Lajmet
Dita Ndërkombëtare pa Makina shënohet me disa aktivitete në kryeqytet
Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin makinat e tyre.
Published
4 years agoon
By
UBT.NewsMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bashkë me Komunën e Prishtinës, dhe organizatën “Marakli t’Bicikletave” kanë shënuar 22 Shtatorin – Ditën Ndërkombëtare pa Makina me disa aktivitete.
Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i qytetarëve që të shmangin makinat e tyre, në mënyrë që të ruhet sa më shumë ambienti.
Zëvendësministrja e MMPHI-së, Linda Çavdarbasha tha se janë 15 komuna të Kosovës që u janë bashkuar kësaj iniciative.
Ndërsa tha se si ministri janë duke punuar në strategjinë e transportit multi modern, e cila sipas saj do t’i ndihmojë jo vetëm nivelit qendror por edhe nivelit lokal për siç tha ajo, tranzicionin e ngadalshëm drejt orientimit të një transporti sa më të gjelbër.
Çavdarbasha tha se jo çdo herë përdorimi i makinave është i nevojshëm. Ajo tha se duhet filluar përdorimi i mjeteve të cilat janë më pak të dëmshme për publikun.
“Është shumë mirë që ne të investojmë që të fillojmë dhe të edukohemi se jo çdo herë përdorimi i makinave është i nevojshëm. Mundemi me ecë ën këmbë nëpër distanca të ndryshme mirëpo gjithashtu edhe të përdorim mjete të tjera të cilat janë më pak të dëmshme për mjedisin, e sidomos gjatë periudhës së dimrit ku e kemi edhe krizën energjetike dhe po hasim në shumë probleme me ndotjen e ajrit”, tha ajo.
Drejtori i shërbimeve, Ilirik Musliu tha se në bashkëpunim me komunën kanë bërë që sot transporti publik me qenë pa pagesë, me qëllim që të stimulojnë dhe të vetëdijwsojnë qytetarët për të përdorur transportin publik.
“Qëllimi është të bëjmë më të mirën e mundshme dhe sa më shpejtë të implementojmë edhe planin e mobilitetit, por dhe të bëjmë maksimumin që ta ruajmë ambientin të ndikojë në ruajtjen e ajrit, jemi në rangim shumë të keq. Jemi një prej kryeqyteteve me ndotjen më të madhe të ajrit andaj të gjithë bashkë duhet të bëjmë maksimumin për me ndryshua gjendjen që e kemi tash”, tha ai.
Musliu ka treguar edhe aktivitetet tjera që do të zhvillohen në kuadër të kësaj dite, ndër të cilat tha se do të ketë edhe aktivitete për fëmijë.
Ai ka shtuar se si komunë janë duke i shfrytëzuar edhe mjetet tjera të cilat ndihmojnë në implementim sa më të shpejtë të planit të mobilitetit. Ai tha se këtu ndërlidhen edhe shtigjet e biçikletave, projektet me efiçiencë siç është rasti i soliterave në Ulpianë, dhe shtrirja e rrjetit të Termokosit. Sipas tij, të gjitha kwto do të ndihmojnë në kohë sa më të shkurtër në vetëdijësim të qytetarëve dhe ruajtjen e cilësisë të ajrit.
Sipas tij, shifrat e personave që vozisin vetura janë mjaftë të mëdha, ndërsa ka thënë se duhet ndryshuar ky numër me qëllim për ta ruajtur ambientin.
“Shifrat që janë tani për momentin janë shqetësuese nëse shohim përdorim të veturave për kokë të banorit por të njëjtin kohë edhe pronar të veturave, dhe mendojmë në një të ardhme për të ndryshuar këta numra me qëllim ta ruajmë ambientin dhe të rritët efikasiteti në mobilitetet me lëvizje të lirë”, tha ai.
Berat Rakovica nga organizata “Marakli t’Biciklave”, ka treguar qëllimin e aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të kësaj dite. Sipas tij, duhet të ketë hapësirë të njëjtë për biçikletat ashtu siç është edhe për veturat.
“Hapësirë për biçikleta sa kanë veturat duhet të kemi edhe ne, sepse fillimisht kemi qenë ne para veturave, pasi kemi qenë këmbësorë, pastaj jemi bërë çiklistë dhe pastaj drejtues të veturave, kështu ish dashtë me shku ën proporcion më kërkesën e qytetareve”, tha ai.
Ai po ashtu tha se kërkesa e qytetareve për ta përdorur biçikletën është shumë e madhe, ndërsa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të krijojnë më shumë kushte për biçikleta.
Qytetari, Ilir Konjuha ka thënë për KosovaPress se njerëzit kanë nevojë më shumë për aktivitete të tilla, po ashtu ka shtuar se duhet të ketë edhe më shumë hapësira për biciklista dhe respektim nga veturat për lëvizje.
“Hapësira duhet të ketë sa më shumë dhe kisha lutë nga ata me vetura të na respektojnë më shumë, sepse nuk po na respektojnë shumë”, tha ai.
Edhe qytetari, Gëzim Krasniqi është shprehur për KosovaPress se duhet të këtë më shumë hapësirë dhe aktivitete për biçikletat.
“Hapësirë për biçikleta duhet të ketë në çdo rrugicë dhe rrugë të Kosovës, sipas standardeve evropiane… Nga Komuna duhet të këtë aktivitete për shkak se nga projekti apo nga ajo që e ka paraparë para zgjedhjeve ka qenë si prioritet i komunës kjo çështje dhe mendoj se duhet të vazhdojë dhe duhet të këtë më tepër”, tha ai.
Pëllumb Bajqinovci tha se nevoja për lëvizje alternative është shumë e madhe. Ai kërkon nga komuna që të ketë rritje të shtigjeve, pasi sipas tij në këtë formë do të rritet më shumë siguria në komunikacion.
“Nevoja për lëvizjen alternative është shumë e madhe. Deri tash dhe mundësitë kanë qenë të kufizuara, andaj mendoj se me këtë programin e mobilitetit duhet të krijohen mundësi të reja për lëvizje. Rritja e shtigjeve për biçikleta, pasi me ato shtigje rritet edhe siguria në komunikacion për çiklistët dhe mundemi me ja arrit qëllimit”, tha ai.
Ndryshe, me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare pa Makina”, në kryeqytet do të ketë një mori aktivitetesh me qëllim të promovimit të lëvizjes së lirë, udhëtimit me transport publik dhe formave të tjera alternative të transportit.
Vendi
Gllogjani nderon dëshmorët në 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”
Published
19 minutes agoon
March 24, 2026By
UBTNews
Me rastin e 24 marsit, qytetarë të shumtë vizituan varrezat e dëshmorëve në Gllogjan për të nderuar 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”, duke kujtuar betejën e vitit 1998 mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, raporton Ekonomia Online.
Në këtë përvjetor, u lartësua sakrifica e dëshmorëve Him Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, të cilët ranë heroikisht gjatë rrethimit të fshatit.
Qytetari Ragip Gegaj theksoi rëndësinë e këtij vendi duke u shprehur se “kombi nuk ka nevojë me shku në Qabe, sepse Qaben e kanë në Dukagjin e në Drenicë”, duke shtuar se vizita te varret e dëshmorëve është detyrim për të mos harruar ditët më të vështira të Kosovës.
Ndjenja e krenarisë u reflektua edhe nga vizitorë të tjerë, si Gani Çeku nga Irzniqi, i cili u shpreh se homazhet në Prekaz e Gllogjan janë një privilegj për çdo qytetar.
“Këtu ne jemi të privilegjuar sa herë që vijmë këtu dhe bëjmë vizita, homazhe. Vendi i shenjtë, jo vetëm për mua, po për krejt popullin e Kosovës. Prekazi edhe Gllogjani. Unë jam shumë, shumë krenar që vizitoj këto varreza të dëshmorëve”, tha ai.
Ndërsa Shefqet Demhasaj nga Carrabregu nënvizoi se “tërë Kosova ia ka borxh Dukagjinit” për rezistencën e madhe që mundësoi lirinë e popullit.
Pjesë e këtij përvjetori ishin edhe brezat e rinj, si nxënësja Sumeja Lajçi e cila recitoi vargje për dëshmorët, duke dëshmuar se kujtimi për betejën e 24 marsit 1998 mbetet i gjallë dhe i shenjtë për të gjithë shqiptarët. /Ekonomia online/
Aktualitet
Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë
Published
2 hours agoon
March 24, 2026By
UBTNews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.
“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.
Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.
Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.
Video:
lajme
Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë
Published
3 hours agoon
March 24, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.
Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.
Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.
Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Lajmet
Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit
Published
4 hours agoon
March 24, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.
Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.
Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.
Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.
Gllogjani nderon dëshmorët në 28-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”
Irani godet Izraelin me raketa dhe sfidon hapur diplomacinë e Trumpit ndërsa kriza në Hormuz paralizon rajonin
Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë
Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë
Bill Cosby dënohet me 19.25 milionë dollarë dëmshpërblim
Gjetje e mjetit të pashpërthyer në Suharekë, policia siguron vendin e ngjarjes
Arrestohet një person në Gjakovë nën dyshimin për sulm seksual
Koncert solemn për 75-vjetorin e Arkivit të Kosovës në Prishtinë
Këto janë 10 parqet kombëtare më të vizituara në Amerikë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
