Lajmet

​GLPS lanson platformën “Ambientalisti”, synon ta bëjë qendër informative për çështjet mjedisore

Me qëllim të informimit dhe edukimit të duhur të qytetarëve për çështjet mjedisore, GLPS ka lansuar platformën “Ambientalisti”.

Published

on

Me qëllim të informimit dhe edukimit të duhur të qytetarëve për çështjet mjedisore, GLPS ka lansuar platformën “Ambientalisti”. Kjo platformë ofron informacion në kohë reale për debatet publike dhe për vendimet që ndikojnë në mjedis apo legjislacion.

Ema Pula nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se dekadën e fundit, mbrojtja e mjedisit nuk është konsideruar si prioritet në Kosovë. Sipas saj, janë marrë shumë vendime arbitrare që kanë ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve dhe kanë degraduar mjedisin.

“Për më tepër, përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse për çështjet mjedisore mbetet në ajër. Mungesa e gjithëpërfshirës në procesin mjedisor është shqetësuese dhe më së shumti si rezultat i hezitimit politik për të përfshirë qytetarët në procese kaq të rëndësishme. Kosova tashmë ballafaqohet me qindra hidrocentrale të jashtëligjshme, gurëthyes, objekte tjera ilegale, të cilat kanë degraduar rëndë mjedisin dhe kanë ndryshuar jetën e njerëzve qe jetojnë pranë tyre. Po ashtu, Kushtetuta e Kosovës parasheh që përgjegjësia për mbrojtjen e mjedisit është e të gjithëve dhe që qytetarëve t’u garantohet përfshirja ne proceset vendimmarrëse që kanë të bëjnë me mjedisin ku jetojnë, ndërkohë që obligon institucionet publike që të angazhohen për garantimin e kësaj të drejte themelore”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Pula shtoi se korniza ligjore nuk siguron mbrojtjen e mjedisit dhe pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje institucionale.

Me qëllim të informimit dhe edukimit të duhur të qytetarëve për çështjet mjedisore, GLPS ka lansuar platformën “Ambientalisti”.

“Do të shërbejë si një ‘one-stop-shop’ për të gjithë ata që janë të interesuar të angazhohen me çështje mjedisore, shoqërinë civile, aktivistët mjedisorë dhe publikun në përgjithësi. Ndër të tjera, platforma ofron informacion në kohë reale për debatet publike të planifikuara apo konsultimet publike në lidhje me vendimet që ndikojnë në mjedis apo legjislacion. Këto informacione ofrohen dhe në formë të kalendarit e që janë më të lehta për t’u përcjellë. Platforma përmban edhe informacionin si vijon: Datat e debateve publike të planifikuara për t’u mbajtur për projekte që ndikojnë në mjedis ose për legjislacion, të cilat do të vendosen në këtë kalendar sipas datave të caktuara. Po ashtu, në këtë kalendar do të vendosen edhe njoftimet për konsultime publike dhe afate kohore”, ka treguar Pula.

Kjo platformë do të përmbajë edhe infografika të ndryshme lidhur me çështjet mjedisore.

“Qëllimi i platformës është që të bëhet një qendër informative për çështjet që kanë të bëjnë me aspektet mjedisore në Kosovë, dhe një vend ku qytetarët dhe komunitetet në mbarë Kosovën mund të informohen rregullisht dhe të inkurajohen për t’u përfshirë. Ambientalisti është i qasshëm në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. Në të njëjtën kohë, Ambientalistin mund ta gjeni edhe në rrjetet sociale, më saktësisht në Facebook”, ka përfunduar ajo.

Krijimi i platformës “Ambientalisti.info” është mbështetur nga “Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovës” financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile në partneritet me Partnerët në Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim.

Lajmet

Sot nafta 1.64 euro, benzina 1.39 euro

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 23 prill 2026.

Sipas vendimit të fundit, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë: Nafta (dizel): 1.64 euro për litër Benzina: 1.39 euro për litër; Gasi: 0.87 euro për litër.

MINT ka njoftuar qytetarët se për çdo parregullsi apo ankesë lidhur me çmimet në treg, mund të adresohen në emailin zyrtar të departamentit të konsumatorit ose përmes numrit të telefonit pa pagesë.

Këto çmime po vazhdojnë të mbeten në nivele të larta, kryesisht si pasojë e pasigurisë në tregjet ndërkombëtare dhe tensioneve të vazhdueshme nga konflikti mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit, gjë që ka reflektuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve edhe në tregun tonë.

Continue Reading

Lajmet

Rahoveci drejt një qendre moderne për art dhe inovacion

Published

on

Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e jetës kulturore dhe kreative në qytet. Kjo qendër pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të avancuara për krijimtari, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

Me një investim që tejkalon 3 milionë euro, projekti synon të forcojë infrastrukturën kulturore në Rahovec dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.

Continue Reading

Lajmet

Kapen të dyshuarit që vodhën cigaret elektronike nga vetura në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Vushtrri.

Rasti ishte denoncuar me 22 prill, pasi një qytetar kishte raportuar se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës dhe prej andej kishin vjedhur rreth 400 lloje të cigareve elektronike. Pas një pune operative dhe hetimore, njësitet policore kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i prangosin të dyshuarit në Mitrovicën e Jugut.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pjesë të cigareve elektronike që ishin raportuar si të vjedhura.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët do të mbrohen në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Continue Reading

Lajmet

Fitore bindëse e Donjeta Sadikut në Kupën Botërore të boksit

Published

on

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar fitore bindëse në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, që po mbahet në Foz do Iguaçu të Brazilit.

Në mbrëmjen e 22 prillit, në kategorinë deri në 60 kilogramë, Sadiku e mposhti përfaqësuesen e Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0. Ajo e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e rrëzuar dy herë kundërshtaren në knockdown. Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku realizoi një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë me numërim dhe të ndalë përkohësisht kundërshtaren. Në raundin e tretë, Sadiku ruajti kontrollin e plotë të meçit dhe e përmbylli duelin me epërsi të thellë.

Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar më 24 prill, duke filluar nga ora 16:00.

Continue Reading

Të kërkuara