Lajmet

​Greva shkakton tollovi para komunës së Prishtinës

Nga dita e djeshme Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka nisur grevën në sektorin publik në vend.

Published

on

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët. Si pasojë e kësaj greve para komunës së Prishtinës janë shtuar radhët e pritjes mbi 1 orë të qytetarëve që presin për pajisje me dokumente në aparatet digjitale.

Agim Ajvazi, i cili ka mbi një orë që pret për t’u pajisur me certifikatë të lindjes, konsideron se nuk ka pasur nevojë fare për grevë.

“Grevën katastrofë. Qe një orë e gjysmë jam duke prit për një certifikatë të lindjes. S’ka pas nevojë për grevë”, thotë ai.

Derisa pajtohet me grevën Fahri Zabërgja, qytetar i Prishtinës kërkon më shumë organizim me qëllim që shërbimet të mos lihen keq.

“Këta duhet me pas edhe të drejtë pa diskutim, mirëpo duhet të jetë organizimi. Sa i përket komunës, së pari ne në Dardani, aty aparatura nuk punon. Është dashtë së pari ta përgatisin aparaturën, që mos të vijmë prej Dardanisë këtu, dhe mos të krijojmë radhë në këtë pjesë me vetëm një aparat. Prandaj kjo është dashur të rregullohet me kohë”, theksoi ai.

Sipas këtij qytetari edhe grevistët duhet t’i japin pak kohë qeverisë deri në hartimin e Ligjit të Pagave.

“Ka të drejtë secili të protestojë, mirëpo normale unë jam në sektorin privat qe duhet ta gjej pak edhe kohën momentin për të parë grevë, pasi që mesa di Qeveria është duke punuar në sjelljen e ligjit të pagave dhe nuk munden me ja dhënë njerëzve lekun. Besoj qe duhet dhënë pak kohë sepse jemi në një situatë shumë tensionuse si vend, gjendja politike është e acaruar”, thotë ai.

Edhe Remzie Bislimi nga Prishtina konsideron se kjo grevë ka qenë e panevojshme. Sipas saj, kjo qeveri ka më shumë nevojë për kohë për të reaguar karshi problemeve të shumta me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

“Bash mirë jo (greva), sepse kemi një Qeveri që udhëheqë shtetin dhe Qeveria e re nuk është shumë gjatë në pushtet. Dhe e vlerësojmë këtë Qeveri, por për një kohë shumë të shkurtër nuk mund të arrijë aq shumë sa mendojmë ne… Unë jam duke pritur që 15 minuta (për një dokument)”, u shpreh kjo qytetare.

Nga dita e djeshme Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Përmes këtyre grevave ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

E karshi kësaj greve kanë reaguar nga Ministria e Financave të cilët kërkuan listën e grevistëve për të pezulluar pagesat e tyre. Kjo ngjalli reagime të shumta nga opozita, por edhe nga KMDLNj.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara