Lajmet

​Dënimi i krerëve të shoqatave të luftës së UÇK-së në Hagë, reagon Haradinaj

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj sot u dënuan nga Gjykata Speciale me nga katër vjet e gjysmë burg.

Published

on

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas dënimit me burg të krerëve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së në Hagë.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj sot u dënuan nga Gjykata Speciale me nga katër vjet e gjysmë burg. Në reagimin e tij, kryetari i AAK-së u ka bërë thirrje Gucatit e Haradinajt që të qëndrojnë të fortë.

“Sot u dënuan krerët e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Do i them pak fjalë për Nasimin. Stërgjyshi i tij, Xhemajli i parë, pjesëmarrës në shumë luftëra kundër pushtuesve u vra në Gjakovë te kulla e Abdullah Pashë Drenit, në mbrojtje të Lidhjes së Prizrenit. Gjyshi i tij, Xhemali i dytë, pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri. Bashkëshortja e tij, gjyshja e Nasimit, ishte bijë e Tishukëve, familje e njohur atdhetare në Dukagjin e Kosovë. Babai i tij, Smajl Haradinaj, luftëtar i paepur për të drejtën e shqiptarëve, pjesëmarrës në lëvizjet antijugosllave dhe për bashkim me Shqipërinë, i burgosur politik mbi 20 vjet. Nana Myzaqet, vëllau Naimi, motrat Shqipja e Naimja, bashkëshortja Xhejlanja, e veçanërisht vëllai i vogël Agroni që vuan nga një sëmundje e rëndë, e kuptojnë dhe e ndjejnë peshën e vendimit të sotëm, sepse nuk janë brezi i parë që përballohen me sfida të tilla. Bashkëluftëtarë Hysni e Nasim, qëndroni të fortë. Lufta për liri e shtet vazhdon!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Lajmet

Kapen dy kosovarë me mbi 27 mijë euro të padeklaruara në kufi me Shqipërinë

Published

on

By

Dy shtetas nga Kosova janë kapur në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, teksa tentonin të futnin në territorin e Shqipërisë 27 mijë e 550 euro pa i deklaruar në doganë.

Policia shqiptare bëri të ditur se në hetim janë vënë dy persona me inicialet A. G., njëri 51-vjeçar nga Kosova me vendbanim në Suedi, të cilit iu gjetën 12 mijë e 550 euro, dhe tjetri 44-vjeçar nga Suhareka, me 15 mijë euro në posedim.

Shuma e parave është sekuestruar, ndërsa ndaj të dyve janë nisur procedurat hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Kukësit për veprime të mëtejshme.
“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”./EO

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë të arrestuar pas një përleshjeje në Viti, në vendngjarje konfiskohet drogë

Published

on

By

Gjashtë persona janë arrestuar në Viti pasi dyshohen se u përleshën mes vete. Të gjithë të dyshuarit pësuan lëndime dhe pranuan ndihmë mjekësore.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën në Viti dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Viti 15.10.2025-14:30. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim./EO

Continue Reading

Lajmet

Verifikohen dhe numërohen rreth 60% e vendvotimeve në nivel vendi, 13 komuna përmbyllin procesin

Published

on

By

Të enjten në mëngjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat nga aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit në komuna të ndryshme të Kosovës.

Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, rreth 60% e vendvotimeve kanë përfunduar procesin e numërimit të votave të kandidatëve për Kuvende Komunale si dhe të verifikimit të rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

“Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, e enjte, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 1,494, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”, tha Elezi.

Sipas tij, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025 të tilla.

Më tej, ai ka bërë të ditur se nga e hëna deri të enjten në mëngjes, aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë) dhe Obiliq.

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe akteve nënligjore të KQZ-së, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/ janë duke u prezantuar rezultatet nga QKN-të, vendvotim pas vendvotimi./EO

Continue Reading

Lajmet

Dogana ndalon 110 litra vaj ulliri të padeklaruar në Vërmicë

Published

on

By

Zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një sasi prej 110 litrash vaj ulliri të padeklaruar, të fshehur në një automjet që po tentonte të hynte në Kosovë.

Sipas një postimi të Doganës në Facebook, kontrolli u zhvillua rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, pasi personi përgjegjës kishte mohuar se posedonte mallra për deklarim.

Gjatë kontrollit të detajuar, në automjet u gjetën 22 bidona prej 5 litrash secili, pa dokumentacion për origjinën e mallit.

Personi është proceduar për kundërvajtje doganore, në përputhje me nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK).

“Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët se janë të obliguar të deklarojnë saktësisht çdo mall gjatë hyrjes në territorin e vendit. Mosdeklarimi përbën shkelje ligjore dhe sjell masa ndëshkuese”./EO

Continue Reading

Të kërkuara