Lajmet

​Gexha-Bunjaku thotë se masat antiCOVID janë duke u shqyrtuar

Gexha-Bunjaku: I vetmi sukses për ta mbajtur nën kontroll pandeminë është vaksinimi.

Published

on

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka deklaruar se masat antiCOVID janë duke u shqyrtuar, por që nuk ka dhënë detaje se kur do të ketë vendim për lehtësim të tyre.

Ajo pasi ka vizituar ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, tha se i vetmi sukses për të parandaluar dhe për të mbajtur nën kontroll pandeminë është vaksinimi.

“Edhe pse jemi në një situatë stabile epidemiologjike në vendin tonë, megjithatë prania e variantit delta e cila është e konfirmuar në të gjitha mostrat të cilat janë dërguar për sekonsionim gjenetik mbetet me 100 përqind dominim varianti delta. Kështu që për të parandaluar dhe për të mbajtur nënkontroll përhapjen e COVID-19 në vend rritja e shkallës së vaksinimit e kombinuar me masat parandaluese janë i vetmi sukses që mund ta arrijmë. Sigurisht që masat janë duke u shqyrtuar dhe së shpejti do të informoheni, të gjitha masat propozohen në qeveri nga Ministria e Shëndetësisë pas diskutimeve që i kemi me ekspertët shëndetësor dhe me hisedarët tjerë të cilët janë të përfshirë. Gjithmonë duke e gjetur ekuilibrin më të mirë në mes të shëndetit publik po edhe shëndetit social dhe sektorit të ekonomisë”, tha ajo.

E pyetur se a po e shtyhet vendimmarrja për masat antiCOVID për shkak se në vend do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ajo tha se do të vazhdojnë masat e njëjta ku grumbullimet do të jenë me numër të kufizuar të personave.

“Sigurisht që masat e përgjithshme janë të njëjta në mbarë botën, por secili vend e ka të drejtën të shqyrtojë dhe t’i përshtat ato brenda situatës të cilën e ka në vend. Ne jemi në fushatë zgjedhore, kemi qenë më përpara, tash do të vazhdohet edhe në 21 komuna, do të thotë më shumë se gjysma e Kosovës prapë është në fushatë zgjedhore, do të vazhdojnë masat e njëjta ku grumbullimet do të jenë me numër të kufizuar të personave. Por, më e rëndësishmja është që sa më shumë që vaksinohemi aq më të lirë do të jemi dhe mundësia për të shijuar jetën si më herët do të jetë shumë më e madhe”, tha ajo.

Komunat e Kosovës pas rënies së numrit të rasteve të reja me COVID-19 kanë kërkuar largimin e orës policore, shtimin e orarit të punës për gastronominë dhe heqjen e masës për bartje të maskës kur personi është i vetëm

Lajmet

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Lajmet

Super fundjavë futbolli në Evropë

Published

on

By

Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.

Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.

Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.

Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.

Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.

Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.

Continue Reading

Lajmet

Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.

Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.

Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.

Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

 

Continue Reading

Të kërkuara