Aktualitet

​Historiani gjerman Clewing thotë se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

Historiani, Clewing është ekspert për Ballkanini në Institutin Leibniz të Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg.

Published

on

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, paralajmëron të mos bëhen të njëjtat gabime si me Ukrainën.

Historiani, Konrad Clewing është ekspert për Ballkanini në Institutin Leibniz të Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg

Në një intervistë dhënë Deutsche Welle, Clewing thotw se, në terma afatshkurtër nuk shoh një kërcënim të veçantë, sepse KFOR-i i udhëhequr nga NATO mund ta stabilizojë situatën për momentin. Por unë shoh një problem të madh në faktin se përshkrimi i misionit të KFOR-it, i cili rrjedh nga një rezolutë e OKB-së e vitit 1999, nuk e përfshin aspak mbrojtjen e sigurisë së jashtme të Kosovës. Detyra kryesore është krijimi i një mjedisi paqësor dhe i lirisë së lëvizjes brenda Kosovës. Por, në planin afatgjatë, këto dy pika nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur gjendjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe kjo është arsyeja pse duhet gjetur një zgjidhje e mirëmenduar dhe e qëndrueshme për të garantuar sigurinë e jashtme të Kosovës. Dhe këtë e shoh vetëm në perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Sipas mendimit tim, dialogu i koordinuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është masa e duhur për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje në mënyrë afatgjate. Sepse kjo është çështje e politikës së sigurisë. A ka të drejtë Serbia të mohojë ose luftojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, a ka të drejtë Kosova të bëjë kontrolle kufitare dhe të kërkojë që qytetarët e saj, përkatësisht qytetarët e Kosovës, të pranojnë dhe përdorin dhe posedojnë dokumente nga Kosova, së paku për nevojat që kanë në marrëdhëniet me shtetin e Kosovës. Dhe mendoj se kjo kërkesë nuk është as joreale dhe as e gabuar”, ka thënë Clewing.

Ndryshe nga NATO, BE-ja nuk ofron një sistem sigurie për anëtarët e saj. Sipas mendimit tim, dialogu i koordinuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është masa e duhur për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje në mënyrë afatgjate. Sepse kjo është çështje e politikës së sigurisë. A ka të drejtë Serbia të mohojë ose luftojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, a ka të drejtë Kosova të bëjë kontrolle kufitare dhe të kërkojë që qytetarët e saj, përkatësisht qytetarët e Kosovës, të pranojnë dhe përdorin dhe posedojnë dokumente nga Kosova, së paku për nevojat që kanë në marrëdhëniet me shtetin e Kosovës. Dhe mendoj se kjo kërkesë nuk është as joreale dhe as e gabuar”, ka shtuar Clewing.

Mes tjerash ai ka theksuar se, ishte një temë e madhe mediatike se Kosova gjoja po përgatitej të dëbonte serbët e Kosovës më 1 gusht. Kjo është në fakt një akuzë groteske dhe tregon gjithashtu se Serbia me të vërtetë nuk duhet trajtuar si një shtet i zakonshëm demokratik në propagandën e saj të brendshme dhe të jashtme dhe në kontrollin e saj mediatik, por ka shumë ngjashmëri me Rusinë përsa i përket përgatitjes së opinionit dhe operon me gënjeshtra. Kjo gjë përhap panik tek serbët e Kosovës dhe i përdor ata për t’i bërë më të bindur ndaj qeverisë. Situata e kësaj fundjavë duhet të jetë vërtet një shenjë paralajmëruese për qeverinë gjermane që të mos kthehet në ato linjat e vjetra të mosmarrjes seriozisht të rreziqeve.

Gjermania dhe Perëndimi në tërësi janë të kapur nga një lloj mendimi dëshiror që pretendimet revizioniste – në këtë rast ato të Serbisë ndaj Kosovës, në rastin tjetër të Rusisë ndaj Ukrainës – nuk duhet të merren shumë seriozisht. Perëndimi mendon se në rastin më të keq mund të ndodhë që të pushtohen territore të vogla, siç ka qenë rasti i Krimesë në Ukrainë, ose siç është Kosova e Veriut në Kosovë. Dhe pikërisht mbi këtë bazë perëndimi i ka dhënë Serbisë gjithmonë një rol qendror në Ballkan. Mendoj se kjo politikë është naive dhe duhet ndryshuar urgjentisht” ka shtuar ai.

Në fund historiani njohur ka theksuar se, në skenarin tim, Kosova do të shkonte drejt NATOs dhe do të kishte garanci sigurie ndaj Serbisë. Dhe në këto rrethana nuk do të ketë më nevojë që Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën, sepse ajo nuk mund të bëjë asgjë që do ta vinte në rrezik ekzistencën e shtetit të Kosovës. Dhe kur perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE të bëhet e kapshem, nuk mendoj se Serbia do të ketë më interes të orientohet kah Rusia, ka thënë Clewing.

Lajmet

Aksident i rëndë me tramvaj në Berlin, të paktën 20 persona të lënduar

Published

on

By

Të paktën 20 persona janë lënduar, tre prej tyre rëndë, pas një aksidenti të rëndë me tramvaj në kryeqytetin gjerman, Berlin. Ngjarja ndodhi në lagjen Lichtenberg, kur një pjesë e tramvajit doli nga shinat dhe u përplas me një shtyllë të linjës elektrike, duke shkaktuar dëmtime të mëdha në mjet, raporton e përditshmja gjermna Bild.

Sipas shërbimeve të emergjencës, përplasja ka bërë që ana e djathtë e tramvajit të çahet, ndërsa vagoni i fundit të dalë nga shinat. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar rreth 60 pjesëtarë të zjarrfikësve dhe ekipeve të shpëtimit.

Autoritetet gjermane bëjnë të ditur se 12 nga të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër kanë marrë ndihmë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.

Pas aksidentit, trafiku në linjat e tramvajit M5 dhe M17 është ndërprerë përkohësisht, ndërsa autoritetet e transportit publik kanë paralajmëruar organizimin e transportit alternativ për udhëtarët.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme në tramvaj, i cili është çarë në pjesën anësore pas përplasjes, duke shkaktuar panik te pasagjerët dhe një operacion të gjerë shpëtimi nga ekipet emergjente./BILD/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë kanabisi, ndërsa njëri prej tyre akuzohet edhe për posedim të paautorizuar të municionit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa ndaj N.G. është ngritur aktakuzë shtesë edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 9 tetor 2025, gjatë një kontrolli të realizuar nga organet e rendit në një pronë në Prizren, janë gjetur dhe sekuestruar bimë kanabisi të kultivuara nga të pandehurit. Ekspertiza forenzike ka konfirmuar se bimët e sekuestruara përmbanin substancën narkotike kanabis-marihuanë.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar edhe 19 mijë e 900 euro, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm i kultivimit të narkotikëve.

Po ashtu, gjatë kontrollit të veturës së të pandehurit N.G., policia ka gjetur dhe sekuestruar 65 fishekë, të cilët dyshohet se mbaheshin në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për armët.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin.

Continue Reading

Lajmet

Oligarkët e Orbánit në ankth, Hungaria drejt vendosjes së taksës mbi pasurinë

Published

on

By

Qeveria e re hungareze, e udhëhequr nga kryeministri Péter Magyar, po përgatit një reformë të thellë fiskale që mund ta bëjë Hungarinë vendin e parë aktual anëtar të Bashkimit Evropian që vendos një taksë të re mbi pasurinë që nga vitet 1980.

Nisma vjen pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, të cilat i dhanë fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbán. Qeveria e re synon të rishikojë sistemin tatimor dhe të kufizojë privilegjet ekonomike që, sipas kritikëve, u krijuan gjatë viteve të administratës së mëparshme.

Një nga figurat më të njohura të biznesit të lidhura me periudhën e Orbánit, Balásy Gyula, ka njoftuar se ka transferuar bizneset e tij te shteti dhe ka hequr dorë nga një pjesë e pasurisë personale. Në një intervistë televizive, ai deklaroi se nuk sheh më perspektivë për kompanitë e tij në kushtet e reja politike.

Balásy Gyula ishte ndër përfituesit më të mëdhenj të kontratave publike gjatë qeverisjes së Orbánit. Kompanitë e tij menaxhonin rrjete të mëdha reklamimi që u përdorën për fushata shtetërore kundër figurave si George Soros dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas qeverisë, reforma e re fiskale synon të rrisë drejtësinë sociale dhe solidaritetin ekonomik. Ministri i Financave, András Kármán, ka bërë të ditur se detajet e plota të projektit do të publikohen deri më 5 qershor.

Duke komentuar politikën e re, kryeministri Magyar ka deklaruar se taksa mbi pasurinë “nuk është një formë ndëshkimi, por një shenjë e drejtësisë sociale dhe solidaritetit në një shtet funksional dhe human”.

Analistët vlerësojnë se masa mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te biznesmenët e pasur që kanë përfituar nga lidhjet politike në periudhën e mëparshme, ndërsa qeveria argumenton se të ardhurat shtesë do të përdoren për forcimin e shërbimeve publike dhe uljen e pabarazive ekonomike në vend./The Guardian/

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ferizaj: Zjarr në një kompani dëmton edhe tri shtëpi

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Ferizaj një zjarr i shpërthyer në një kompani ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke prekur edhe tri shtëpi të familjarëve të pronarit.

Sipas raportit policor, përveç dëmeve në lokal, flaka është përhapur duke shkaktuar dëme edhe në objektet përreth.

Pronari ka deklaruar se dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara