

Lajmet
Hoti: Me Serbinë takohemi vetëm për njohje reciproke
Published
5 years agoon
By
Esad DujakaMë 4 shtator në Uashington do të mbahet takimi i palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell.
Delegacioni shtetëror i Kosovës ka arritur mbrëmë në kryeqytetin amerikan, pas dështimit të takimit në qershor, për shkak të propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi.
E kryeministri Avdullah Hoti ka folur rreth temave të takimit me palën serbe të premten në Shtëpinë e Bardhë, ku është paralajmëruar edhe prezenca e presidentit Donald Trump.
Ai tha se procesi i dialogut do të çojë në njohjen e Kosovës dhe se me Serbinë takohen vetëm për njohje reciproke.
“Gjithçka është në funksion të normalizimit të marrëdhënieve që nënkupton edhe njohje reciproke. Nuk do të ketë kthim mbrapa nga ky qëndrim dhe në çdo bisedë do të ketë bisedime për njohje reciproke”, u shpreh ai për Klan Kosova.
Kryeministri Hoti nuk ka dhënë detaje nëse në takim do të jetë i pranishëm edhe presidenti Donald Trump.
“Nuk mund të jap këtë informatë. Ne kemi ardhur të përgatitur dhe jemi të gatshëm të ecim përpara. Koalicioni qeverisës ka harmonizuar qëndrimet sa i përket dialogut dhe nuk do të ketë kthim mbrapa në kërkesën për njohje reciproke”, ka thënë Hoti.
Ai ndërkaq ka hedhur poshtë mundësinë e diskutimeve për shkëmbim të kufijve me Serbinë.
“E kemi hequr nga tavolina çështjen e shkëmbimit të territoreve”, është shprehur Hoti.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar delegacionin shtetëror të Kosovës se po shkon në bisedime në Uashington pa e ditur agjendën e takimit, ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë më herët është thënë se do të diskutohet për tema që kanë të bëjnë me ekonominë dhe investimet.
Lajmet
Dëshmitari Alban Rashiti në rastin Banjska tregon për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku
Published
4 minutes agoon
June 9, 2025By
UBTNews
Dëshmitari, zyrtari policor në Njësinë për ndërhyrje të shpejtë, Alban Rashiti, i cili ishte plagosur në rastin Banjska, tregoi në detaje momentin e sulmit të 24 shtatorit dhe vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku,në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Momenti që ka ardhë rreshteri Afrim Bunjaku, pasi jemi përshëndet, në ato çaste ka ana e majtë ka ndodhur një shpërthim i papritur. Menjëherë kam kuptuar që jam plagosur në krahun e majtë. Shpërthim shumë i madh, nuk e kemi ditur se nga ka ardhur, një minutë nuk e di, vetëm kur e kam kthyer kokën anën e majtë e kam parë zjarrin dhe e kam parë veten që jam i goditur në krah. Jam munduar që të jem në pozitë mbrojtëse, ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër, edhe rrymat e ajrit më kanë përplasur. Çështje sekondash kanë filluar gjuajtjet me armë zjarri, aty kemi parë që ka gjuajtje nga i tërë fshati. Dhjetëra pozicione ka pasur gjuajtje të kalibrave të ndryshëm, kemi hapur zjarr edhe ne. Në anën e majtë time kam vërejtur që tashmë rreshteri Afrim Bunjaku ka mbetur i shtrirë dhe i gjakosur nga qafa dhe fytyra dhe i palëvizshëm.
Së bashku me Miradin kemi kërkuar nga Çlirimi ta sjellë veturën aty dhe ta tërheqim rreshterin nga aty pasi kishte gjuajtur gjatë tërë kohës. Çlirimi ka ndez veturën, e kanë goditur predha të ndryshme dhe e kanë bërë veturën të palëvizshme. Nga Çlirimi kam kërkuar që të dalë nga vetura, mos të vijë direkt te unë, dhe ajo zonë ishte shumë e rrezikshme… Pasi që është ardhë Çlirimi te unë, nga kolegu Mirsadi më është kërkuar që të qëlloj ndriçimin që të krijoj errësirë, ka qenë mëngjes herët, me qindra e mijëra predha goditëse që kanë ardhur drejt nesh. Gjatë tërë kësaj kohe kam qenë i plagosur, nuk ju kam treguar kolegëve, për të mos humbur morali dhe të mos kemi humbje, kam vazhduar ashtu. Kam vazhduar që me marrë veturën tjetër dhe me tërhek rreshterin, ashtu edhe ka ndodhur. Kur e kanë pru veturën, prapë kanë goditur, Mirsadi ka kërkuar që të ndihmojmë ta vendosim rreshterin.
Kanë arritur me shti rreshterin në veturë dhe Mirsadi së bashku me kolegun edhe rreshterin janë nisur drejt rrugës kryesore për të kërkuar ndihmë mjekësore. Posa u nis vetura, ka pasur shpërthime, kam parë që janë goditur gomët, por kanë arritur që të largohen. Këto momente kanë qenë të vështira, veturat i kishim të gjitha të shkatërruara, mua më rridhte gjaku, isha i plagosur, kam vërejtur që kam goditje edhe në këmbën e djathtë. Kam vërejtur mbi kokën time ka qenë një dron duke na vëzhguar lëvizjet, pozicionet, gjithçka. E kanë qëlluar këtë dron me armë zjarri, nuk e di a kanë arritur me rrëzu këtë pajisje dron. Aty, pasi që gjendja sa vinte e rëndohej, kam kërkuar nga kolegët që të bashkohemi në një pikë…”, tha Rashiti.
Lajmet
Zemaj: Vetëm konsensusi politik e zgjidh ngërçin institucional
Published
11 minutes agoon
June 9, 2025By
UBTNews
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, para fillimit të seancës së Kuvendit, ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik vjen vetëm përmes konsensusit me subjektet parlamentare që kanë vullnet dhe guxim për të krijuar institucione të reja.
Ai theksoi se propozimi i LDK-së nuk ka qenë për të blerë kohë, siç pretendon VV-ja, por për të ofruar një mundësi unifikuese për qytetarët dhe për të adresuar tema afatgjata me rëndësi për Kosovën.
“Është e kuptueshëm që vetëm koncesusi me subjektet politike parlamentare dhe ata të cilët kanë vullnetin dhe të marrin guximin të kenë institucionet e reja të Kosovës e zgjedh këtë ngërç politik. Ne kemi qenë të qartë në propozimin tonë që të kem këtë tejkalim këtë krizë institucionale dhe propozimi nuk ka qenë për të blerë kohën siç po e pasqyron VV-ja por ta ketë një mundësi qytetarët në mënyrë unifikuese ku do të jenë tema afatgjate dhe që janë në interes të Kosovës”, ka theksuar Zemaj.

TikTok klikohet dhe hapet në Shqipëri, raporton “A2NewsCNN”. Platforma TikTok, e bllokuar nga qeveria shqiptare, ka filluar të funksionojë sërish.
Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, qasja në të mund të kryhet lehtësisht edhe pa VPN, shkruan mediumi shqiptare.
Qeveria e Shqipërisë në mars kishte marrë vendim për ta ndaluar për një vit TikTok-un.
Lëvizja erdhi pas vrasjes me thikë në Tiranë të 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama, njoftoi këtë nismë të qeverisë dhe më pas ajo u hodh për konsultim me prindërit nëpër shkolla në dhjetor të vitit 2024. Rama tha në atë kohë se mbyllja e kësaj platforme do të bëhej në javët e para të janar, ndërsa vendimi u mor në mars.
“Periudha zgjedhore duket se nuk ka lodhur vetëm politikën por edhe sistemet online të shtetit. Zotimi i qeverisë për të mbyllur një vit TikTok nuk zgjati më shumë se një muaj pasi me përfundimin e procesit elektoral, aksesi në këtë platformë, de facto është lehtësuar sërish”, ka shkruar “A2newsCNN”.
Lajmet
Nis gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë: Tre të akuzuar para drejtësisë
Published
1 hour agoon
June 9, 2025By
UBTNews
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka nisur shqyrtimi gjyqësor kundër tre të akuzuarve për sulmin terrorist të ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë. Në këtë seancë pritet të dëgjohen dëshmitë e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës – Alban Rashiti në sesionin e paradites dhe Çlirim Shaqiri në atë të pasdites.
Nën masa të rrepta sigurie, në sallën e gjyqit janë sjellë të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët ndodhen në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar.
Këta persona janë arrestuar pas një sulmi të armatosur të një grupi serb kundër Policisë së Kosovës, që rezultoi me vrasjen e zyrtarit policor Afrim Bunjaku dhe rrezikimin e jetës së zyrtarëve të tjerë dhe civilëve në atë zonë.
Në seancën paraprake të mbajtur më 9 tetor 2024, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.
Ndërkohë, më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve lidhur me të njëjtin rast. Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar zhvillimin e gjykimit në mungesë për të gjithë të akuzuarit që ndodhen në arrati.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohen se përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë kanë tentuar ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës për t’ia bashkëngjitur atë Republikës së Serbisë.

Dëshmitari Alban Rashiti në rastin Banjska tregon për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku

Zemaj: Vetëm konsensusi politik e zgjidh ngërçin institucional

TikTok rikthehet sërish në Shqipëri

Nis gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë: Tre të akuzuar para drejtësisë

A e dini sa pajisje përdorin iOS 18?

Putin nënshkruan strategjinë Detare të Rusisë deri në vitin 2050

Los Angeles: 10 protestues arrestohen gjatë përleshjeve me policinë

A kemi nevojë për vitaminë D edhe gjatë verës?

Kosova synon një tjetër fitore, përballë Komoreve në “Fadil Vokrri”
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT5 days ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati