Lajmet

​Deri në 40 mijë përdorues të drogave në Kosovë, kryesisht grupmoshat e reja

Shteti nuk e di numrin e saktë të përdoruesve të drogës.

Published

on

Numri i përdoruesve të drogave në Kosovë është rritur, ndërsa institucionet shëndetësore janë të kufizuara në trajtimin e këtyre rasteve. Sipas të dhënave të organizatave, janë deri në 40 mijë përdorues të drogave në vend, ndërsa i përkasin grupmoshave të reja. Por shteti nuk e di numrin e saktë të përdoruesve të drogës.

Në tryezën e organizuar për Ditën Ndërkombëtare kundër Abuzimit të Drogave dhe Trafikimit të paligjshëm nga Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës (APK) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ku u diskutua kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave, u tha se në rritje është edhe numri i atyre që përdorin drogën në nivel botëror.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e pranoi se kapaciteti aktual i institucioneve shëndetësore ku trajtohen këto raste është i kufizuar.

“Aktualisht në Kosovë nuk ka vlerësime gjithëpërfshirëse për të dhëna përfaqësuese që flasin për numrin e saktë të përdorueseve të drogave… Organet që kanë prezantuar këto të dhëna nga institucionet e shëndetësisë që merren me këtë çështje na tregojnë se përdorimi i drogës është rritur… Numrat që janë dhënë janë 30 mijë deri në 40 mijë përdorues të drogave sa vlerësohet që janë në Kosovë nga të gjitha komunitetet dhe grup moshat e ndryshme, me dominim nga moshat e reja…. Shumica e drogave përdoren në shtëpi… Ne si Ministri e Shëndetësisë jemi të vetëdijshëm që kapaciteti aktual i institucioneve shëndetësore ku trajtohen personat e tillë të cilët kanë abuzuar dhe janë viktimë e abuzimit të drogave në kuptim të trajtimit janë shumë të kufizuara”, tha ai.

Jusuf Ulaj, këshilltar për shëndetësi i kryeministrit, tha se nuk ka statistika të sakta të përdoruesve të drogave, por u shpreh se çdo ditë ballafaqohemi me të rinj të varur nga droga, dhe me familje që janë të shkatërruara sepse brenda tyre kanë një abuzues të drogave.

“Përpara na vinin kryesisht prej qyteteve, prej vendeve urbane, ndërsa sot fatkeqësisht kur vinë disa raste prej fshatrave të largëta, është e tmerrshme kur dëgjon që në fshatra mblidhen të rinjtë dhe përdorin mariuana nëpër fshatra, të mos flasim nëpër qytete. Po ashtu ajo që e vërejmë edhe pse të dhëna të sakta statistikore fatkeqësisht nuk kemi, edhe me e keqe është se kohët e fundit është rrit numri i abuzuesve nga kokaina që janë edhe shumë më problematike, dhe për fat të keq të rinjtë dhe mos të themi edhe të fëmijët”, tha ai.

Valdete Alidema, kryetare e Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës, ka thënë se abuzimi me drogat sot paraqet një problem mjaft të madh social e mjekësor në të gjithë botën, e rrjedhimisht edhe Kosova.

“Me të prekur me këtë problem janë të rinjtë, të cilët shumë shpesh të shtyrë nga kurioziteti dhe në ndikimin e moshatarëve fillojnë të eksperimentojnë me droga qysh herët, duke mos ditur fare se çfarë mund të shkaktojë përdorimi i tyre. Sot të rinjtë zakonisht për drogat po informohen përmes rrjeteve sociale dhe informohen për mënyrën se si përdoret droga, pastaj në rrjete sociale ekzistojnë edhe video të cilat japin mjaftë informata për efektin pozitiv por fatkeqësisht nuk informojnë për efektet negative të përdorimit të drogave. Sipas zyrës ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin në vitin 2020 gati 275 milionë njerëz përdoren drogën në mbarë botën, me 22 përqind më shumë se nga viti 2010, numri i përdoruesve të kanabisit u rrit për 18 përqind”, tha ajo.

KosovaPress një ditë më parë trajtoi çështjen e mungesës së institucionit ku mund të trajtohen përdoruesit e substancave narkotike. Të njëjtit marrin trajtim në repartin e Psikiatrisë, e cila ka vetëm 6 shtrerër dhe bashkë me pacientë që kanë çrregullime mendore. Në këtë repart, gjatë këtij viti janë regjistruar 60 pranime ku trajtimi i tyre ka zgjatur më shumë se 800 ditë.

Në kuadër të ligjit të ri për shëndetin mendor, është paraparë edhe themelimi i një Instituti për Trajtimin e Sëmundjeve të Varësisë. Tashmë është formuar grupi punues për hartimin e koncept dokumentit për shëndetin mendor.

Vendi

Nisi protesta në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjyrosen me të kuqe këpucët e policëve

Published

on

By

Ka nisur në Pejë protesta gjithëpopullore kundër vrasjes së grave, në shenjë revolte pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.

Masa e mbledhur ka shprehur pakënaqësi të thellë ndaj dështimeve institucionale, duke kërkuar drejtësi të menjëhershme dhe llogaridhënie. Në një akt simbolik revolte, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë që po siguronin ngjarjen, teksa në kor brohorisnin thirrjet “Marre”.

Marshimi i protestuesve do të përshkojë të gjitha institucionet përgjegjëse në qytet, duke u ndalur para Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë Themelore.

Kjo protestë në Pejë është pjesë e valës së reagimeve qytetare që po zhvillohen në të gjithë Kosovën, me kërkesën e prerë për siguri, mbrojtje institucionalisht të garantuar dhe ndëshkim të përgjegjësve për mosveprimet që çuan në këtë tragjedi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Jep dorëheqje drejtori i Policisë Gazmend Hoxha

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, duke e liruar atë zyrtarisht nga detyra.

Sipas njoftimit nga Qeveria, pas propozimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Ekzekutivi ka falënderuar z. Hoxha për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë kohës sa ushtroi këtë mandat.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e masave dhe përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast ky që shpërfaqi dështime të rënda zinxhirore brenda Policisë së Kosovës. Vetëm përmes hetimeve të Inspektoratit Policor lidhur me mosveprimet dhe mosekzekutimin e urdhrave mbrojtës për viktimën, deri më tani janë suspenduar nga detyra edhe 19 zyrtarë policorë. /E.A/

Continue Reading

lajme

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Supreme vendos: Policia nuk mund t’jua mbajë patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Published

on

By

Gjykata Supreme e Kosovës ka shfuqizuar rregullin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që lejonte Policinë e Kosovës t’ju mbante patentë-shoferin shoferëve gjatë të gjithë kohës sa zgjaste masa mbrojtëse (3, 6 apo 12 muaj).

Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, marrja e përkohshme e patentë-shoferit nga policia në vendin e ngjarjes nuk mund të zgjasë më shumë se 8 ditë. Kushtëzimi i kthimit të dokumentit me përfundimin e plotë të dënimit ishte i paligjshëm, pasi Udhëzimi Administrativ i MPB-së kishte vendosur kufizime shtesë që nuk parashiheshin me ligjin bazë të trafikun rrugor.

Vendimi erdhi pas padisë së ngritur nga 28 qytetarë kundër MPB-së dhe Policisë së Kosovës. Gjykata sqaroi se heqja e së drejtës për të ngasur makinën (masa mbrojtëse) është diçka tjetër, ndërsa mbajtja fizike e dokumentit të patentë-shoferit nga policia nuk lejohet të kalojë afatin 8-ditor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara