Lajmet

​Haradinaj thotë se operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit duhet të studiohen

Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente, tha Haradinaj.

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente. Operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mire, thotë ai.

Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente. Operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mirë. Çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën. Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë. Afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet. Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri. Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri. Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjn për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht’, ka shkruar Haradinaj.

Lajmet

Shkon në 36 mijë e 96 numri i viktimave në Gaza

Publikuar

nga

Ka shkuar në 39 mijë e 96 numri i viktimave si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza. Numri i të plagosurve është rritur në 81 mijë e 136.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe qeveria sllovene do të shqyrtojë propozimin për të njohur shtetin palestinez

Publikuar

nga

Gjatë kësaj jave, qeveria sllovene do të shqyrtojë një propozim për të njohur shtetin palestinez. Kështu deklaroi kryeministri Robert Golob.

Në mbledhjen e qeverisë, e cila do të mbahet të enjten, do të shqyrtohet miratimi i vendimit për njohjen e Palestinës.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë të koordinohemi me një grup vendesh për të bërë presion maksimal për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve”, tha kryeministri.

“Si një anëtar i përgjegjshëm i Këshillit të Sigurimit, ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”.

Golob filloi procesin e “njohjes së Palestinës si një shtet i pavarur dhe sovran” më 9 maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka njoftuar të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian ka thënë se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Firma izraelite e armëve shënon rritje të fitimit

Publikuar

nga

Elbit Systems, një nga kontraktorët më të mëdhenj të mbrojtjes të Izraelit, ka shënuar rritje prej 11.5 për qind në të ardhurat e tremujorit të parë nga viti në vit pasi ushtria izraelite kërkon më shumë produkte për luftën e saj në Gaza.

Elbit furnizon me armë dhe pajisje Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, duke përfshirë simulatorë, dronë, artileri, municione dhe lazer me fuqi të lartë, tha CEO Bezhalel Machlis.

Përveç rritjes së fitimeve nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, fakti që sistemet e Elbit janë “në përdorim operacional” në Izrael po nxit kërkesën nga klientët ndërkombëtarë, tha Machlis. Rrjedhimisht, kompania pret të arrijë objektivat e saj të të ardhurave më herët se sa ishte parashikuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara