Lajmet

​FSSHK kërkon respektimin e masave anti-covid gjatë fushatës së subjekteve politike

Published

on

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka apeluar tek të gjitha subjektet politike garuese në zgjedhje e parakohshme që gjatë fushatës e cila fillon nesër, të zbatojnë rekomandimet dhe respektojnë masat kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimet për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Sipas kësaj organizate, zbatimi i masave anti COVID është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm.

“Çdo veprim tjetër në kundërshtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimeve në fuqi për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 mbeten përgjegjësi e liderëve të këtyre subjekteve, kurse në anën tjetër bëhet barrë e institucioneve shëndetësore gjegjësisht punëtorëve shëndetësor të cilët po i bëjnë një vit duke u marr intenzivisht me trajtimin e qytetarëve të infektuar me COVID-19. Mosrespektimi i masave nënkupton rritjen e numrit të infektuarve si pasojë edhe rritjen e numrit të vdekjeve, mos u bëni shkaktar të kësaj të keqeje sepse populli do ju ndëshkoj, të gjithëve pa përjashtim”, thuhet në komunikatë.

FSSHK kërkon nga subjektet politike që në tubimet e tyre për shpalosje të programeve ta kenë prioritet marrjen e masave për prandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Lajmet

Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Të turpëruar nga thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë

Published

on

By

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka thënë se populli maqedonas është i turpëruar nga thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë në fundjavë në qytetin e Kumanovës.

Për shkak të analfabetizmit tonë sportiv, që ndodh për të kush e di të satën herë, me të drejtë nuk ndalen reagimet ndaj incidentit të tmerrshëm në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm qëlluan me plumba urrejtjeje ndaj bashkëqytetarëve tanë shqiptarë — por në fakt, na goditën të gjithëve, madje edhe vetveten, dhe sërish jemi të turpëruar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Siljanovska Davkova ka thënë se Maqedonia nuk do të lejojë më që arenat sportive të kthehen në “arena tifozësh gladiatorësh”. Sipas presidentes maqedonase, mësimi i parë se “si të brohorasësh” mësohet në shtëpi e më pas në shkolla. Ajo ka thënë se shteti duhet t’u kundërvihet urrejtjes së tifozëve dhe të mësojë se si të brohorasin. Sipas saj, Maqedonia e Veriut ka nevojë për “një alfabet të brohoritjes si kënaqësi sportive”.

“Maqedoni e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, janë disa nga parullat e kënduara nga tifozët vendas, thirrje të lidhura me retorikën naziste të shfarosjes. Thirrjet u bënë në praninë e kryeministrit maqedonas e zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Continue Reading

Lajmet

Një mërgimtar arrestohet në Serbi teksa po vinte në Kosovë

Published

on

By

Një mërgimtar nga Gjermania është arrestuar në Serbi teksa kishte marrë rrugën për në Kosovë.

Behar Preniqi është ndaluar nga autoritetet serbe nën arsyetimin e krimeve të luftës duke pretenduar se ai ishte pjesë e UÇK-së.

Raportohet se Preniqi është arrestuar në Bajakovo në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

Continue Reading

Lajmet

Pritja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë deri në 10 minuta

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare.

Sipas të dhënave të publikuara nga kjo qendër, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Jarinjë dhe Muçibabë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga tre deri në pesë minuta.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2027 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 107 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 53 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 8 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona janë në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Të kërkuara