Lajmet

​Filluan punimet e projektit të unazës në qendër, pritet shkarkimi i trafikut

Rama, tha se ky është projekti më i rëndësishëm në dhjetë vitet e fundit.

Published

on

Kanë filluar sot punimet e projektit të unazës qendër në lagjen Arbëria, për të cilin kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është më i rëndësishmi në dhjetë vitet e fundit.

Rama theksoi se me këtë projekt do të mundësohet lëvizja më e mirë e trafikut dhe lidhja e Arbërisë me pjesët tjera të qytetit, pa krijuar kolona. Ai tha se projekti pritet të përfundojë brenda tre muajve dhe se faza e parë i ka kushtuar kryeqytetit mbi një milion euro.

“Kemi filluar më një projekt që mund te them që është projekti me rëndësinë më të madhe gjatë 10 viteve të fundit për Prishtinën. Është projekti që krijon lidhje të mirëfilltë me lagjen Arbëria me dy rrethrrotullimet të cilat mundësojnë edhe shkarkimin e madh të trafikut dhe mundësojnë edhe lëvizje shumë më të mirë edhe më të lirë edhe për transport alternativ: biçikleta, trotinete dhe këmbësorë… Këtë po e bëjmë të mundur dhe është një projekt madhor, ku faza e parë është 700 metra dhe është 1 milion e 141 mijë euro. Vitin tjetër vazhdojmë me këtë projekt edhe me fazën e dytë që ndërlidh rrethrrotullimin e madh, i cili e lidhë Prishtinën me Fushë Kosovën dhe Mitrovicën… Ka me qenë një projekt i cili përkundër madhësisë së tij pretendojmë ta kryejmë brenda 90 ditëve pune. Tash jeni më fund të nëntorit kështu që do të kemi problem me kohën, shpresoj jo shumë, mirëpo ky është plani dinamik të cilit do të mundohemi t’i përmbahemi me përpikmëri”, tha Rama.

Ndërkaq drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferri tha se me këtë projekt synohet të gjendet zgjidhja për këmbësorët që kalojnë këtë rrugë. Po ashtu, ai tha se pritet të ndërtohet një tunel i cili mundëson kalimin e hekurudhave pa u penguar nga varrezat.

“Kemi menduar edhe pjesën e kalimit të këmbësoreve që në 2023 e kemi të planifikuar te stacioni i trenit me kalimin me Arbërinë dhe kemi kalimet e përkohshme tek pjesa e parë të cilën këmbësorët të mos të kalojnë në këtë formë. Jemi në koordinim të plotë edhe me të gjitha institucionet dhe nuk kemi diçka që na pengon… Kemi marrë një detyrë projektuese dhe kemi menduar që kalimi i hekurudhave të jetë me një formë të tunelit për t’iu shmangur varrezave të cilat e kanë penguar lidhjen e kësaj. Jemi duke punuar me projektin, deri në fund të vitit do të përfundojë dhe në fillimvit do të nisim punimet për këtë pjesën e ndërlidhjes së këtyre dy rreth rrotullimeve të cilat do të mundësojnë një komunikacion njëkahorë do të thotë pjesa e rrugës e cila është ekzistuese do të jetë njëdrejtimëshe ndërsa rruga të cilën jemi duke punuar do të ketë një drejtim tjetër që kjo mundëson një lehtësim jashtëzakonisht të mirë të komunikacionit”, tha ai.

Lajmet

36 vjet nga nisma për pajtimin e gjaqeve

Published

on

By

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çettës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje ndaj Sllobodan Millosheviqit për vetë emërimin si ‘kral’ i të gjithë serbëve në Fushë-Kosovë, mbylljes së shkollave, helmimit, mbylljen e universitetit, gazetave e mjeteve tjera të informimit, zgjimi i vetëdijes kombëtare ishte i paevitueshëm.

Kjo lëvizje u emërua si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetar u zgjodh Ibrahim Rugova. Rugova kishte pranë vetes edhe njerëz të njohur si atdhetar. Askush nuk luftonte për bajraktarizëm, por për atdheun, shkruan KosovaPress.

Kjo rini e shëndoshë, pa hezitim, timonin e pajtimit ia dhuroi Anton Çettës dhe profesorëve tjerë nga Instituti Albanologjik, intelektualëve kudo që gjendeshin, akademikëve, punëtorëve e fshatarëve, aktivistëve nga mbarë trojet tona etnike.

Njerëzit në atë kohë në krye me Anton Çettën, marshonin para qindra ekipe profesorësh, studentësh, aktivistësh, këngëtarësh e poetësh…pajtonin popullin, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për t’u bërë miq e vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin.

Faleshin për hatrin e atdheut. Në këto tubime madhështore që organizoheshin anembanë Kosovës e trojeve tjera etnike, si në Kaçanik e Lug të Drinit, Rrafsh të Dukagjinit e n´Verra të Llukës, në Shalë e në Karadak, në Llap, Drenicë e Gollak, në Has, Rekë, Podrime, Lapushë, Podgur e Rugovë, Rrafsh i Kosovës dhe kudo, e kudo në viset tjera, tregonte se për popullin tonë e atdheun kishte krisur ora e madhe e historisë sonë. Fryma e faljes dhe e pajtimit të gjaqeve, e nisur atëherë, mbetet e gjallë edhe sot, në disa raste. /Kosovapress/

Continue Reading

Lajmet

Borxhi në banka, mbi 600 milionë euro mbitërheqje nga qytetarët dhe bizneset

Published

on

By

Mbitërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën 655 milionë euro.

Sipas të dhënave të reviduara (verifikuara) nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), stoku i mbitërheqjeve apo overdrafteve në fund të vitit 2025 ka arritur vlerën prej 655 milionë eurove, një rritje prej 11.4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, të publikuara nga Instituti GAP, raporton KosovaPress.

Pjesën më të madhe të kësaj vlere e përbëjnë overdraftet e bizneseve, të cilat në vitin 2025 janë rritur për rreth 49 milionë euro apo 10 për qind.

Sipas një publikimi nga Instituti GAP, norma mesatare efektive (e ponderuar) e interesit e aplikuar në këto overdrafte gjatë vitit 2025 ishte 7 për qind.

“Ndërkaq, overdraftet e ekonomive familjare kapin vlerën prej 115.9 milionë euro, që përbën një rritje rreth 18 milionë euro apo 19% krahasuar me vitin paraprak. Norma mesatare efektive e interesit (e ponderuar) e aplikuar në overdraftet e ekonomive familjare gjatë vitit 2025 ishte 12.3 për qind”, thuhet në njoftimin e Institutit GAP, transmeton KosovaPress.

Grafika për mbitërheqjet bankare në Kosovë, 2015-2025:

 

Continue Reading

Lajmet

KQZ pritet që sot ta përmbyllë rinumërimin e votave

Published

on

By

Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të gjithsej 2 mijë e 557 vendvotimeve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai bëri me dije se deri më tani janë rinumëruar rreth 95% e tyre.

“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë”, deklaroi ai.

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Skenderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në ja në bërë gërmime në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.

Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.

Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara