Sport

​Çeku: Organizimi i garave ndërkombëtare hap i madh për sportin vendor

Këto komente i pari i MKRS-së i bëri në tryezën e dytë të sportit.

Publikuar

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka vlerësuar lartë faktin që në Kosovë po organizohen ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në sport. Ai ka thënë se kjo përveç se po e ndihmon jashtëzakonisht shumë zhvillimin e sportit, Kosovës po i sjellë edhe benifite tjera, sidomos në numrin e vizitorëve nga vendet të ndryshme.

“Vetëm gjatë javëve të fundit, në Kosovë janë organizuar tri ngjarje të mëdha me karakter ndërkombëtarë, Kampionati Botëror Universitar i Hendbollit, Kampionati Evropian, divizioni C në basketboll dhe FIBA 3×3 Challanger. Kjo dëshmon angazhimin e madh të të gjitha federatave për ndërkombëtarizimin e sportit”, tha Çeku.

Këto komente i pari i MKRS-së i bëri në tryezën e dytë të sportit që po mbahet së bashku me drejtues të të gjitha federatave për të hartuar një strategji të përgjithshme për zhvillimin e sportit në Kosovë.

Sport

Euro 2024 vijon me këto dy ballafaqime sot

Publikuar

nga

Dita e pestë e Kampionatit Evropian të futbollit Euro 2024 do të vazhdojë sot më dy ndesjje të tjera mjaftë interesante. Të dy ballafaqimet e kësaj ditë do të jenë të vlefshme për grupin F.

Me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Signal Iduna Park” do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Turqisë dhe GJerogjisë e cila do të drejtohet nga gjyqtari Tello, në prezencën e rreth 60 mijë tifozëve.

Sfidë tjetër tejet interesante pritet të jetë ajo që zhvillohet nga ora 21:00 në “Red Bull Arena” në Lajpzig ndërmjet Portugalisë dhe Republikës së Çekisë. Të dy këto kombëtare janë në një formë të mirë të rezultateve, sidomos Çekia që në pesë ndeshjet e fundit ka pesë fitore.

Nga ana tjetër, Portugalia ne pesë sfidat e fundit, tri i ka fituar dhe dy i ka humbur./UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Mbappe ka thyer hundën

Publikuar

nga

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe pësoi një thyerje të hundës në fitoren 1-0 të ekipit të tij në Euro 2024 ndaj Austrisë të hënën, konfirmoi Federata Franceze e Futbollit pas ndeshjes.

Sulmuesi, një nga emrat më të mëdhenj të turneut, pësoi dëmtim kur u përplas me shpatullën e mbrojtësit austriak Kevin Danso teksa luftonte për një goditje me kokë. Ai u zëvendësua afër fundit të ndeshjes dhe u largua nga stadiumi me një ambulancë për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Kylian Mbappe pësoi një thyerje të hundës gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Austri – Francë këtë të hënë në Duseldorf”, thuhet në një deklaratë nga federata.

Për kapitenin e skuadrës franceze fillimisht është kujdesur stafi mjekësor dhe mjeku Franck Le Gall, i cili ka konstatuar thyerje të hundës. Diagnoza është konfirmuar gjatë ekzaminimeve radiologjike në spitalin e Duseldorfit.

Kylian Mbappe është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Ai do t’i nënshtrohet trajtimit në ditët në vijim, pa iu nënshtruar menjëherë një operacioni. Franca përballet me Holandën të premten dhe Mbappe tani është në dyshim për atë ndeshje, një goditje e madhe kjo për Francën.

Do të bëhet një maskë në mënyrë që të lejojë numrin 10 të ekipit francez të konsiderojë rifillimin në ufhsë pas një periudhe kushtuar trajtimit”, thuhet më tutje në njoftimin e federatës./UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Sport

VAR prezanton funksion të ri për herë të parë në Kampionatin Evropian

Publikuar

nga

Në turin e parë të Grupit të Kampionatit Evropian, Sllovakia befasoi Belgjikën duke fituar me rezultat 1:0. Goli i vetëm u shënua nga Ivan Schranz në hapje të ndeshjes. Kjo ndeshje solli një ngjarje interesante jo vetëm për rezultatin, por edhe për një inovacion të ri teknologjik të përdorur nga sistemi VAR.

Belgjikës, përkatësisht Romelu Lukakut, iu anuluan dy gola pas rishikimit të VAR-it.

Në fund të ndeshjes, sulmuesi belg Lois Openda luajti me dorë në momentin që çoi në anulimin e golit të dytë për Belgjikën. Ky incident u kontrollua duke përdorur një funksion të ri të VAR-it, i cili përfshin një detektor prekjeje të integruar në topin adidas. Kjo pajisje është lidhur nga distanca me një monitor që regjistron çdo prekje. Topi adidas është pajisur me një sensor që regjistron kontaktet. Të dhënat e prekjes shfaqen si një rresht, i ngjashëm me një EKG, dhe u printuan në ekran.

Në momentin e kontaktit mes dorës së Opendës dhe topit, vija në ekran tregon një ndryshim, duke ndaluar së qeni e drejtë. Kjo teknologji u prezantua me qëllim që të bëjë më të lehtë gjykimin e prekjeve të vogla, të cilat janë të vështira për t’u vërejtur me sy të lirë. Ky inovacion pritet të rrisë saktësinë e vendimeve të gjyqtarëve dhe të sigurojë që ndeshjet të jenë më të drejta.

 

Reagimet

Përdorimi i kësaj teknologjie të re është pritur pozitivisht nga shumë entuziastë të futbollit dhe ekspertë, të cilët besojnë se kjo do të ndihmojë në eliminimin e gabimeve njerëzore në vendimmarrjet kritike gjatë ndeshjeve. Megjithatë, ka edhe zëra që sugjerojnë se përdorimi i teknologjisë duhet të jetë i balancuar për të ruajtur natyrën emocionale të lojës.

Kjo ndeshje mes Sllovakisë dhe Belgjikës jo vetëm që dha një rezultat të papritur, por gjithashtu shënoi një hap të rëndësishëm në evolucionin teknologjik të futbollit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

UEFA ka nisur një procedurë disiplinore kundër Serbisë

Publikuar

nga

Bashkimi Evropian i Futbollit (UEFA) ka filluar procedurat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pas sjelljes së papërshtatshme të tifozëve serbë gjatë ndeshjes që Serbia humbi ndaj Anglisë (1:0) më 17 qershor në Kampionatin Evropian në Gelsenkirchen, Gjermani.

Detajet kryesore të incidentit

  • Arrestimet: Shtatë tifozë serbë u arrestuan më 16 qershor pas një përleshjeje në qytetin gjerman të Gelsenkirchenit para ndeshjes.
  • Sjellje e papërshtatshme: Hetimi i UEFA-s fokusohet në “hedhjen e objekteve dhe mesazhet provokuese” nga tifozët serbë.
  • Vendimi i ardhshëm: Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) do të marrë një vendim për këtë çështje në kohën e duhur.

Denoncimet e FSS dhe FFK

  • Federata e Futbollit të Kosovës (FFK): Ka akuzuar tifozët serbë për ngritjen e “flamujve” dhe brohoritjet me “mesazhe politike shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”.
  • Kërkesa për masa disiplinore: FFK-ja ka kërkuar masa të rrepta disiplinore ndaj FSS-së, duke theksuar absurditetin e përhapjes së mesazheve raciste gjatë një ngjarjeje sportive si Kampionati Evropian i Futbollit.

Kjo ngjarje nënvizon tensionet dhe problemet e sjelljes së tifozëve gjatë ngjarjeve sportive, si dhe rëndësinë e masave disiplinore për të ruajtur integritetin dhe atmosferën sportive të ngjarjeve të tilla./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara