Lajmet

​Hoxhaj: Prekazi, epiqendra e lirisë

Published

on

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Prekazi dhe aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë të cilën e gëzojmë sot si shtet sovran dhe i pavarur.

Hoxhaj këto komente i bëri pas vendosjes së luleve, në Kompleksin Memorial në Prekaz, ku ishte së bashku me anëtarët e kryesisë së PDK-së, strukturat dhe degët e kësaj partë. Ai tha se më 5 mars të vitit 1998, fitoi guximi mbi frikën, fitoi liria mbi okupimin, fitoi Kosova mbi Serbinë.

“Me 5,6,7, mars të këtij viti u flijua familja Jashari për t’u ngritur në këmbë e tërë Kosova, për t’u ngritur në këmbë i tërë populli shqiptar në Ballkan. Me këtë flijim dhe këtë atdhedashuri, familja Jashari është maja e atdhedashurisë së Kosovës, është Zeniti i atdhedashurisë së Kosovës dhe nuk ka ngjarje e cila mund ta tejkalojë këtë ngjarje historike të popullit shqiptar. Mbi këtë flijim dhe mbi këtë sakrificë ka lind liria jonë, ka lind shteti jonë dhe Prekazi, e aty ku pushon trupi i Adem Jasharit është epiqendra e lirisë të cilën ne e gëzojmë sot si shtet sovran dhe i pavarur “, ka thënë Hoxhaj.

Ai tha se kanë vendosur lule pranë varreve të familjes Jashari edhe në emër të bashkëluftëtarëve të tyre, presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët po në mënyrë të padrejtë po akuzohen nga Gjykata Speciale.

“Mbajtja dhe qëndrimi i tyre para gjykatëse tyre para gjykatës tregon se ende nuk ka përfunduar sakrifica jonë për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi dhe ne jemi të sigurtë që ata personalisht do të kthehen që të vendosin lule pranë varreve të familjes Jashari, do ta mbrojnë lirinë, do ta mbrojnë pavarësinë, sikurse kanë bërë gjatë luftës, sikurse kanë bërë edhe gjatë paqes”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkohë, në kompleksin memorial në Prekaz, po bëjnë homazhe edhe përfaqësues tjerë të institucioneve, si dhe qytetarë të shumtë.

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture në Podujevë. Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë muajit shtator.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari, shtetas kosovar, është dërguar në mbajtje./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Nis Superliga e Kosovës në futsall këtë fundjavë

Published

on

Superliga e Kosovës në futsall nis këtë fundjavë me edicionin e ri 2025/26, ku java e parë do të zhvillohet të dielën dhe të hënën, me disa duele interesante në program.

Të dielën, FC Liqeni përballet me FC Trepçën në Drenas, ndërsa në kryeqytet do të luhet derbi mes FC Mabetex Prishtina dhe FC Drenicës.

Të hënën, në kuadër të javës së parë, FC Drenasi do të sfidojë FC Shtimja 26, kurse FC Malisheva pret FC Prishtina 01.

Skuadra e FC Obiliqit do të pushojë këtë javë./S.K/KP/FFK-Futsal/

Continue Reading

Të kërkuara