Teknologji

​Hubble ka zbuluar yllin më të largët deri më sot

Ylli i sapo zbuluar, i quajtur “Earendel”, është aq larg sa që dritës së tij iu deshën 12.9 miliardë vjet për të arritur në Tokë.

Published

on

Teleskopi Hapësinor Hubble hodhi sytë në agimin e epokës kozmike dhe zbuloi dritën e një ylli që ekzistonte brenda miliardë viteve të para pas Shpërthimit të Madh që është një rekord i ri, njoftuan astronomët.

Ylli i sapo zbuluar, i quajtur “Earendel”, është aq larg sa që dritës së tij iu deshën 12.9 miliardë vjet për të arritur në Tokë nga koha kur universi ishte shtatë për qind e moshës së tij aktuale.

“Në fillim pothuajse nuk e besonim, ishte shumë më larg se më parë”, tha astronomi Brian Welch i Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, autori kryesor i një punimi në Nature që përshkruan zbulimin.

Mbajtësi i mëparshëm i rekordeve u zbulua në vitin 2018 kur universi ishte katër miliardë vjeç.

Ndërsa universi zgjerohet, në momentin që drita e yjeve të largët arrin te ne, ajo shtrihet në gjatësi vale më të gjata, më të kuqe, një fenomen i quajtur “Redshift”.

Drita e Earendel vjen nga një epokë e quajtur redshift 6.2. Earendel ka ekzistuar kaq shumë kohë më parë saqë mund të mos ketë pasur të njëjtat lëndë të para si yjet që ekzistojnë sot, shtoi Welch.

Astronomët planifikojnë të vëzhgojnë yllin duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb, pasardhësin e Hubble, i cili është shumë i ndjeshëm ndaj dritës infra të kuqe nga trupat më të vjetër qiellorë, për të konfirmuar moshën, masën dhe rrezen e Earendelit.

Shkencëtarët thonë se nëse Earendel konfirmohet se është një yll i vetëm, masa e tij është të paktën 50 herë më e madhe se Dielli dhe miliona herë më e ndritshme.

Shkencëtarët presin që Earendel të mbetet i zmadhuar për vite dhe do të vazhdojë të studiohet duke përdorur teleskopin Hapësinor Webb të NASA-s.

Continue Reading

Teknologji

DB12 S i ri nga Aston Martin, performancë maksimale dhe dizajn unik

Published

on

Aston Martin ka prezantuar modelin e ri DB12 S, i cili i bashkohet linjës së performancës së lartë të markës britanike, përkrah DBX S dhe Vantage S, si pjesë e strategjisë së CEO-s Adrian Hallmark për të ofruar më shumë versione sportive të modeleve ekzistuese.

Modeli DB12 S sjell përmirësime të dukshme në performancë dhe dizajn, duke e bërë edhe më emocionuese përvojën e drejtimit.

Nën kapakun elegant ndodhet motori V8 4.0 litra me dy turbo, i cili tani prodhon 691 kuaj fuqi, duke e bërë makinën të arrijë nga 0 në 100 km/orë për vetëm 3.4 sekonda (3.5 sekonda për versionin Volante). Shpejtësia maksimale arrin 320 km/orë.

Përveç fuqisë së shtuar, DB12 S përfshin frena qeramike karboni standarde, me disqe 16.1 inç përpara dhe 14.2 inç mbrapa, si dhe sistemin e ri të kontrollit të frenimit në kthesa.

Përmirësimet përfshijnë amortizatorët Bilstein DTX, diferencial elektronik të pasmë të avancuar e ngurtësim të shufrave kundër rrotullimit, për një drejtim më të saktë dhe stabilitet të lartë. Në pamje të jashtme, DB12 S dallohet me ndarësin aerodinamik të përparmë me dy elementë, grilat e reja të motorit (me ngjyrë të zezë ose fibra karboni).

Dhe, një spojler të fiksuar të pasmë e katër tuba shkarkimi inox – me mundësi për sistem titaniumi që ofron zë më të fuqishëm dhe peshë më të ulët. Brendësia e makinës kombinon luksin me sportivitetin, duke përfshirë lëkurë premium dhe Alcantara, si dhe një buton metalik rrotullues të kuq në qendër të konsolës – simbol i versionit “S”.

Modeli DB12 S do të jetë i disponueshëm në variantet kupé dhe kabriolet, me porosi që nisin që tani dhe dorëzime të planifikuara për tremujorin e parë të vitit 2026. Çmimi ende nuk është zbuluar, por pritet të jetë mbi 275 mijë dollarë, duke pasur parasysh që versioni bazë DB12 fillon nga 250 mijë dollarë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Meta përditëson algoritmin e Facebook për të treguar më shumë Reels

Published

on

Meta njoftoi të martën një përditësim të ri të algoritmit të Facebook, i cili synon të shfaqë më shumë video Reels të personalizuara bazuar në preferencat e përdoruesve.

Ndryshimi përfshin funksione të reja që ofrojnë përdoruesve më shumë kontroll mbi përmbajtjen që shohin, sugjerime kërkimi të mundësuara nga inteligjenca artificiale dhe “flluska” miqsh të rinj që tregojnë postimet e preferuara të miqve.

Përdoruesit mund të zgjedhin opsionin “nuk jam i interesuar” në një Reel ose të raportojnë komente të papërshtatshme, duke ndihmuar algoritmin të përshtatet me preferencat e tyre.

Funksioni “Ruaj” është përditësuar gjithashtu, duke e bërë më të lehtë mbledhjen e Reels dhe postimeve të preferuara në një vend.

Ky përditësim vjen pas ankesave të përdoruesve për përmbajtje mashtruese, bezdisëse ose video të gjeneruara nga AI me cilësi të ulët. Meta ka investuar në këtë drejtim, duke lansuar edhe burimin video “Vibes”, i cili ofron përmbajtje të gjeneruar nga AI.

Sipas kompanisë, përdoruesit do të shohin 50% më shumë Reels të ngarkuara në të njëjtën ditë, duke favorizuar përmbajtjen më të freskët.

Sugjerimet e reja të kërkimit i ndihmojnë përdoruesit të zbulojnë më shumë video të ngjashme me interesat e tyre, flluskat e miqësisë do t’u lejojnë përdoruesve të shohin cilat video kanë pëlqyer miqtë e tyre dhe të hapin mesazhe private me një trokitje. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Amazon investon 1 miliard euro në Belgjikë për të përmirësuar dërgesat brenda ditës

Published

on

Gjigandi amerikan i teknologjisë, Amazon, ka njoftuar planet për të investuar një miliard euro në Belgjikë gjatë periudhës 2025–2027, raportoi të mërkurën gazeta L’Echo.

Kompania synon të zhvillojë infrastrukturën lokale dhe të forcojë partneritetet me operatorin belg të postës Bpost dhe me kompanitë e vogla dhe të mesme në vend.

Qëllimi kryesor është të përmirësojë zinxhirët e furnizimit në Belgjikë, duke mundësuar dërgesa brenda ditës për klientët.

Aktualisht, Amazon punëson rreth 400 persona në Belgjikë dhe ka investuar afërsisht 800 milionë euro gjatë 10 viteve të fundit në vend. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Teknologji

OpenAI ndërmerr masa kundër keqpërdorimit të ChatGPT

Published

on

OpenAI njoftoi të martën se ka mbyllur disa llogari të ChatGPT-së që dyshohet se kishin lidhje me entitete qeveritare kineze.

Në raportin e fundit mbi kërcënimet publike, kompania tha se disa përdorues kishin kërkuar nga chatbot-i që të përshkruante mënyra për “dëgjimin” e mediave sociale dhe metoda të tjera monitorimi veprime që shkelin politikat e saj të sigurisë kombëtare.

Raporti i firmës me seli në San Francisko thekson shqetësime në lidhje me rreziqet e mundshme të keqpërdorimit të inteligjencës artificiale gjeneruese, në një kohë kur rivaliteti mes SHBA-së dhe Kinës për kontrollin e zhvillimit dhe rregullimit të teknologjisë po rritet.

OpenAI bëri të ditur gjithashtu se ka pezulluar disa llogari në gjuhën kineze që përdornin ChatGPT për të ndihmuar fushata “phishing” dhe krijim të “malware”-eve, si dhe për të hulumtuar mënyra automatizimi përmes modelit DeepSeek të Kinës.

Kompania tha po ashtu se ka ndërprerë llogaritë e lidhura me grupe të dyshuara kriminale rusishtfolëse, të cilat po përpiqeshin të përdornin chatbot-in për zhvillimin e softuerëve të dëmshëm.

OpenAI, e cila aktualisht ka mbi 800 milionë përdorues aktivë çdo javë, është bërë startup-i më i vlefshëm në botë me një vlerësim prej 500 miliardë dollarësh, pas një shitjeje të fundit dytësore të aksioneve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara