Lajmet

​Gjakovë, të gjitha shkollat në grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit i është bashkuar grevës që nga data 25 gusht.

Published

on

Asnjë shkollë në Gjakovë nuk ka mbajtur mësim në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor. Ani pse ka pasur raste kur nxënësit e 48 shkollave në këtë vend kanë shkuar në shkolla, mësimdhënësit kanë përkrahur vendimin e BSPK-së për greva.

Zymber Berisha, shef i sektorit të arsimit në Komunën e Gjakovës thekson se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, por sot asnjë nga shkollat nuk kanë mbajtur mësim.

“Ditën e sotme jemi gjetur para një akti tjetër të marrë nga sindikata, e cila ka apeluar ndaj mësimdhënësve që të mbajnë sot grevë. Tani të gjirha shkollat janë në grevë. Ka pasur raste që në disa shkolla kanë ardhur disa nxënës, por janë kthyer në klasët e tyre dhe nuk i kanë gjetur mësimdhënësit…Asnjë shkollë nuk ka vazhduar me procesin e mësimit”, deklaron Berisha.

Ai thotë se janë furnizuar me tekstet shkollore, por që ende nuk është bërë shpërndarja.

Një gjë të tillë konfirmon edhe zëvendësdrejtoresha e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Zekeria Rexha”, Shote Bezera.

“Shkolla jonë është përgatitur si çdo vit më herët, që të bëjmë përgatitjet më herët si shkollë. Mirëpo, mësimdhënësit, shumica prej tyre kanë shprehur dëshirën që të mbajnë grevën. Njëri nga mësimdhënësit e ka mbajtur një orë mësimore, mirëpo me një nxënës. Kështu që nuk kemi të drejtë me ia ndaluar askujt, është e drejtë e secilit dhe vendim i secilit”, thotë ajo.

Ajo tregon se kujdestarët e paraleleve kanë njoftuar prindërit nëse do të mbahet mësimi.

“Shkolla jonë i ka rreth 80-90 mësimdhënës, i kemi gjithsej 1 mijë e 700 nxënës me 74 paralele; duke filluar nga parafillorët deri në klasën e nëntë…Ne drejtoria e shkollës e kemi marrë një vendim që ditëve në vazhdim do të shohim se çfarë do të bëjmë me këta mësimdhënës që t’u mundësojmë ta mbajnë mësimin. Tash varët prej rrethanave që do të jenë”, shton Bezera.

Sipas Bezerës, greva është në dëm të nxënësve.

“Dihet se është në dëm të nxënësve është shumë i madh, meqë sot nuk mbajnë mësim. Dihet se kemi pasur pushim…Është një dëm i madh kur kemi parasysh edhe kihën e pandemisë që kemi humbur mjaft”, përfundon Bezera.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit i është bashkuar grevës që nga data 25 gusht. Për këtë gjatë ditës ka reaguar edhe Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, ku ka thënë se 320 mijë fëmijëve po i mohohet e drejta e arsimit. Rreth 25 mijë sot kanë pritur të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara