashkëpunojë me mikrobet dhe bakteret e dobishme.

Continue Reading

Lajmet

Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Kalaja e Prizrenit do të mbyllet përkohësisht për vizitorët, për shkak të fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.

Sipas njoftimit, mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga 25 gushti 2026.

Vendimi është marrë nga Njësia Menaxhuese e Kalasë së Prizrenit, me miratimin e Institutit Arkeologjik të Kosovës, me qëllim krijimin e kushteve të sigurta gjatë zhvillimit të punimeve.

Ministria ka bërë të ditur se për çdo ndryshim sa i përket afatit të mbylljes dhe rihapjes së kalasë për vizitorë, publiku do të njoftohet me kohë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se para dy deri në tre muajsh, derisa ndodhej në shtëpinë e një personi në Gjilan, ai dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.

I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar nga Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga autoritetet kompetente./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I shkaktoi plagë vetes me armë në Pejë, konfiskohet AK-47

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është gjetur në Pejë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, në rrethana ende të panjohura.

Rasti është raportuar më 24 gusht, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Sipas mjekëve, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në një automjet-kombi, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47, e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, si dhe 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Pas konsultimit me prokurorin dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara