Lajmet

​Hoti: Shqetësuese mungesa e masave nga ana e Qeverisë lidhur me rritjen e çmimeve

Deputeti i LDK-së ka thënë se e vetmja masë e ndërmarrë nga Qeveria është caktimi i çmimit maksimal të naftës.

Published

on

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është shqetësuese mungesa e masave nga ana e Qeverisë për situatën aktuale me rritjen e çmimeve.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Hoti ka thënë se propozimi i LDK-së për heqjen e akcizës përkohësisht në naftë dhe përgjysmimi i TVSh-së do të ofronte për qytetarët çmimin e naftës rreth 1.30 euro.

Shqetësuese vërtet është mungesa e çfarëdo mase nga ana Qeverisë, nëse nuk gaboj më 2019 kur inflacioni ka qenë 3.4% atëherë nëse nuk jam gabim Vetëvendosje e pat shpall vitin 2019 vit të rritjes së çmimeve, më 3.4%, tash çmimet kanë shkuar mesatarisht 14% dhe nuk ndërmerret asnjë masë. Shihni pak ekonomitë e tjera çfarë po bëjnë në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së ka thënë se e vetmja masë e ndërmarrë nga Qeveria është caktimi i çmimit maksimal të naftës.

Propozimi ynë që heqja e akcizës përkohësisht në naftë dhe ndoshta përgjysmimi i TVSH-së do të kishte funksionuar perfekt me këtë masë të caktimit të çmimit maksimal dhe sot çmimi i naftës ndoshta do ta kishim, pa akcizë dhe me përgjysmë TVSH, me rreth 1.25 ose 1.30 euro për litër të naftës”, ka thënë Hoti.

Lajmet

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Published

on

Sot fillon Forumi i Paqes të Parisit, ngjarja ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në këtë forum me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit.

Ndërkaq, mbrëmë Kurti ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Tri duele të zjarrta sot në Superligë

Published

on

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë tek lideri i tabelës, Prishtina, e cila viziton Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Dritën kurse Ferizaj ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Ndërkaq, dje u zhvilluan dy ballafaqimet e para ku Ballkani deklasoi Malishevën me rezultat 5-0, kurse Dukagjini triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza

Published

on

Të paktën 33 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza, njoftojnë agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.

Izraeli kreu sulmet në përgjigje të asaj që tha se ishin shkelje nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, shkruan BBC.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gazën jugore që vrau një ushtar izraelit të martën dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbajti qëndrimin se asgjë nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të kundërsulmojë kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Portieri i Interit nën hetim për vrasje të paqëllimshme

Published

on

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për portierin e dytë të Interit, Josep Martinez, i cili është vënë nën hetim për vrasje rrugore pas një aksidenti tragjik që ndodhi të martën në mëngjes, në afërsi të Komos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në Rrugën Provinciale 32 në Fenegrò, vetëm pak kilometra larg qendrës stërvitore të Interit në Appiano Gentile.

Sipas raportimeve të para, Martinez po udhëtonte me makinën e tij kur goditi një 81-vjeçar, Paolo Saibene, i cili po lëvizte me një karrocë elektrike me katër rrota.

I moshuari humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Dyshohet se viktima mund të ketë hyrë papritur në rrugë.

Josep Martinez, 26 vjeç, i cili iu bashkua Interit këtë verë, aktualisht po bashkëpunon me autoritetet hetimore, mirëpo klubi zikaltër ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara