Lajmet

​Dy dëshmitarë në rastin e Salih Mustafës pritet të dëgjohen në janar 2022

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Published

on

Në Dhomat e Specializuara në Hagë nuk ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt pas kthimit nga pushimi i drekës, në seancën ku po gjykohet ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa.

Seanca ka vazhduar me disa urdhra të lëshuar nga kryetarja e trupit gjykues dhe me propozimet e saj për orarin e dëgjimit të dëshmitarëve të tjerë për muajt e ardhshëm.

Mappie Veldt-Foglia ka bërë të ditur se trupi gjykues do të mund të dëgjojë vetëm një dëshmitarë në javë ka deklaruar se dëgjimi i dy dëshmitarëve do të mbetet për muajin janar. Ajo ka thënë se nga zyra administrative janë njoftuar gjatë muajve në vijim nuk do të mund të zhvillohet sesioni i katërt i seancës dhe kjo vlen për çdo ditë. Andaj sipas saj, trupi gjykues për një javë do të mund të dëgjohet vetëm një dëshmitar, përjashtimisht nëse koha e pyetjeve e vlerësuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është më shumë se dy orë.

“Trupi gjykues propozon të ndjek rendin e propozuar nga ZPS me përjashtim të dëshmitarëve 4391, 4390 dhe 4676. Propozimi i trupit gjykues, është propozim sepse duhet të shikojmë edhe disponibilitetin dhe arsye të tjera, është që të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit 4676 në periudhën 17-19 nëntor 2021 dhe dëshmia e dëshmitarëve 4391 dhe 4390 në periudhën 22 deri 26 nëntor. Arsyeja për këtë ndryshim të propozuar është sepse në javën e 22 nëntorit, trupi gjykues ka në dispozicion siç u është komunikuar palëve dhe mbrojtëses së viktimave, nuk kemi më shumë se tri ditë radhazi për të dëgjuar dëshmitarët”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Ajo ka thënë se dëshmitarët 4601 dhe 4484 pritet të dëgjohen në muajin janar 2022.

“Për shkak të caktimit të orëve, të kohës pra, për seanca gjyqësore dëshmitari 4485 me shumë gjasë do të caktohet të dëshmojë në periudhën 13-15 dhjetor, dhe dëshmitarët 4601 dhe 4484 me shumë gjasë do të japin dëshminë në janar të vitit 2022. Nuk pres që të reagoni më vend tani por ky është propozimi ynë konkret lidhur me tre dëshmitarë”, ka thënë ajo.

Pjesa e fundit e seancës, e cila filloi me vonesë, u mbajt edhe më disa pjesë të mbyllura për publikun.

Në këtë seancë, kryetarja e trupit gjykues ka kërkuar nga palët që kur të paraqesin materiale si prova, të tregojnë edhe nivelin e klasifikimit të materialit në fjalë, për çka edhe ka lëshuar një urdhër për ZPS-në.

“ZPS të informojë trupin gjykues jo më vonë se dita e premte 12 nëntor 2021, se cilat materiale të përfshira në parashtrimin e protokolluar 201 përfshirë edhe materialet e përmendura nga i akuzuari në intervistën e tij me ZPS-në mund të klasifikohen si publike nëse ka dhe nëse do të konsiderohen si të pranuara. Gjithashtu ZPS-ja të bëjë të ditur jo më vonë se datat 15 tetor 2021, se cilat materiale të përfshira në parashtrime të protokolluara 128 mund të klasifikohen si publike nëse ka dhe konsiderohen si të pranuara”, ka thënë Foglia.

Dëshmitari i katërt i mbrojtur i ZPS-së, i cili ka dëshmuar sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndër të tjera ka thënë se nga dy persona me maska është dërguar në një objekt mbajtjeje në Zllashë ku sipas tij, ka marrë trajtim çnjerëzor.

Megjithatë, pjesa më e madhe e seancës është zhvilluar e mbyllur për publikun. Salih Mustafa ka marrë pjesë në këtë seancë me prezencë fizike. Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte. Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Lajmet

Sot deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Published

on

Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësi ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se gjykatësi të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshuar në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shoferi godet policin me veturë në Bërnjak, rasti nën hetim

Published

on

Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një kontrolli në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25, në pikën e kontrollit kufitar në Bërnjak, ku ishte ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka filluar lëvizjen me veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka goditur zyrtarin policor.

Viktima, zyrtar policor mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Graçanicë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë, ndërsa në njërin prej rasteve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, më 9 shtator rreth orës 02:10, është raportuar se një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, më 9 shtator është intervistuar një burrë kosovar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 shtator rreth orës 07:15, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara