Lajmet

​Fajon në Forumin e Bledit: Të bashkuar qëndrojmë, të ndarë biem

Ajo theksoi se anëtarët dhe institucionet e BE-së duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të angazhohen për unitet.

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha sot në hapjen e Forumit të 17-të Strategjik të Bledit, se uniteti dhe solidariteti janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Evropën dhe botën për të përballuar sfidat dhe pasojat e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Fajon theksoi se situata e shkaktuar nga lufta në Ukrainë është shumë shqetësuese dhe se ajo mund të zgjidhet me sukses vetëm nga “sistemi shumëpalësh”.

Ajo tha se dy forumet e kaluara u mbajtën në vazhdën e pandemisë së koronavirusit dhe në këtë kuptim ajo tha se “të gjithë shpresonim që bota të kthehej në një realitet të ri pas pandemisë”.

Por ne nuk prisnim që lufta në tokën evropiane të bëhej një realitet i ri”, theksoi Fajon.

Sipas saj, projekti dhjetëvjeçar i ribashkimit evropian, i cili vazhdon që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, u ndal me luftën në Ukrainë.

Ne nuk duam një perde të re të hekurt, por është e vështirë ta parandalojmë. Në këto rrethana është e rëndësishme ruajtja e kanaleve të hapura të komunikimit dhe funksionimi i organizatave ndërkombëtare”, tha Fajon.

Ajo theksoi se anëtarët dhe institucionet e BE-së duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të angazhohen për unitet. Në këtë kuptim, ajo u bëri thirrje populistëve në të gjithë Evropën që të mos ngatërrojnë unitetin, solidaritetin dhe efikasitetin e përbashkët të BE-së me egoizmin dhe marrjen e pikëve politike në vendet e tyre.

Njerëzit dhe bizneset tani po përballen me frikën lidhur me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Detyra kryesore e qeverive evropiane është gjetja e burimeve alternative të gazit dhe naftës”, theksoi ministrja e Jashtme sllovene.

Ajo u bëri thirrje të gjithëve që të jenë të bashkuar në gjetjen e zgjidhjeve të sfidave me mesazhin se “të bashkuar qëndrojmë, të ndarë biem”.

Lajmet

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%, LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Të kërkuara