Lajmet

​Gazi dhe benzina shtrenjtohen për një cent

Nafta ka mbetur njëjtë me një ditë më parë.

Publikuar

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të mërkurën.

Sipas njoftimit, gazi është shtrenjtuar për një cent, nafta ka mbetur njëjtë me një ditë më parë, ndërsa benzina është shtrenjtuar për një cent.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.74 euro për litër, i benzinës 1.61 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.79 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Lajmet

​Kuleba dhe Cameron diskutojnë për përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Publikuar

nga

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe homologu i tij britanik, David Cameron, ku mbërritën për një vizitë në Kiev, kanë diskutuar për përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe tema të tjera. Këtë e ka bërë të ditur Kuleba në rrjetin social X, transmeton Ukrinform.

Kuleba tha se ai dhe Cameron u përqendruan në përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, veçanërisht mbrojtjen ajrore, si dhe përgatitjet e përbashkëta për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare.

“Ne u fokusuam gjithashtu në hapat e ardhshëm për të mundësuar përdorimin e aseteve të ngrira ruse për përfitimin e Ukrainës”, shtoi ai.

Kuleba falënderoi gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin me Ukrainën.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Publikuar

nga

Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza. Sekiraqës i është ndërprerë edhe masa e arrestit shtëpiak.

Në seancën e fundit, më 29 prill, Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Sekiraqës derisa ky i fundit kishte deklaruar se me ish-policin s’kishte pasur probleme më herët.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh./Betimipërdrejtësi

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Hoti: Në tri vitet e fundit shënohet regres në zhvillimin ekonomik e social

Publikuar

nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se lufta e Qeverisë në tri vitet e fundit ndaj mediave, sindikatave, bizneseve dhe ndaj çdokujt që ka qenë kritik ka degraduar demokracinë në vend, zhvillimin ekonomik dhe për barazinë sociale.

Reagimi i ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vjen pasi Organizata “Reporterët Pa Kufij” ka publikuar Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për dallim nga viti i kaluar që ishte në të 56-të, duke shënuar kështu rënie për 19 vende.

“E kemi ngritur këtë shqetësim në vazhdimësi. Tani po dëshmohet nga tri raporte ndërkombëtare, të cilat i pranuam këto ditë: nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga Freedom House dhe së fundmi nga “Reporterët pa Kufij”. Secili raport më negativ se tjetri. Ky i fundit, që merret me lirinë e mediave, na rendit për 19 pozita më poshtë. E vërteta është se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është ballafaquar me sfida në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme, në luftimin e korrupsionit, në fuqizimin e mediave dhe shoqërisë civile dhe në avancimin e dialogut social”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij nga viti në vit është shënuar progres dhe Kosova ka qenë e renditur ndër vendet me demokracinë më funksionale në rajon. Derisa sipas Hotit në tri vitet e fundit, është shënuar regres në çdo dimension të zhvillimit ekonomik e social.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

AGK: Raporti i Reporterëve pa Kufij duhet të jetë alarm për qeverinë e Kosovës

Publikuar

nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, bashkë me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, ka shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se Kosova ka shënuar regres për 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56, në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij. Ai ka thënë se ky raport duhet qe të jetë alarm për qeverinë e Kosovës.

“Si rrallë ndonjëherë mëngjesi ka nisur me një raport të Indeksit e Reporterëve Pa Kufij  që në vitet e fundit Kosova shënon regresin më të madh, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56. Kjo rëndohet mund të mos jetë befasi për atë që kemi përjetuar në vitin e fundit por duhet që të jetë alarm për ata, që këtu e kam fjalën për institucionet e Kosovës, për qeverinë. Siguria e gazetarëve ka qenë një shqetësim vitin e kaluar”, ka thënë Rexha.

Ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ka thënë se gazetarët duhet të jenë në gjendje të mirë dhe të fortë, për të bërë punën e tyre duhet që të jenë të lirë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara