Aktualitet

​Disa ditë pa energji elektrike në lagjen e Muhaxherëve, telashe të mëdha banorëve dhe bizneseve

Krahas bizneseve ankesa për ndërprerje të energjisë elektrike shprehën edhe banorët e lagjes së Muhaxherëve.

Published

on

Tash e disa ditë banorët e lagjes së Muhaxherëve në Prishtinë po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike. Reduktimet janë që nga mëngjesi e deri në mbrëmje, gjë që po u shkakton telashe të gjithë banorëve por edhe bizneseve që veprojnë në këtë zonë të Prishtinës.

Në rrugët e kësaj lagje dëgjohet gjithandej zhurma e gjeneratorëve që janë ndezur si pasojë e mungesë së energjisë elektrike. E qytetarët as që janë njoftuar për këto ndërprerje të energjisë elektrike.

Veli Kajtazi nga shtypshkronja “Lena Grafik”, thotë se tash e disa ditë nuk po arrin të punojnë fare në mungesë të energjisë elektrike.

Ai thotë se nuk është i informuar për këto reduktime.

“Ne punojmë me teknologjinë më të re e cila thjesht pa energjinë elektrike nuk funksionon, por edhe rrjeti i internetit nuk funksionon pa energjinë elektrike ka këto 3-4 ditët e fundit që kemi mbetur thuajse pa punuar asgjë në pritje për të rregulluar, a është prishje apo është çështje e ndonjë punë nëpër rrugë por ne nuk jemi të informuar, ndoshta ata nëpër web faqet e tyre kanë treguar se cilat kategori apo rrugë nuk do të kenë, por ne nuk jemi të informuar”, u shpreh ai.

Mungesa e energjisë elektrike po i shkakton telashe për të ofruar shërbime edhe pronarit të lokalit “Feta Cake”, Rinor Konxheli.

Ai thotë se këto reduktime po e dëmtojnë mirëqenien e tyre.

“Telashe po kemi boll kur po vjen puna po na ndalin 12 orë gati çdo ditë, javën e kaluar të hënën kemi pas 12 orë nuk kemi pas rrymë, të premten 12 orë nuk kemi pas rrymë, edhe po ndalen në kohën e pauzës deri në 18:00 pasdite, jemi njoftuar për një ditë për ditët tjera jo, as për sot nuk jemi njoftuar”, u shpreh Konxheli.

Krahas bizneseve ankesa për ndërprerje të energjisë elektrike shprehën edhe banorët e lagjes së Muhaxherëve.

Bahrije Tushi thotë se për shkak të energjisë elektrike i janë dëmtuar të gjitha ushqimet që i ka pas në frigorifer.

“Dje kemi pas tërë ditën prej 10 deri në 18:00 në mbrëmje….normal që na shkakton (telashe) të gjithë frizat e gjërat çka kemi nevojë“, theksoi Tushi.

E reduktimet energjetike e kanë nervozuar edhe Atdhe Gecin.

“Kam ardhur te shtypshkronja ‘Grafik’ mirëpo, mungon rryma edhe librat janë ndërprerë pres botimin e libri ditët e ardhshme”, u shpreh ai.

Lidhur me këto shqetësime nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), thonë se ndërprerja e energjisë elektrike në këtë pjesë të kryeqytetit ka qenë e planifikuar.

Margarita Rashiti nga zyra për informim në KEDS, shprehet se në këtë pjesë janë duke i zëvendësuar pajisjet e vjetra me ato të reja me qëllim të furnizimit më stabil të energjisë elektrike.

“Ndërprerja e energjisë është e planifikuar për shkak të investimeve që jemi duke i bërë në këtë pjesë. Aty jemi duke i zëvendësuar pajisjet e vjetra me ato të reja, për shkak të shndërrimit të linjave nga 10kV në 20 kV. Për punime të tilla nevojitet shkyçje e planifikuar, pasi që pajisjet nuk mund të ndërrohen pa u shkyçur tensioni! Ky është projekt tejet i rëndësishëm për furnizim stabil të energjisë elektrike”, u shpreh ajo.

lajme

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara