Sport

Çeku: 3.7 milionë euro janë ndarë në mbështetje të federatave sportive

Ka nisur edhe procesi i rilicensimit të federatave sportive.

Published

on

Kanë filluar punimet në tryezën e dytë sportive e cila ka për qëllim hartimin e një strategjie të përgjithshme për zhvillimin e sportit në Kosovë.

Në këtë tryezë po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha federatave sportive në vend e po ashtu edhe ministri i Ministrisë së Sportit Rinisë dhe Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

Me këtë rast, ministri Çeku bëri të ditur se janë ndarë deri më tani 3. 7 milionë euro në mbështetje të federatave sportive si dhe grante të tjera në formë të memorandumeve të bashkëpunimit me federata.

“Në mars të këtij viti përmes memorandumeve të bashkëpunimit me federatat sportive u zotuam për mbështetje financiare të federatave në vlerë prej 3.7 milionë eurove duke përcaktuar politika të reja të shpenzimit të buxbetit me qëllim të sigurimit të investimit në sportin për të gjithë dhe sportit për personale aftësi të kufizuara dhe në fuqizimin e vajzave në sport. Po ashtu deri më tani janë ndarë 600 mijë euro për projekte të ndryshme nacionale përmes aneks memorandumeve me federata sportive dhe me Komitetin Olimpik të Kosovës”, tha Çeku.

I pari i MKRS-së po ashtu bëri të ditur se tashmë ka nisur procesi i rilicensimit të federatave sportive dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të tyre që sa më parë të aplikojnë për ta bërë këtë.

“Që nga dje është hapur aplikimi për licensimin e federatave sportive. Për herë të parë licensimi i federatave do të bëhet me standarde të reja të qeverisjes dhe funskionimit të federatave tona vendore. Ashtu siç janë të parapara me udhëzimin administrativ për licensim të federatave dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të qeverisjes sonë. Një moment shumë i rëndësishëm i konsolidimit të integritetit të kominitetit sportivtë vendit tonë për çka iu ftojë të gjithëve që të na bashkoheni në këtë përpjekje dhe të punojmë në konsolidimin e integritetit sportiv dhe në të njëjtën kohë iu ftoj që federata që janë këtu por edhe të tjerat që nuk janë këtu që sa më parë të nisin ti dorëzojnë aplikimet e tyre për licensim”, theksoi Çeku.

Kurse Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës zbuloi se në bashkëpunim me MKRS-në po hartojnë strategji si drafte-protokolle që do ta ndihmojnë sportin për të qenë sa më unik në garat ndërkombëtare.

“Komiteti Olimpik i Kosovës është duke punuar fuqishëm në hartimin e strategjisë kombëtare në zhvillimin e sportit duke kontribuar në grupin punues me sekretarin Besim Aliti… Për disa javë, akademia olimpike dhe stafi tjetër i Komitetit Olimpik të Kosovës kanë përpiluar draft-projektin “Sporti për të gjithë” i cili tashmë ndodhet në ministri. Ky draft parasheh që në gjashtëmujorin e këtij viti të fillohet implementimi i aktiviteteve sportive në shkolla fillore, te mesme te ulëta dhe në shkolla te mesme të larta…Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me përfaqësues të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka hartuar një draf-protokoll të cilin e ka dorëzuar të cilin e ka dorëzuar në ministri dhe i cili konsiderojmë se krahas KOK-ut, do të shërbejë edhe për të gjithaq federata sportive. Me këtë protokoll do të jemi më unik sa i përket përfaqësimit në garat ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

Në këtë rteyzë sportive, drejtuesit e federatave do të njoftohen me planin afatgjatë për zhvillimin e sportit si dhe do të paraqesin propozimet dhe idetë e tyre me qëllim të hartimit të një strategjie sa më të mirë për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara