Lajmet

​Çavusoglu: Turqia kërkon hapa të qarta nga Suedia për anëtarësim në NATO

Ekstradimi i mohuar ishte një “zhvillim shumë negativ”, sipas tij.

Published

on

Turqia ka kritikuar refuzimin për të ekstraduar një gazetar që jeton në mërgim në Suedi dhe ka lënë të kuptohet se kjo do të dëmtonte perspektivat e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.

Ekstradimi i mohuar ishte një “zhvillim shumë negativ. Ne nuk duam të dëgjojmë më fjalë të këndshme nga Suedia dhe Finlanda por duam të shohim hapa të qartë”, shtoi ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu.

Turqia aktualisht po pengon Suedinë dhe Finlandën të bashkohen me NATO-n, përfshirë kërkesën për një luftë më të fortë kundër terrorizmit dhe ekstradimin e dhjetëra njerëzve, përfshirë gazetarin Bülent Kenes, i cili jeton në mërgim në Suedi.

Megjithatë, Gjykata e Lartë suedeze bllokoi ekstradimin e gazetarit të hënën. Turqia e akuzon Kenesin se është pjesërisht përgjegjës për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit në Turqi në vitin 2016 dhe se është anëtar i lëvizjes Gylen, të cilën e fajëson gjithashtu për grushtin e shtetit.

Gjykata e Lartë në Suedi e bazoi vendimin e saj, ndër të tjera, në faktin se Kenes ishte në rrezik të persekutimit në Turqi për shkak të pikëpamjeve të tij politike./ATSH

Continue Reading

Lajmet

Klinë: Dy të arrestuar për lojëra të fatit të jashtëligjshme, sekuestrohen katër vetura

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni kundër organizimit të lojërave të fatit të jashtëligjshme. Gjatë operacionit policor, përveç arrestimit të dy personave, janë sekuestruar edhe katër automjete, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të implikuarit për zhvillimin e veprimtarisë së jashtëligjshme ose për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Klinë / 08.09.2025 – 21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një shtetas serb në Kamenicë, solli mall ilegalisht nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës njofton se kanë parandaluar kontrabandimin me mallra nga Serbia në Kamenicë.

Sipas policisë, një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale, në vlerë rreth 10 mijë euro.

Kamenicë / 08.09.2025 – 20:20. Njësia policore ka ndaluar një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Vlera e mallit llogaritet rreth 10.000 €”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia njofton po ashtu se i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara