Lajmet

​Fjalët më të fuqishme që duhet t’i përdorni në intervista të punës

Hulumtoni historinë e kompanisë.

Published

on

Disa aspekte të mënyrës formale të intervistës mund t’ju bëjnë të ndiheni jo rehat, por me disa këshilla të thjeshta, mund të dukeni me vetëbesim dhe t’ia dilni mbanë, duke pasur një komunikim me vlerë si kandidatë. Njëra prej mënyrave shumë të rëndësishme gjatë kohës sa bëheni gati është që të krijoni një listë me disa fjalë që janë familjare për profesionin ose pozitën në të cilën po aplikoni. Në këtë mënyrë ato do t’ju ndihmojnë që t’i shpjegoni kualifikimet, aftësitë dhe aspektet unike të personalitetit. Por edhe të tregoni që jeni në dijeni se për çfarë keni aplikuar.

Mund të filloni duke lexuar për llojin e komunikimit që e përdorë kompania, në faqen e kompanisë, rrjete sociale dhe shkrimet e mediave. Hulumtoni historinë e kompanisë, njihni specifikat e përshkrimit të punës, kështu që mund ta dini se cilat janë fjalët kyçe që mund t’i përdorni e të cilat përshtaten me punën!

Fjalët më të fuqishme që mund t’i përdorni në intervistë

“Mundem”, “do ta bëj”

Frazat si “Mund të kontribuoj…” dhe “Mund t’i ofroj pikat e mia të forta në këtë drejtim…”. Kjo tregon që jeni pozitivë dhe besoni që i keni talentet dhe aftësitë që i duhen asaj kompanie. Fjala “mundem” në mënyrë të veçantë nënkupton që e keni të qartë se çfarë do të bëni dhe që keni ardhur me qëllimin më të madh për ta dhënë më të mirën në kompani.

“Mezi po pres”

Posa ta keni “fituar” intervistën mund ta bëni një përgjigje si “mezi po pres të tregoj se çfarë mund t’i sjell kompanisë tuaj!” Kjo është një gjuhë pozitive dhe shpresëdhënëse si dhe tregon vetëbesim në aftësitë tuaja. Pastaj, gjatë intervistës mund ta përdorni për të shpjeguar aspekte të punës si dhe për të treguar se sa entuziastë jeni për t’u bashkëngjitur.

Respekt

Pasi të jeni familjarizuar me kompaninë, mund të përshkruani në intervistë aspekte specifike rreth produkteve të kompanisë, praktikave, llojllojshmërisë ose projektet që i respektoni. Duke treguar respekt tregon që keni hulumtuar për biznesin dhe ju ndihmon që të flsni për gjëra specifike, kështu që punëdhënësi do trë jetë më i lirë të biseduar rreth çështjeve më të thella.

Mundësia

“Mundësia” është një fjalë që përshkruan shanset që ju janë dhënë në të kaluarën për të zhvilluar aftësitë tuaja dhe tregon mundësinë dhe mirënjohjen. Shpesh shoqërohet me një ofertë pune në një mjedis interviste. Mund të flisni për mundësitë e kaluara dhe sesi jeni të ngazëllyer për perspektivat e mundësive të ardhshme.

Përvoja

Edhe pse CV-ja e tregon gjithë përvojën që e keni pasur, shpesh është përmbledhje e shkurtër e detyrave që i keni pasur gjatë karrierës dhe arritjeve gjatë saj. Kur është e mundur, është më mirë që t’i përshkruani detyrat, projektet ose produktet tuaja gjatë punëve të mëparshme. Duke thënë që keni “përvojë” bën që punëdhënësi t’iu shohë si të ditur dhe të kualifikuar.

Shkathtësitë

Ngjashëm me përshkrimin e përvojës suaj, vënia në dukje e disa aftësive tuaja mund të ndihmojë një intervistues t’ju njohë më mirë. Në vend që të rendisni shumë aftësi, zgjidhni një ose disa që ju ndihmojnë të ju rekomandojmë për pozicionin. Për shembull, në vend që të thoni se keni aftësi kompjuterike, mund të shpjegoni se si jeni të aftë në programe të caktuara softuerike që mund t’i përdorni në punë.

Qëllimet

Mund të jetë e dobishme të tregoni se si puna e ardhshme ju ndihmon të përmbushni qëllimet tuaja profesionale. Përshkruani qëllimet tuaja dhe se si puna mund t’ju japë aftësi ose përvojë! Për shembull, nëse keni punuar në një punë të nivelit fillestar në administratë dhe po kërkoni një pozicion drejtues, flisni sesi përvoja juaj ju ka ndihmuar të formuloni qëllimin tuaj dhe pse besoni se pozicioni i ardhshëm ju ndihmon të arrini atë qëllim!

Fleksibilitet

Nëse mund ta dëshmoni se mund të punoni me njerëz të ndryshëm në mjedise të ndryshme dhe të përshtateni me ndryshimet në projekte, afatet dhe fushëveprimin, do të jepni të kuptoni që mund të jeni një pjesëtar që përshtatet dhe që është pozitiv për një ekip. Ju mund të shpjegoni se si jeni përshtatur me ndryshimin e rrethanave në të kaluarën dhe çfarë ju ka mësuar të qenit fleksibil për veten tuaj!

Misioni i kompanisë

Pasi ta keni lexuar misionin e kompanisë, mund t’i përmendni pjesë të tij që lidhen me filozofinë personale të punës. Përshkruani detaje që mendoni se janë frymëzuese dhe ju ndihmojnë që t’i plotësoni qëllimet! Sigurohuni që të jeni të sinqertë dhe të keni në diskutim natyral! Mund të bëni pyetje rreth evolucionit të deklaratës së misionit për të shfaqur se po tregoni kujdes dhe dëshironi që t’i kuptoni vlerat kryesore të kompanisë.

I besueshëm

Shumica e kompanive i vlerësojnë ata punonjës të cilët arrijnë me kohë në kompani. Përdorni kohën në mënyrë efektive që të bëni punë cilësore dhe t’i arrini oraret e fundit të detyrave! Argumentoni besueshmërinë me shembuj konkretë nga punët e mëparshme ose ato vullnetare.

Lider

Edhe nëse nuk po intervistoheni për një pozicion drejtues, udhëheqja në çdo rol është e vlefshme. Përshkruani një kohë kur ju është dhënë një pozitë udhëheqëse ose përvoja që ju kanë ndihmuar të zhvilloni cilësitë drejtuese! Mendoni se çfarë do të thotë për ju të qenit udhëheqës dhe më pas shtjellon përgjigjen tuaj!

Shembull

Në vend që të thoni “Unë isha përgjegjës për ndërtimin e ekipit”, mund të shtoni diçka si “A mund të jap një shembull sesi një ushtrim i ndërtimit të ekipit e rriti unitetin e zyrës sonë?” Pastaj mund të shpjegoni shkurtimisht aktivitetin dhe disa rezultate që i keni parë! Shembujt mund të ndihmojnë një intervistues që t’ju njohë më mirë, dhe do t’i nxjerrin në pah cilësitë ose aftësitë tuaja kur ata përqendrohen në disa detaje të caktuara.

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jessie J ndërpret koncertin pas përleshjes së fansave në turmë

Published

on

Këngëtarja britanike Jessie J ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj në Angli, pasi disa fansa në turmë u përfshinë në një përleshje.

Gjatë koncertit pranë Londrës, këngëtarja u kërkoi të pranishmëve të qetësoheshin dhe të mos përfshiheshin në konflikte.

“Ky është alkooli dhe egoja. Thjesht qetësohuni. Të grindesh është humbje kohe, sidomos të godasësh dikë. Dhe para fëmijëve, absolutisht jo”, u tha ajo fansave.

Jessie J u bëri thirrje të pranishmëve që të mos reagonin me agresivitet, edhe në rastet kur dikush tjetër po sillej keq.

Pasi situata nuk u qetësua, këngëtarja kërkoi që personat e përfshirë në konflikt të nxirreshin nga salla, në mënyrë që koncerti të vazhdonte.

“Shumë njerëz kanë shpenzuar para për këtë koncert për të më parë. Thjesht nxirrini jashtë që të vazhdojmë. Nuk më duhen këtu. Njerëzit kanë pritur me orë të tëra për të na parë”, tha ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga fansat, të cilët e vlerësuan për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe të vendosur se si e menaxhoi situatën./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Po rinovohet Teatri ODA në Prishtinë, investim prej 1.3 milionë eurosh

Published

on

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të Teatrit ODA në Prishtinë, një nga hapësirat më të rëndësishme të skenës së pavarur dhe artit bashkëkohor në Kosovë.

Pas më shumë se dy dekadash veprimtari artistike, objekti po transformohet me synim krijimin e kushteve më të mira për artistët dhe publikun, duke ruajtur rolin e tij në jetën kulturore të kryeqytetit.

Projekti kap vlerën prej 1.3 milionë eurosh dhe synon forcimin e infrastrukturës kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e skenës artistike në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu në Prizren

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Koçbashliu, një aset me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe etnologjike, i cili ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Kjo shtëpi tradicionale ruan elemente karakteristike të arkitekturës qytetare prizrenase, ndër to edhe hajatin dhe çardakun, që i japin objektit veçoritë e tij tipologjike.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e këtij objekti dhe e vlerave të tij të trashëgimisë kulturore, duke mbrojtur një pjesë të rëndësishme të kujtesës dhe identitetit historik të Prizrenit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara