Lajmet

​Hajdari kërkon të votohet projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore

Sipas saj ky ligj do të zbatohet për operatorët ekonomik që tregtojnë produktet esenciale.

Published

on

Në Kuvendin e Kosovës është duke u bërë shqyrtimi i projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, për të cilin ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se kjo nismë ligjore synon të hartojë masat mbrojtëse të furnizimit me produktet themelore për konsumatorët.

Ajo kërkoi nga deputetët që ta miratojnë këtë projektligj për të cilin u shpreh se do të zbatohet për operatorët ekonomik që tregtojnë produktet esenciale.

“Ka për qëllim të hartojë masat mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit të treg në pajtim me këtë ligj dhe njohjen e tyre. Duke marr parasysh situatën aktuale të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të produkteve bazë si dhe ankesave të shumta të qytetarëve lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimit të produkteve bazë MINT dhe Qeveria e Kosovës ka hartuar ligjin i cili do ta aplikohet në rastet e destabilizmit në treg”, tha ajo.

Hajdari theksoi se ky projektligj vlen për të gjitha produktet bazë për qytetarët, derisa theksoi se mungesa e një baze ligjore që kontrollon marzhën tregtare ka shtyrë në propozimin e këtij projektligji. Ajo po ashtu theksoi se ky projektligj ka për qëllimin eliminimin e efekteve të rritjes së produkteve edhe në rast të mungesës së produkteve.

“Marzha tregtare te produktet ushqimore të shitjet me pakicë nuk është e njëjtë ku mesatarja e tyre varion nga 8% deri në 45%, ndërsa tek ato me shumicë marzha mesatare varion 10;/16% e deri në 56.04% dhe është e vlerësuar se mungon bazë ligjore që kontrollon marzhën tregtare të produkteve esenciale në situatat e destabilzimit në treg. Si rrjedhojë e gjithë kësaj është bërë hartimi I projektligjit masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, dhe zbatohet ky ligj ndaj autoriteteve dhe operatoreve ekonomik që tregtojnë produkte themelore si dhe ka për qëllim eliminimin e efekteve të rritjes së çmimeve edhe në rast të mungesës së produkteve, kryesisht pra produkteve themelore në treg. Ky projektligj ka paraparë masa mbrojtëse të cilat do të ndërmerren në raste të veçanta shkaqet e caktimit të këtyre masave mbikëqyrjen për zbatimin e këtij ligji dhe sanksionet ndaj çdo shkelësi të këtyre masave të parapara me ligj dhe produktet themelore në kuptim të këtij ligji janë drithërat, mielli, gruri, buka, orizi, pastat, vaj ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinë, vezë pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale”, tha ajo.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara