Lajmet

​Haxhiu: Policia ka qenë në dijeni për diskutimin që është bërë në rrjetet sociale

Haxhiu u shpreh se qëllimi i postimit të këtij rasti ka qenë që për këtë krim të mos tallen të tjerët në raste të tilla.

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nuk ka treguar nëse ka denoncuar në polici, personin për të cilin, siç tha ajo ka përqeshur viktimat e pedofilisë.

Ajo derisa ka komentuar postimin e saj të para disa ditëve, në lidhje me tentim dhunimin e një 14-vjecareje, ka thënë se policia ka qenë në dijeni për diskutimin që është zhvilluar në rrjetet sociale.

Haxhiu u shpreh se qëllimi i postimit të këtij rasti ka qenë që për këtë krim të mos tallen dhe normalizojnë të tjerët në raste të tilla.

Më vjen shumë mirë që postimi im është komentuar dhe ka pasur debate për këtë. Unë kam qëndrimin e njëjtë dhe mendoj se vetëm përmes veprimeve të tilla sikurse edhe postimi që kam bërë ngritët debati për një çështje kaq të ndjeshme dhe përballemi me argumente të ndryshme në raport me këtë çështje. Për mua ata të cilët tentojnë të tallen me viktimat e pedofilisë, apo në forma të tjera përqeshin viktimat e pedofilisë apo me pedofilinë si krim nuk mund të dallojnë shumë nga pedofilët. Ndonëse legjislacioni në fuqi i trajton ndryshe. Prandaj, kushdo që tenton në forma të tilla të relativizojnë, të zbehin pasojat e pedofilisë mendoj që e ka gabim dhe do ta them gjithnjë dhe në vazhdimësi”, ka deklaruar ajo.

Ministrja e Drejtësisë kishte paralajmëruar denoncim në polici të një personi, i cili sipas saj ishte tallur me rastin që Haxhiu kishte shkruar në rrjetet sociale.

E pyetur se a e ka bërë një gjë të tillë, ajo tha se për këtë çështje policia ka qenë në dijeni.

Unë mendoj që fare pak është e rëndësishme në qoftë se denoncohet personi në polici. E rëndësishme është që të flasim për atë mendësi që konsideroj që është problem në qoftë se e njëjta është e instaluar në shoqërinë tonë. Sipas informacioneve që unë i kam, policia ka qenë në dijeni për gjithë këtë diskutim që është bërë në rrjetet sociale. Prandaj, nëse ata e vlerësojnë që duhet të vazhdohet tutje, ata do ta bëjnë një gjë të tillë. Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të ngris apo do të bëjë një kallëzim penal. Unë kam thënë që do ta raportojë në polici dhe sigurisht që pastaj organet tjera, të cilët e kanë mandat të bëjnë hetime do të merren nëse e konsiderojnë që ka bërë një vepër penale”, ka shtuar Haxhiu para mediave.

Për më tepër, ajo shtoi se një postim i tillë është nxitje për të tjerët që merren me pedofilinë.

Para disa ditëve, ministrja Albulena Haxhiu ka njoftuar se në ministri prindi i një vajze ka treguar për 14-vjecaren e cila ishte tentuar të dhunohej, por që personi i dyshuar është në liri. Më pas, Haxhiu ka publikuar edhe një shkrim të një qytetari, i cili sipas saj ka tentuar të tallej me viktimën. Për këtë ajo kishte deklaruar se do ta denoncojë në polici.

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Emri “sanduiç” vjen nga një aristokrat anglez i shekullit të 18-të, i njohur si Earl of Sandwich.

 

2.Rreth 92 për qind e parave që ekzistojnë në botë janë në formë digjitale dhe jo si para fizike.

 

3.Franca është vendi më i vizituar në botë, me rreth 90 milionë turistë në vit.

 

4.Rusia është shteti me sipërfaqen më të madhe pyjore në botë, me qindra miliona hektarë pyje.

 

5.Ulërima e një tigri mund të dëgjohet deri në rreth 3 kilometra largësi.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen dy jelekë antiplumb dhe pajisje elektronike, i dyshuari në kërkim

Published

on

Pas hetimeve lidhur me një rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, Policia e Kosovës ka kontrolluar vendbanimin e një të dyshuari mashkull kosovar në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy jelekë antiplumb, një DVR, një USB, nëntë telefona, një laptop, një tabletë dhe pasaportën e të dyshuarit.

I dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë shtetas të huaj dyshohen për falsifikim dokumentesh në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rasti është raportuar më 8 shtator, rreth orës 17:45, kur gjashtë shtetas të huaj, gjatë arritjes, kanë prezantuar dokumente të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, pasaportat e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa të gjashtë personat janë dërguar në Qendrën e Azilit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pesë raste të dhunës në familje raportohen në Prishtinë dhe Mitrovicë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Mitrovicë gjatë datës 8 shtator.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është dhunuar nga një burrë, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor. Në një rast tjetër, një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për dhunë ndaj disa viktimave dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Prishtinë është arrestuar edhe një burrë, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Mitrovicë të Jugut, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një grua. Nuk raportohet për të lënduar dhe, pas intervistimit, palët janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në një rast tjetër në Mitrovicë të Jugut, një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka dëmtuar një televizor dhe ka sulmuar një grua tjetër. Edhe në këtë rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa procedura vazhdon në mënyrë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara