Lajmet

​Dollenberg: Doza e katërt e vaksinës antiCOVID mund të parandalojë ndonjë valë të re

Në një intervistë, ajo thotë se aktualisht situata me COVD është pak me shqetësuese.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shumë shpejt në Kosovë do të nisë aplikimi i dozës së katërt të vaksinës anti-COVID, e kjo është mirëpritur nga kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg, e cila thotë se në këtë mënyrë mund të parandalohet ndonjë shpërthim i mundshëm i ndonjë vale të re të COVID-it në vjeshtë.

Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se aktualisht situata me COVD është pak me shqetësuese.

“Është e vërtetë që situata po duket të bëhet pak më shqetësuese pasi që shifrat siç e kemi vënë re edhe vitin e kaluar gjatë periudhës së verës ka një tendencë për rritje dhe shpërthejnë, sipas statistikave të deritanishme, në periudhën e vjeshtës dhe për të parandaluar këtë eksperiencë të deritanishme ka filluar të planifikohet qoftë për Kosovën por edhe për vendet e tjera një vaksinim pak më intensiv. Dihet që më shumë se 90% e popullatës evropiane është tashmë e vaksinuar dhe mbi 70% i kanë marrë tri doza madje, kështu që doza e katërt për Gjermaninë ku unë jetoj por edhe për vendet e tjera evropiane është bërë standarde. Ndërkohë që edhe Kosova për fatin e mirë po fillon ta implementojë si tendencë që të vaksinuarit me tre doza të marrin dhe një dozë rifreskuese për të parandaluar shpërthimet e vjeshtës”, theksoi Dollenberg.

Specialistja e mjekësisë familjare konsideron se në Kosovë përqindja e vaksinimit kundër koronavirusit është e ulët, prandaj konsideron qe edhe vendosja e masave përfshirë mbajtjen e maskës është zgjidhje e duhur për të parandaluar përhapjen.

“Përqindja e të vaksinuarve është realitivisht e ulët në krahasim me vendet tjera evropiane kështu që nëse Gjermania e ka hequr pothuajse absolutisht çdo lloj tendence për kthimin e një ‘lockdoën’ ose të maskës sepse edhe përqindja edhe atyre që preken nga COVID gjithnjë është në ulje kjo gjë nuk do të vlejë patjetër për Kosovë sepse sa më i ulët niveli i vaksinimit aq më e lartë rrezikun. Rreziku në Kosovë është aktual, rishikimi është një ide dhe iniciativë shumë e mirë, por të gjitha statistikat vazhdojnë të flasin se nuk do të kemi në verë një rikthim të maskës apo të këtyre distancës sociale. Pandemia edhe për Kosovën do të ketë një fund së shpejti”, u shpreh ajo.

Krahas pandemisë COVID-19 bota tashmë është në rrezik edhe nga lija e majmunit, por Dollenberg konsideron se kjo sëmundje e re nuk paraqet ndonjë shqetësim të madh për Kosovën por edhe Evropën në përgjithësi për shkak të numri të kufizuar të rasteve.

“Lia e majmunit vazhdon të mbetet me një përqindje shumë të ulët në nivel evropian, janë më numër rastet që i kemi identifikuar në Gjermani… Për Kosovën vazhdon të jetë i parrezikshëm qoftë për përhapjen e një epidemie, por edhe nga ana klinike, mund të them që virusi i lijës së majmunit është shumë herë më i dobët sesa ajo e koronavirusit dhe nuk përhapet me rrugë ajrogjene sikur koronavirusi por vetëm me një minikontakt shumë intensiv trupor siç mund të jetë përqafimi, kontakt seksual, kështu që virusi i majmunit nuk është edhe për Kosovën një sfidë për shëndetësinë”, u shpreh Dollenberg.

Kujtojmë, që ditëve te fundit ka një rritje të rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. Vetëm në 24 orët e fundit pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 52 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 250. Ndërsa, sa i përket sëmundjes se lijës së majmunit, ka qenë vetëm një rast i dyshuar por që rezultatet e nxorën negativ.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara