Lajmet

​Hoti: Marrëveshja e nënshkruar me ShBA-të është e arritur e madhe

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur të arritur të madhe marrëveshjen e nënshkruar sot me Shtetet e Bashkuara të Kosovës (ShBA). Kjo marrëveshje sipas tij, siguron financimin për bizneset kosovare dhe projektet që janë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit.

Kjo marrëveshje sipas tij, është në kuadër të asaj të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Të gjithë ata që e kanë kritikuar këtë marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, tash po i shohin përfitimet që i kemi nga kjo marrëveshje. Duke filluar nga pika doganore në Merdarë, ku janë thjeshtësuar procedurat dhe është integruar pika kufitare atje. Sot bëmë një marrëveshje të re, ku siguron financimin për bizneset kosovare dhe për projektet që janë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit. Besoj që është një e arritur e madhe për shtetin e Kosovës nënshkrimi i kësaj marrëveshje dhe ne tash na hap rrugë për nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera financuese për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e Uashingtonit”, deklaroi ai.

Veç tjerash, ai potencoi se ky vit ka qenë sfidues, për çka u zotua se për gjashtë muaj janë treguar rezultatet, që një qeveri tjetër sipas tij do të duhej të kalonte një vit punë për të arritur ato.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, nënshkruan Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve (IIA) që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

Lajmet

Peci me vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci thotë të ketë parë një vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve.

Ai madje tha se të tilla aksione do të ketë derisa të lirohen të gjitha hapësirat publike.

Postimi i plotë:

✍️Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.

Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike.

❌Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.

Continue Reading

Lajmet

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjete

Published

on

By

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nga sot do të nisë zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet.

Ai theksoi se zbatimi i këtyre ligjeve do të zhvillohet në disa faza.

Në fazën e parë, vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare do të pajisen me materiale informuese lidhur me procedurat dhe rregullat specifike që parashihen me ligjet e reja.

Sipas Bislimit, kjo fazë e parë do të zgjasë deri më 15 mars, periudhë gjatë së cilës qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësi të informohen dhe të përshtaten me ndryshimet ligjore.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të fillojë zbatimi i plotë i të gjitha procedurave dhe rregullave të përcaktuara me Ligjin për të huajt dhe Ligjin për automjetet.

Continue Reading

Lajmet

Dalin para gjyqit të akuzuarit në rastin “Banjska”

Published

on

By

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë dërguar Gjykatën Themelore në Prishtinë ku pritet të filloj gjykimi ndaj tyre.

Seanca do të zhvillohet sipas planifikimit, pavarësisht ndryshimeve në trupin gjykues, rast ky i cili është udhëhequr nga gjykatësi Arben Hoti, i cili ka qenë kryetar i trupit gjykues.


Të premten në Gjykatën Themelore do mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e njohur si “Banjska”.

Pavarësisht ndryshimeve në trupin gjykues, seanca do të zhvillohet sipas planifikimit.

Rasti deri tani është udhëhequr nga gjykatësi Arben Hoti, i cili ka qenë kryetar i trupit gjykues. Mirëpo, pas avancimit të tij në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, lënda do t’i kalojë një gjyqtari tjetër. Nga Gjykata Themelore ende nuk është bërë e ditur se kujt do t’i ndahet rasti.

Ndërkohë, Gjykata Themelore kishte kërkuar mendim nga Gjykata Supreme lidhur me mundësinë e vazhdimit të gjykimit në mungesë, pas propozimit të prokurorit special Naim Abazi. Megjithatë, Gjykata Supreme ka sqaruar se nuk jep mendime juridike për dilemat procedurale të shkallës së parë, duke refuzuar kështu të japë opinion për këtë çështje.

Si rrjedhojë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin që gjykimi për 42 të akuzuarit e tjerë, 41 persona fizikë dhe një person juridik, të vazhdojë në mungesë.

Për këta të pandehur është lëshuar letërreshtim ndërkombëtar dhe pritet arrestimi dhe ekstradimi i tyre për zhvillimin e procedurës penale.

Deri më tani, procedura penale është veçuar vetëm për tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tyre është mbajtur më 17 prill 2025, ku të tre janë deklaruar të pafajshëm, ashtu si edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024.

Në seancën e prillit, fjalën hyrëse e kanë dhënë prokurori special, mbrojtja dhe pala e dëmtuar.

Aktakuza për këtë rast është ngritur më 11 shtator 2024 dhe ka të bëjë me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të akuzuarit dyshohet se përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë atë me Serbinë.

Si pasojë e këtij sulmi, është vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, janë rrezikuar jetët e zyrtarëve të tjerë policorë dhe të popullatës civile. Aktakuza ngarkon gjithsej 44 persona fizikë dhe një person juridik, “RAD D.O.O”, ndërsa listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq, i cili më herët kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen 216 vendvotime nga 914 gjithsej

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).

Nga rezultatet e deritanishme prin VV-ja me 46.16%, duke u pasuar nga PDK 20.94% e LDK e treta me 11.16% dhe AAK ka marr 5.06%.

Continue Reading

Të kërkuara