Lajmet

​Çfarë mund të zbulojë muzika për mendjen tonë?

Kur pacientët dëgjuan muzikë që ishte afër tyre, ajo fuqizoi një rrjet nervor muzikor që lidhte rajone të ndryshme të trurit.

Published

on

Dy studime të fundit kanë ofruar njohuri të reja se si këngët tona të preferuara lidhen me kujtesën dhe personalitetin tonë dhe se si ato lidhje mund ta bëjnë jetën më të mirë.

Dëgjimi i një kënge të preferuar apo të famshme mund t’ju “transferojë” menjëherë në një moment tjetër të jetës suaj, me detaje mahnitëse të qarta. Dhe nuk është vetëm një çështje e imagjinatës së zhvilluar të mendjes, por ka prova shkencore që mendjet tona lidhin muzikën me kujtesën, shkruan CNN.

Një lidhje e dobishme midis muzikës dhe trajtimit të pacientëve me sëmundjen e Acheimer ose demencë

Dëgjimi i vazhdueshëm i muzikës që ka kuptim personal është zbuluar se përmirëson përshtatshmërinë e trurit te pacientët me sëmundje të Alzheimerit në fazën e hershme ose me dëmtim të lehtë njohës.

Dëgjimi i muzikës me kuptim të veçantë stimuloi rrugët nervore në tru që i ndihmuan ata të mbanin një nivel më të lartë funksionimi, thotë Michael Thaut, një nga autorët e një studimi të kryer nga studiuesit nga Universiteti i Torontos.

Këto këngë kishin një kuptim unik, si muzika me të cilën njerëzit kërcenin në dasmën e tyre dhe çuan në një rritje të performancës së kujtesës në teste. Gjetjet mund të mbështesin përfshirjen e terapisë së bazuar në muzikë në trajtimin e pacientëve me dëmtim të aftësisë njohëse në të ardhmen.

Ndryshimet ishin më të theksuara në korteksin paraballor, i njohur si qendra e kontrollit të trurit, ku bëhet vendimmarrja, modelimi i sjelljes sociale, shprehja e personalitetit dhe planifikimi i sjelljes komplekse mendore.

Dallimet në dëgjimin e muzikës së njohur në lidhje me kujtimet dhe muzikën e re që nuk e keni dëgjuar kurrë

Kur pacientët dëgjuan muzikë që ishte afër tyre, ajo fuqizoi një rrjet nervor muzikor që lidhte rajone të ndryshme të trurit, bazuar në imazhet e rezonancës magnetike të regjistruara para dhe pas dëgjimit të muzikës.

Kjo ishte ndryshe nga kur ata dëgjuan muzikë të re, të panjohur, e cila nxiti vetëm një pjesë të caktuar të trurit që ishte akorduar për të dëgjuar.

Studimi përfshiu 14 pjesëmarrës, duke përfshirë gjashtë muzikantë, dhe dëgjuan lista dëgjimi të përgatitura posaçërisht për një orë në ditë për tre javë. Por ata pjesëmarrës ishin të njëjtë si në një studim të mëparshëm që identifikoi mekanizmat nervorë për ruajtjen e kujtimeve të lidhura me muzikën tek ata që përjetuan rënie të hershme njohëse.

Pavarësisht nëse jeni një muzikant profesionist ose nuk keni luajtur kurrë ndonjë instrument, muzika është çelësi për të hyrë në kujtesën tuaj, korteksin tuaj paraballor”, tha Thaut në një deklaratë.

Ai gjithashtu tha se gjithçka është shumë e thjeshtë kur bëhet fjalë për muzikën.

Vazhdoni të dëgjoni muzikën që keni dashur gjatë gjithë jetës tuaj. Këngët tuaja të preferuara të të gjitha kohërave, ato pjesë që janë veçanërisht të rëndësishme për ju, sepse në fakt është gjimnastikë për trurin tuaj“, shtoi Thaut.

Ndryshe, studimi është publikuar në “Journal of Alzheimer’s Disease”.

Lajmet

Nga sot nis pushimi vjeshtor 2025/26

Published

on

Nxënësit e bankave shkollore në Kosovë për pak ditë do të shkëputen nga mësimi sepse nga sot ata janë në pushimin vjetor të paraparë me ligj.

Ndërkaq, sipas kalendarit zyrtarit, mësimi do të nisë sërish të hënën më datë 3 nëntor.

Njoftim

Sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026, pushimi vjeshtor për nxënësit e shkollave të Kosovës do të zgjasë nga data 29 tetor deri më 31 tetor 2025. Ky pushim tre-ditor u jep nxënësve një periudhë të shkurtër relaksi para se të vazhdojnë me pjesën e dytë të gjysmëvjetorit të parë. Pas përfundimit të pushimit, procesi mësimor do të rifillojë të hënën, më 3 nëntor 2025, në të gjitha institucionet arsimore të vendit.

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Published

on

Sot fillon Forumi i Paqes të Parisit, ngjarja ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në këtë forum me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit.

Ndërkaq, mbrëmë Kurti ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Tri duele të zjarrta sot në Superligë

Published

on

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë tek lideri i tabelës, Prishtina, e cila viziton Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Dritën kurse Ferizaj ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Ndërkaq, dje u zhvilluan dy ballafaqimet e para ku Ballkani deklasoi Malishevën me rezultat 5-0, kurse Dukagjini triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza

Published

on

Të paktën 33 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza, njoftojnë agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.

Izraeli kreu sulmet në përgjigje të asaj që tha se ishin shkelje nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, shkruan BBC.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gazën jugore që vrau një ushtar izraelit të martën dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbajti qëndrimin se asgjë nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të kundërsulmojë kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara