Lajmet

​Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit në Elkos, kompania paralajmëron ndërtimin e objektit të ri

Rreth 35 milionë euro janë dëmet në “Elkos”.

Published

on

Ende nuk dihen rrethanat e shkaktuara për zjarrin e madh që kaploi të shtunën Depon e Importit të kompanisë “Elkos Center” në Pejë.

Mirëpo, ajo që dihet deri më tash është se nga zjarri i madh, rreth 35 milionë euro janë dëmet në “Elkos”.

Menaxheri i kësaj kompanie, Petrit Selmanaj deklaron se fatmirësisht nuk ka pasur punonjës brenda objektit në kohën kur është kapluar nga zjarri. Derisa ka thënë se punëtorët e kësaj depoje do të zhvendosen në sektorë të tjerë të kompanisë.

Selmanaj thotë se janë duke u bërë hetime nga organet kompetente për të mësuar shkakun e zjarrit.

Ai paralajmëroi se shumë shpejtë pritet ndërtimi i një objekti të ri.

“Sipas vlerësimeve të para, sepse ende vlerësimet definitive nuk kanë përfunduar, llogaritet rreth 35 milion euro… Janë duke u bërë hetimet dhe vlerësimet prej organeve kompetente dhe ende nuk mund të dalim me një komunikatë të sakte se nga është ardhur. Do të kuptohet me kohë, pas përfundimit të hetimeve… Sigurisht se pritet të ndërtohet (objekti) edhe më i mirë se që ka qenë, porse mbetet në vazhdim”, tha Selmanaj.

Në kohën kur ka kapluar zjarri, menaxheri i kësaj kompanie tha se nuk ka pasur punëtorë në kompani gjatë asaj kohe, mirëpo sipas tij, kanë qenë disa punëtor të kompanive të ndryshme, porse edhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Realisht, punonjës të kompanisë Elkos nuk ka pasur, sepse orari fillon në orën 09:00 deri në 17:00. Ndërsa, zjarri dyshohet se ka filluar rreth orës 08:15, ndërsa në 08:30 veç e ka kryer pjesën dërmuese të djegies. Mirëpo, kanë qenë disa punëtorë të kompanive ndërtimore që janë afër, me çka ata atë ditë janë trajtuar në spital dhe brenda ditës janë liruar në shtëpitë e tyre”, thotë ai.

Sa i përket anës financiare, ai tha se “Elkos” është në gjendje të mirë dhe nuk ka rrezik në këtë aspekt.

“Kompania Elkos është në gjendje të mirë financiare. Edhe punëtorët do të sistemohen në vende tjera deri të rregullohet objekti i ri, nuk ka asnjë problem në atë aspekt… Me ç ‘rast i siguron edhe kompanitë furnitorë që janë, çdo obligim nuk është problem për kompaninë”, tha Selmanaj.

“Elkos” është kapluar nga zjarri mëngjesin e së shtunës. Nga Policia për KosovaPress kanë thënë se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.

Ndërkaq, nga Spitali i Pejës patën bërë të ditur të shtunën se tetë persona nuk kanë marrë lëndime të renda, porse janë helmuar nga zjarri. Të njëjtit janë liruar atë ditë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë këtij takimi, Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për punën e ambasadorit, duke e falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.

Të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e vendeve respektive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe miqësore në të ardhmen.

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se Sami Lushtaku sulmoi fizikisht zëvendësministrin Hysni Mehani në Skenderaj

Published

on

By

Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës pas lëndimeve në kokë që morën gjatë një përleshjeje në një kafene në Skenderaj. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Mehani u sulmua nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku, dhe truprojat e tij derisa po pinte kafe.

Në reagimin e tyre, Vetëvendosje tha se Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Ky sulm tregon se këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje.”

Ndërsa, Sami Lushtaku i ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk i sulmoi ai, por se qytetarët reaguan të irrituar nga provokimet.

“Etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan!”, shkroi Lushtaku në Facebook.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi nga organet e rendit që të veprohet menjëherë.

“Mandati publik nuk është mburojë për forcë fizike ndaj kundërshtarit politik. Ftoj organet e rendit të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim”, shkruan Haxhiu.

Policia tashmë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon evakuimi në Trepçë: Dalin edhe 18 minatorët e fundit që mbetën të ngujuar në Stan Tërg

Published

on

By

Ka përfunduar me sukses operacioni i evakuimit në minierën e Trepçës në Stan Tërg, ku të gjithë minatorët që kishin mbetur të bllokuar tashmë kanë dalë mbi sipërfaqe. Lajmi është konfirmuar pas nxjerrjes së 18 punëtorëve të fundit, të cilët po qëndronin në zgafellë si pasojë e një defekti të rëndë elektrik.

Më herët, menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” kishte sqaruar përmes një njoftimi zyrtar se nga rreth 50 punëtorë sa ishin bllokuar fillimisht, 29 prej tyre kishin arritur të dalin menjëherë, ndërsa 18 të tjerë pritën ndërhyrjen alternative për shkak të bllokimit të liftit, raporton Ekonomia online.

Sipas ndërmarrjes, ky incident erdhi si pasojë e një avarie në linjën 35 kilovolt në Stan Tërg, ku shkëputja e një përcjellësi në hyrje të trafostacionit dëmtoi izolatorët dhe shkaktoi djegie në trafon kryesore që furnizon flotacionin me energji elektrike. Ekipet teknike kanë qenë në teren për të sanuar dëmtimet e stabilimenteve, ndërsa gjendja e minatorëve të evakuuar raportohet të jetë stabile. /Ekonomia online/

 

Continue Reading

Lajmet

REL: SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Published

on

By

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Sipas dokumentit, njoftimi mban numrin e transmetimit DDTC 26–017, dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë licencë. /REL/

Continue Reading

Të kërkuara