Lajmet

​Historianët e Deçanit përplasen me udhëheqës të Manastirit

Reagim nga historianët e Deçanit.

Published

on

Në një reagim dërguar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan mes tjerash thuhet se për 15 vite aktivitet në qytetin e Deçanit, në asnjë moment dhe në asnjë rast nuk kanë shpifur Manastiri i Deçanit është objekt me rendësi tepër të veçantë, i kulturës dhe historisë së Kosovës, i respektuar dhe i ruajtur ndër shekuj nga shqiptarët vendas.

“Kreu i Manastirit të Deçanit, e di shumë mirë së këtë tempull fetar në vazhdimësi qysh nga koha e Perandorisë Osmane e ka ruajtur Familja Demukaj nga Deçani, dhe gjithandej shqiptarët e tjerë. E kemi për obligim profesional, që të demaskojmë politikën anti shqiptare të kreut të Manastirit, i cili në vazhdimësi sillet si viktimë.

Kreu i Manastirit të Deçanit, në raport me institucionet e Kosovës përdorë standarde të dyfishta. Ai flet gjithnjë dhe në vazhdimësi kundër shtetësisë së Kosovës dhe në gjuhën e tij të folur dhe shkruar ai e përdor termin: “Kosova dhe Metohia”, pra nuk i referohet emrit kushtetues të Kosovës, Republika e Kosovës.

Prandaj, Janjiçit, kur i konvenon një gjë, ai thirret menjëherë në institucionet e Kosovës, dhe si të tilla ai nuk i njeh. Pra, ai duhet të reflektojë, të pranojë shtetësinë e Kosovës dhe të mos loboj kundër saj. Më tej në komunikatë theksohet se ashtu siç e din edhe vet kreu i Manastirit të Deçanit, por edhe opinioni i gjerë vendor dhe ndërkombëtarë në Kosovë e jashtë saj, Manastiri dhe pasuritë e tij, janë vendet me të sigurta në Republikën tonë, pasi që sigurinë e tij e bëjnë forcat e NATO-së të misionit të KFOR-it.

I kujtojmë kreu të Manastirit, se Manastiri i Deçanit gëzon privilegje të jashtëzakonshme, privilegje këto që i’a kanë njohur institucionet e Republikës së Kosovës, shteti që Igumeni Janjiç nuk e njeh. Ne në vazhdimësi kemi theksuar dhe mbrojtur me fakte se pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës i’u kanë dhënë Manastirit duke u thirrur në ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit, pra të vitit 1993 dhe 1997, dhe se ky vendim i kushtetueses është në kundërshtim me nenin 113, paragrafi 7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

E themi me bindje të plotë së Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me aktgjykim e saj të majit 2016, i’a ka mohuar një të drejtë elementare qytetareve të Deçanit, ndërmarrjeve dhe punëtoreve të tyre, e assesi Manastirit të Deçanit.

Askush në Kosovë, nuk ia ka mohuar Manastirit të Deçanit të drejtat e tij, por sjelljet e kreut të këtij tempulli, kanë bërë që ai të viktimizohet në vazhdimësi. Pra, e themi dhe duhet të thuhet në vazhdimësi se Manastiri i Deçanit është objekti dhe vendi më i sigurt në Kosovë sepse atë dhe zonën përreth tij me një perimetër me kilometra e ruajnë forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë.

Manastiri i Deçanit, nuk rrezikohet nga askush, përveç nga politika e kreut të tij, Igumenit Janjiç.

Bëjmë thirrje për paqe dhe harmoni të ndërsjelltë. Manastiri dhe deçanasit kanë jetuar ndër shekuj në harmoni, dhe duhet të vazhdojnë të jetojnë. Manastiri mbetet objekt i vlefshëm për ne dhe kulturën tonë. E përsërisim prapë, se renditja e organizatës “Europa Nostra”, që i ka bërë Manastirit të Deçanit në vitin 2021, ka qenë dhe mbetet një skandal, i cili nuk përkon me realitetin dhe organizata duhet t` i kërkojë ndjesë Kosovës, thuhet në regimin e Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri” në Deçan.

Të theksojmë se një ditë më parë, kanë reaguar nga Manastiri i Deçanit në një postim në faqen e tyre zyrtare në Twitter, duke thënë se shpifjet e një grupi që e quajnë veten historianë dhe sulmet që kanë ndodhur janë treguesit më të mirë që janë të rrezikuar.

Shpifjet e vazhdueshme nga një grup që e quajnë veten “historianë të Deçanit”, krahas 4 sulmeve të armatosura në Manastirin tonë në vitet e kaluara si dhe mohimi i vazhdueshëm i të drejtave tona ligjore të garantuara nga Gjykata dhe ligjet e Kosovës janë treguesit më të mirë se jemi të rrezikuar”, thuhet në postimin e tyre.

Lajmet

Qeveria mban mbledhjen e 29-të elektronike, miraton disa vendime

Published

on

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 29-të në formë elektronike, ku ka miratuar disa vendime që lidhen me infrastrukturën, arsimin dhe mbështetjen e sektorit të inovacionit dhe teknologjisë.

Vendimet kryesore:

  • Miratohet projekti për furnizimin me ujë në Leposaviq – Qeveria ka miratuar dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për KRU “Mitrovica”, me qëllim realizimin e projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën e Leposaviqit.
  • 255 mijë euro për tekstet e nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës – Janë ndarë 255,153.45 euro për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për vitin shkollor 2025/2026.
  • 40 mijë euro për inovacionin dhe teknologjinë – Qeveria ka ndarë 40,000 euro për mbështetjen e organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital, me qëllim promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe forcimin e ekosistemit vendor.
    • 20,000 euro janë ndarë për FLOSSK – Free Libre Open Source Software Kosova.
    • 20,000 euro janë ndarë për Innovation Centre Kosovo (ICK)./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave të identifikuar me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O.

Të pandehurit akuzohen për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, kjo akuzë ndërlidhet edhe me vepra të tjera penale, që përfshijnë “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e identifikimit elektronik

Published

on

By

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. Kjo marrëveshje synon të lehtësojë përdorimin e shërbimeve digjitale ndërmjet dy vendeve dhe të mbështesë bashkëpunimin në kuadër të transformimit digjital.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, deklaroi se ky dakordim përbën një hap në avancimin e transformimit digjital dhe integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Nga ana tjetër, Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, vlerësoi se marrëveshja do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, bizneset dhe procesin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Mali i Zi synon që deri në fund të muajit tetor të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Dy viktima nga stuhitë në Francë, mbi 53 mijë familje mbeten pa energji elektrike

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi stuhi të fuqishme goditën Francën gjatë natës, duke i dhënë fund një vale të zgjatur të të nxehtit.

Sipas mediave franceze, në Saint-Victornienne një grua humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar, ndërsa në Dolomieux një burrë u gjet i karbonizuar në një punishte që mori flakë pasi u godit nga rrufeja.

Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se rreth 53 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërprerjet kanë prekur kryesisht rajonet Auvergne-Rhône-Alpes në juglindje dhe New Aquitaine në jugperëndim të Francës.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik Meteo-France ka hequr paralajmërimin portokalli për stuhi në departamentet e prekura, pasi më herët kishte paralajmëruar për breshër dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara