Teknologji

Ja sesi të aktivizoni Dark Mode automatikisht në Windows 11

Nëse shkoni për temën e errët, dritaret e sistemit operativ do të jenë të zeza.

Published

on

Ashtu si Windows 10-ta, edhe sistemi i ri operativ Windows 11 vjen me temat e bardha dhe të zeza që mund ti aplikoni në varësi të preferencave tuaja. Nëse shkoni për temën e errët, dritaret e sistemit operativ do të jenë të zeza.

Duke shkuar për temën e bardhë, e njëjta do të ndodhë edhe me dritaret. Kur aktivizoni temat respektive ato aplikohen në mënyrë për përhershme.

Windows 11 nuk ka një opsion shtesë që ju ndihmon të aktivizoni temat sipas orareve të ditës në mënyrë automatike. Megjithatë ekziston një mënyrë për ta bërë këtë dhe konkretisht është një aplikacion.

Aplikoni Dark Mode në mënyrë automatike

Auto Dark Mode është një aplikacion falas për tu shkarkuar, instaluar dhe përdorur ku ju mund të aktivizoni modalitetin dark dhe light në automatikisht.

Për shembull mund të përdorin modalitetin dark pas orës 18:00 dhe modalitetin light pas orës 09:00. Aplikacioni ju jep kontroll të plotë mbi kohën.

  1. Shkoni në uebsajtin e Auto Dark Mode në GitHub
  2. Klikoni AutoDarkModeX_10.1.10.exe për të shkarkuar instaluesin
  3. Shkoni tek dosja ku e keni ruajtur skedarin e shkarkuar
  4. Klikoni dy herë mbi AutoDarkModeX_10.1.0.10.exe për të hapur udhëzuesin e instalimit
  5. Me tu instaluar Auto Dark Mode do të hapet automatikisht
  6. Zgjidhni orën kur dëshironi që temat të ndryshojnë si në imazhin e paraqitur
  7. Më pas përzgjidhni ose aktivizimin e dark/light mode sipas orës së lindjes dhe perëndimit të diellit me opsionin From Sunset to Sunrise ose mund ta vendosni orarin manualisht duke klikuar Set Custom Hours

Programi do të ngelet i hapur edhe pasi të keni mbyllur dritaren./PCWorld Albanian

Teknologji

iPhone SE i ri me dizajn të ri dhe face ID

Published

on

Apple pritet të prezantojë një iPhone të ri SE që në fillim të javës së ardhshme dhe mund të shënojë një ndryshim të madh duke shtuar Face ID dhe duke hequr butonin klasik.

Nuk do të ketë një buton klasik

Ndryshimi më i madh është se Apple po ndryshon dizajnin e iPhone SE, pasi e ka lënë atë gjerësisht të pandryshuar që nga fillimi i serisë në vitin 2016.

iPhone SE 2022 është iPhone i fundit që ende përdor buton home, teksa thashethemet thonë se Apple do heqë butonin e do shtojë Face ID.

Rezultati do të jetë një telefon që duket si iPhone 14 nga përpara.

Do të ketë një buton Veprimi

Videoja e publikuar sugjeron që SE 4 do të përfshijë një buton veprimi të personalizueshëm, por jo kontrollin e kamerës të prezantuar në iPhone 16. /UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Norvegjia, vendi i parë në të cilin të gjitha veturat e reja do të jenë elektrike

Published

on

Norvegjia do të jetë vendi i parë në botë që do të realizojë në mënyrë efektive dhe të plotë kalimin nga veturat me motor me djegie të brendshme në vetura me motor elektrik në tregun e automjeteve të reja, shkruan CNBC.

Pavarësisht se ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi, vendi nordik prej kohësh është lider botëror në transportin e gjelbër.

Më konkretisht, shitjet e automjeteve elektrike u rritën nga 1 për qind në vitin 2010 në 88.9 për qind vitin e kaluar. Ky trend nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi. Sipas të dhënave zyrtare, automjetet elektrike kanë përbërë 96 për qind të shitjeve të reja që nga fillimi i këtij viti.

Kjo e bën Norvegjinë plotësisht të elektrifikuar sa i përket shitjeve të veturave të reja. Autoritetet norvegjeze besojnë se do të bëjnë kthesë historike. Konkretisht, presin që pothuajse të gjitha veturat e reja të shitura të jenë elektrike deri në fund të këtij viti.

 

Continue Reading

Teknologji

Google ndalon përdorimin inteligjencës artificiale për zhvillimin e armëve

Published

on

Kompania ‘Alphabet’, e cila është kompania mëmë e Google, njoftoi ndalimin e përdorimit të inteligjencës artificiale për zhvillimin e armëve dhe mjeteve mbikëqyrëse. Ky vendim është nënshkruar nga nënpresidenti i kompanisë, James Manikas, dhe drejtori i laboratorit të inteligjencës artificiale të Google, Demis Hassabis.

Google mbrojti këtë vendim duke theksuar se kompanitë dhe qeveritë demokratike duhet të bashkëpunojnë për të zhvilluar inteligjencën artificiale në mënyrë që të mbështesin sigurinë kombëtare dhe zhvillimin global. Kompania beson se bashkëpunimi i organizatave që ndajnë këto vlera do të ndihmojë në krijimin e një inteligjence artificiale që mbron njerëzit dhe promovon sigurinë.

Përdorimi i inteligjencës artificiale në luftë është pranuar, por frika që lind është përdorimi i saj në sisteme të armëve dhe mbikëqyrje, për të cilin Google ka vendosur të tërhiqet nga zhvillimi i tij.

Continue Reading

Teknologji

10 markat më të vlefshme të veturave

Published

on

Grupi “Brand Finance” ka publikuar raportin e markave më të vlefshme për 2025 dhe në dhjetëshen e parë nuk është asnjë prodhues veturash.

Sipas raportit “500 markat më të vlefshme në botë”, renditja u bazua në vlerën e markës dhe jo në madhësinë e industrisë.

Apple është në vendin e parë, para Microsoftit dhe Google, ndërsa Amazoni dhe Walmarti janë në vendin e katërt dhe të pestë.

Pra, të gjithë janë kompani amerikane, ajo që është interesante është se në listë një prodhues veturash është vetëm në vendin e 18-të.

Dhe ja si renditen vetëm prodhuesit e veturave në këtë listë.

10 markat më të vlefshme të veturave:

Toyota – 58.4 miliardë euro (e 18-ta në përgjithësi, e 21-ta vitin e kaluar);
Mercedes – 47.6 miliardë euro (i 23-ti në përgjithësi, i 17-ti vitin e kaluar);
Hyundai – 41.5 miliardë euro (i 29-ti në përgjithësi, i 41-ti vitin e kaluar);
Tesla – 38.6 miliardë euro (e 36-ta në përgjithësi, e 18-ta vitin e kaluar);
BMW – 38.1 miliardë euro (e 37-ta në përgjithësi, e 37-ta vitin e kaluar);
Porsche – 36.9 miliardë euro (e 40-ta në përgjithësi, e 33-ta vitin e kaluar);
Mitsubishi – 36.2 miliardë euro (i 43-ti në përgjithësi, i 46-ti vitin e kaluar);
Tata Group (Jaguar, Land Rover…) – 28.3 miliardë euro (i 60-ti në përgjithësi, i 64-ti vitin e kaluar);
Volkswagen – 28.2 miliardë euro (i 61-ti në përgjithësi, i 49-ti vitin e kaluar);
Honda – 25.4 miliardë euro (e 70-ta në përgjithësi, e 74-ta vitin e kaluar).

Continue Reading

Të kërkuara