Lajmet

​Dështon mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e peticionit të Sindikatës së Policisë

Në këtë mbledhje munguan deputetë nga partia në pushtet.

Published

on

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhje e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, në te cilën do të shqyrtohej peticioni i Sindikatës së Policisë se Kosovës.

Në këtë mbledhje munguan deputetë nga partia në pushtet. Ndërkaq, kryesuesja në këtë komision, Dude Balje bashkë me deputetet nga opozita vendosën që të mbajnë dëgjim publik, në këtë formë t’i dëgjojnë kërkesat e Sindikatës, porse jo në bazë të Rregullores së Kuvendit.

Të pranishme në mbledhje ishin deputetja nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi, nga AAK, Albana Bytyqi, dhe deputetja nga LDK, Marigona Geci.

Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri derisa ka ritheksuar kërkesat e PK-së, tha se sigurimi shëndetësor mbetet shumë i nevojshëm për PK. Ndërsa ka shtuar se nga implementimi i Ligjit për paga, policia ende nuk ka marrë shtesa të rrezikshmërisë.

Ndërsa, nënkryetari i sindikatës, Avni Hoti theksoi se policia është në gjendje të rëndë. 

Lajmet

Thaçi arrin në QKUK për ta vizituar babanë e tij

Published

on

By

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur të enjten në Kosovë për ta vizituar babain e tij i cili po përballet me probleme shëndetësore.

Forca të shtuara të EULEX-it e po qëndrojnë para Klinikës Interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Ndërkohë, i ishte refuzuar disa herë kërkesa për ta vizituar babain e tij të sëmurë.

Continue Reading

Lajmet

Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë

Published

on

By

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.

Kjo vizitë është mundësuar pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.

Në refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Continue Reading

Lajmet

​Dyshohet për kultivim të narkotikëve, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Published

on

By

Një person i dyshuar për kultivim të narkotikëve është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, njoftoi Policia e Kosovës.

Personi i cili dyshohet për “Kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” për një rast në Klinë, paraprakisht ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare.

Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë në një rast të datës 27 shtator të vitit të kaluar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Nesër hapet Tuneli i Murrizit, Rama: Sa të jem kryeministër, Rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama e ka nisur komunikimin e sotëm në rubrikën “Sy më Sy” duke publikuar disa pamje nga Tuneli i Murrizit, i cili do të hapet nesër në Ditën e Verës. Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë një ditë pasi dorëzoi listat e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 11 majit. Duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve, Rama tha se ky është tuneli i shumëpritur dhe i fton ndjekësit që të zbulojnë copë Shqipërie të mrekullueshme.

“Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit i cili më në fund u dorëzua. U dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë popullin e Dibrës që e ka pritur me vite. Mendoj që e plasi syrin e keq se në atë tunel na u mblodh gjithë energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr. Nesër tuneli i Murrizit do të hapet, përkon me ditën e verës. Nga Elbasani në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë. Nëse nuk ke shkuar, do të zbulosh një copë Shqipërie të mrekullueshme. Kemi krijuar mundësi për zbulimin e copave të mrekullueshme të paarritshme në mënyrë normale”.

Kryeministri premtoi se sa të jetë ai në qeveri rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë.

“Ky tunel është i ndërtuar me PPP, e gjithë rruga e Arbrit. I ka dalë shtetit dhe taksapaguesve shumë më lirë se sa rrugët që bëheshin sidomos dikur me tendera që ktheheshin në histori abuzimi duke shtuar e shtuar fonde për punime të paparashikuara. Kontrata u bë që për çdo gjë të paparashikuar e mbulon sipërmarrësi privat. Kostot shtesë në bazë të kontratës i mori sipërmarrësi. Rruga e Arbrit dhe Tuneli sa të jem unë këtu s’do ketë tarifë, sa të jem unë. Më mbrapa shihni e bëni”, tha Rama.

Continue Reading

Të kërkuara