Lajmet

​Hapet ekspozita “Ndërtimi i solidaritetit, rezistemcës dhe shpresës në Kosovë në vitet e 90-ta”

Kjo ekspozitë ka për qëllim të kujtojë sfidat dhe rezistencën e popullit shqiptar në vitet e 90-ta nga agresioni serb.

Published

on

Me titull “Kujtesa e Kosovës: Ndërtimi i Solidaritetit, Rezistemcës dhe Shpresës në Kosovë në vitet e 90-ta”, është hapur ekspozita për bamirësi, e cila mbahet në ditët e Shën Nënës Terezë. Kjo ekspozitë ka për qëllim të kujtojë sfidat dhe rezistencën e popullit shqiptar në vitet e 90-ta nga agresioni serb.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës, Bardh Rugova tha se përmes librave e fotografive po mundohen të kujtojnë vlerat që kishte qysh atëherë populli ynë.

“Kushdo që i kujton vitet e 90’ në Kosovë, do të kujtojë shoqërinë shqiptare e cila nën një trysni pushteti do të bënte një jete të solidaritetit… Përnjëherë brenda një shoqërie të caktuar ekzistonte një tjetër lloj prestigji, jo ai i hapur i vlerave të zakonshme, paraja, makinat e shtrenjta, luksi, por ishte një prestigj i mbuluar në të cilën ekzistonte një tjetër sistem vlere. Jemi mbledhur për të kremtuar atë epoke, ata periudhë në të cilën ishte një sistem tjetër i vlerës, një sistem i cili mbështetjeje në bamirësi, humanitet e solidaritet. Është një sistem i vlerës, në të cilin përmes ekspozitave të tilla si shoqëri tregojmë se nuk duam ta harrojmë, duam ta kujtojmë si një epokë në të cilën ishte periudhë e vështirë për të jetuar, por ishte një vlerë që kemi mbijetuar”, tha Rugova.

Ndërsa, Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, derisa ka kujtuar vitet e rënda që ka hasur populli shqiptar, tha se ishte solidariteti që i mbante gjallë.

Gjergji shtoi se si model i gjithë këtyre vlerave ishte, humanistja e bamirësja, tashmë Shën Nëna Terezë.

“Ne prej viteve 1981 dhe 89’ e kemi pas një dhjetëvjetor i cili na ka vënë në sprovë të gjithëve, ata që atëherë ishin në jetë, dhe atëherë kemi gjet damarin e komunikimit të posaçëm, pikërisht për çështjet jetësore. Të vëllazëruar e të bashkuar kemi krijuar një popull i cili dalëngadalë vetëdijesohet dhe përcaktohet. Prej 89 heqjes së Autonomisë së vogël dhe më tepër deklarative deri në 89’ ka qenë sprova vendimtare kush jemi, çfarë duam dhe si duam të realizojmë gjithë këtë. Dhe prej vitit 1990-të në ngjarjet e mëdha të popullit tonë, që e kemi quajtur edhe Pranvera e Madhe, me pajtime të gjaqeve, me sistemin paralel shkollor dhe shëndetësor ju kemi përgjigj vetvetes, por edhe miqve e armiqve se ne nuk heqim dorë prej vetvetes. Si model i përsosur i gjithë kësaj ishte, humanistja e bamirësja, tashmë Shën Nëna Tereza”, tha Gjergji.

Ndërkaq, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku ka treguar më shumë për këtë ekspozitë.

“Ne këtë ekspozitë po e bëjmë për ditën e bamirësisë që është nesër. Dita e Bamirësisë është dita që lidhet dhe datën e vdekjes dhe shkuarjes në amshim së Shën Nënë Terezës…Tani këtë vit është vendosur si prioritet t’i vëmë në pah gjithë kontributin e njerëzve të Kosovës dhe jashtë saj për të rezistuar pushtetit serb nëpërmjet institucioneve paralele atëherë, apo ndërtimit të sistemit të arsimit, shëndetësor e social, si një lloj rezistence kundër pushtimit serb”, tha Gajraku.

Ekspozita për qytetarët do të jetë e hapur për dy javë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”. 

Lajmet

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri për armëmbajtje pa leje

Published

on

Një burrë është arrestuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se posedonte armë pa leje.

Sipas Policisë, më 18 tetor, ai kishte raportuar se nga shtëpia e tij i ishte vjedhur një pushkë gjuetie, me ç’rast ishte iniciuar rast për vjedhje të rëndë.

Gjatë verifikimeve të kryera më 19 tetor, njësia e hetimeve ka konstatuar se personi posedonte vetëm një dokument që dëshmonte se kishte aplikuar për armë, por jo leje përkatëse.

Me vendim të prokurorit, ai është arrestuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Më pas, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi turk sulmon fizikisht dy policë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Published

on

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur më 19 tetor, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Sipas Policisë, si dy zyrtarët policorë, ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara