Lajmet
Dorëzohen 15 kallëzime penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës në Kosovë
U shprehën optimiste se këto raste do të zbardhen.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiShoqata “Krimet e Luftës Gjakova 98’99” sot dorëzoi kontingjentin e 15 të kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së fundit në Kosovë, në Departamentin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës.
Shkëndije Hoda, udhëheqëse e grupit të shoqërisë civile për komunën e Gjakovës ka thënë se deri më tash kanë dorëzuar 80 kallëzime penale. Ajo gjithashtu është shprehur optimiste se këto raste do të zbardhen.
“Faktikisht sot është kontigjentini 15-të që është dorëzuar. Shoqata për krime lufte Gjakova, e cila vazhdon te sjell dosjet, kësaj here kemi sjell 80 lëndë dhe 80 kallëzime penale që kaënë të bëjnë me vrasje, tortura dhe dëme materiale të shkaktuara gjatë luftës. Është një prioritet për shoqatën, por është edhe një shtyrje për gratë e tjera që përmes shoqatës tonë munden me paditë, kur nje viktimë e dhunës seksuale ka ngritur një kallëzim penal ndaj 3 kriminelëve të cilët i ka njohur”, tha Hoda.
You may like
Lajmet
Vrasja e Ali Pashë Tepelenës, me urdhër të sulltanit
Published
44 minutes agoon
January 24, 2025By
UBT NEWSMë 24 janar të vitit 1822, një ngjarje e rëndë shënoi fundin e një periudhe të pasur dhe turbulente në historinë e Ballkanit – vrasja e Ali Pashë Tepelenës, i njohur ndryshe si “Luani i Epirit”. Ky akt i dhunshëm u realizua me urdhër të sulltanit të Perandorisë Osmane, Mahmudit II, që synonte të ndalonte ambiciet e Aliut për të krijuar një teritor të pavarur, një shtet të veçantë nën sundimin e tij. Ali Pasha kishte rritur fuqinë e tij në një mënyrë të konsiderueshme dhe kishte filluar të merrte hapa që rrezikonin dominimin e Perandorisë Osmane në rajon, gjë që kishte krijuar shqetësim të madh në Stamboll.
Ali Pasha ka sunduar në pashallëkun e Janinës për më shumë se 40 vjet (1788-1822), duke krijuar një shtet të fuqishëm dhe relativisht të pavarur brenda perandorisë. Ai kishte krijuar një administratë të fortë dhe kishte rritur fuqinë ekonomike dhe ushtarake të rajonit. Gjatë këtij periudhe, Janina dhe territoret që përfshiheshin nën kontrollin e tij patën një zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme kulturore dhe ekonomike.
Një nga arritjet kryesore të Ali Pashës ishte konsolidimi i strukturave shtetërore dhe krijimi i një administrate të fuqishme, e cila kontrollonte rrethe të mëdha në Epir, Thessali, dhe Madhi. Ai krijoi një ushtri të fuqishme, të armatosur mirë dhe të disiplinuar, që i shërbeu për të ruajtur pushtetin e tij. Po ashtu, nën sundimin e tij, u zhvilluan infrastrukturat, si ndërtimi i shkollave, bibliotekave, xhamive dhe kishave, që e bënë Janinën një qendër kulturore dhe fetare.
Në këtë periudhë, Aliu gjithashtu u angazhua në zhvillimin e arsimit dhe kulturës. Shumë institucione edukative, kulturore dhe fetare u ngritën, siç ishin shkollat, bibliotekat dhe objekte të tjera fetare që mbështesnin jetën intelektuale dhe shpirtërore. Akademitë ushtarake që ai ngriti, u shndërruan në shtylla të edukatës dhe trajnimit të oficerëve që pastaj shërbenin në ushtrinë e tij.
Por, përtej suksesit të brendshëm, ambiciet e Aliut për të krijuar një shtet të pavarur dhe ndikimi i tij gjithnjë e më të madh në rajon, bëri që ai të përballej me kundërshtimin e Perandorisë Osmane. Sulltani Mahmudi II, i cili e konsideronte Aliun si një kërcënim të mundshëm për sundimin e tij absolut, mori vendimin për të eliminuar këtë figurë të fuqishme dhe të papërmbajtshme.
Vrasja e Ali Pashë Tepelenës në vitin 1822 shënoi fundin e një periudhe të pasur dhe të lavdishme për Ballkanin, duke lënë pas një boshllëk që do të ndikohej për shumë vite në historinë e rajonit. Pas vrasjes, territoret që ai kontrollonte u shpërndanë dhe u ribashkuan nën sundimin e Perandorisë Osmane, por ndikimi dhe legjenda e Ali Pashës vazhduan të jetonin në kujtesën popullore, duke e bërë atë një nga figurat më të njohura dhe të diskutueshme të historisë së Shqipërisë dhe të rajonit./UBTNews/
Bota
DAVOS – Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në ditën e fundit të tij
Published
54 minutes agoon
January 24, 2025By
UBT NEWSTakimi i 55-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror po përfundon sot në Davos të Zvicrës, me 15 seanca finale që do të adresojnë çështje kyçe për zhvillimin global, ekonominë botërore, infrastrukturen digjitale dhe demokracinë.
Në ditën e fundit të samitit, që është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit për liderët politikë dhe të biznesit botëror, përfshihen diskutime dhe analizime të thella mbi çështje globale. Dje, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një fjalim nga distanca, duke përmendur një gamë të gjerë temash, përfshirë katër ditët e tij të para në detyrë, inflacionin global, tarifat e mundshme dhe theksimin e sloganit të tij “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”.
Në seancat e zhvilluara dje, tematikat përfshinin ekonomitë evropiane dhe indiane, pasojat e inflacionit global, ndikimin e ndryshimeve klimatike në Lindjen e Mesme, si dhe rreziqet dhe mundësitë që lidhen me tregtinë dhe tarifat. Gjithashtu, u diskutua mbi sfidat që po kalon bashkëpunimi global dhe fragmentimi që po përjetohet nga dobësimi gradual i këtij bashkëpunimi.
Samiti ka përfshirë gjithsej rreth 220 seanca gjatë katër ditëve të tij, ku folësit kanë ndarë mendimet e tyre mbi politika të ndryshme. Diskutimet kanë përfshirë politikat e reja të SHBA-së, rreziqet që vijnë nga dobësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar, transformimet në energjinë e pastër, si dhe ndikimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.
Takimi përfundon sot me fjalët përmbyllëse të presidentit dhe shefit ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende, i cili do të vlerësojë rezultatet e këtij samiti dhe do të shprehi angazhimin për të përballuar sfidat që po kalon ekonomia globale.
Ky samit i Davosit ka ofruar një mundësi të rëndësishme për diskutime të hapura dhe bashkëpunim mes liderëve, duke ofruar një platformë për zgjidhje të përbashkëta ndaj problematikave që po prekin mbarë botën./UBTNews/
Lajmet
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Published
1 hour agoon
January 24, 2025By
UBT NEWSPas 27 vitesh, është zbardhur vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë, Haki Avduti dhe Jakup Avduti, e kryer në Beograd më 26 janar 1998. Autor i dyshuar i kësaj vrasjeje është Zoran V. (48 vjeç), i cili u arrestua kohët e fundit në lidhje me një rast tjetër të drogës dhe armëve. Arrestimi i tij dhe analiza e ADN-së kanë ndihmuar në lidhjen e tij me këtë krim.
Vrasja ka ndodhur në katin e katërt të një ndërtese në rrugën “Zmaj Jovina”. Sipas informacioneve nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, dyshimet e bazuara sugjerojnë se Zoran V. ka qëlluar me pistoletë ndaj Hakiut dhe Jakupit, pasi ka vënë një maskë të zezë dhe doreza. Kur viktimat kanë arritur pranë derës së banesës numër 14, ai ka hapur zjarr dhe ka vrarë ata.
Pas krimit, autori është larguar duke hequr dhe hedhur kapuçin dhe dorëzat që kishte përdorur për të fshehur identitetin. Zoran V. kishte jetuar dhe punuar në Novi Sad për 27 vite pa u identifikuar si autor i krimit. Gjatë arrestimit të tij për një rast tjetër kriminal, ADN-ja e tij është marrë dhe ka rezultuar pozitive në lidhjen me vrasjen e dy vëllëzërve shqiptarë.
Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër Zoran V. për “vrasje të rëndë”, duke e çuar rastin në procedurat gjyqësore. Kjo ngjarje e tragjike që ka mbetur e pazbardhur për një periudhë të gjatë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe ka nxitur kërkesa për drejtësi gjatë këtyre viteve./UBTNews/
Lajmet
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin në BE
Published
1 hour agoon
January 24, 2025By
UBT NEWSMiroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, ka zhvilluar një diskutim të rëndësishëm me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Gjatë këtij takimi, Lajçak ka theksuar rëndësinë e diskutimeve mbi të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke e vlerësuar si një mundësi të rëndësishme për të vazhduar procesin e zgjerimit të BE-së.
Në një postim në platformën X, Lajçak ka shprehur vlerësimin për bisedën e zhvilluar, duke e cilësuar atë si një “bisedë konstruktive mbi zgjerimin e BE-së”. Emisari i BE-së theksoi rëndësinë e përfshirjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces, duke nënvizuar se kjo është një çështje e rëndësishme që kërkon angazhim dhe dialog të vazhdueshëm, veçanërisht në forume ndërkombëtare si Forumi Ekonomik Botëror.
Takimi i Lajçak me liderët e rajonit ka ofruar mundësinë për të diskutuar mbi progresin e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit evropian, si dhe sfidat dhe mundësitë që paraqiten në këtë drejtim. Dialogu për zgjerimin e BE-së ka qenë një prej temave kryesore të diskutimeve në Davos, dhe Lajçak ka theksuar se është e rëndësishme të vazhdojnë përpjekjet për të siguruar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësinë të përfshihen në këtë proces, duke kontribuar kështu në forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.
Ky takim në Davos ka pasur si qëllim edhe theksimin e angazhimit të Bashkimit Evropian për të mbështetur rajonin në përpjekjet e tij për të arritur standardet e nevojshme për anëtarësimin në BE./UBTNews/
Vrasja e Ali Pashë Tepelenës, me urdhër të sulltanit
DAVOS – Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në ditën e fundit të tij
104 vjet pa Amedeo Modiglianin, gjeniun ”e mallkuar” të artit modern
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin në BE
Digjet rafineria ruse e naftës pas sulmit më të madh ukrainas sivjet
Propozohet amendament për të lejuar mandatin e tretë të Trump si President i SHBA
Therje në mes të miturve në Skenderaj
Trump pezullon me 90 ditë programin për pranimin e refugjatëve në SHBA
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!