Aktualitet

​Bullgaria me program arsimor për të ndihmuar promovimin e aftësive sociale të fëmijëve

Qëllimi i projektit është të zhvillojë aftësitë emocionale te fëmijët, si dhe aftësitë e ndërveprimit midis fëmijëve dhe prindërve.

Published

on

Programi arsimor Play with Fori është përfshirë në projektin EU-SELF Përmbledhje e praktikave të mira në Evropë në promovimin e zhvillimit social dhe emocional të fëmijëve parashkollorë.

Programi është zhvilluar nga profesori Sevjian Eubova pranë Universitetit Preslav në Shumen, njoftoi universiteti në faqen e tij të internetit.

EU-SELF grupon gjashtë vende në të gjithë Evropën, secila me përvojën e vet në fushën e aftësive sociale dhe emocionale te fëmijët.

Projekti koordinohet nga Universiteti i Ri bullgar dhe përmbledhja është përpiluar nën drejtimin editorial të Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Brukselit Erasmus në Bruksel.

Eubova punoi në projekt në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse hungareze Galileo Progetti, një kopsht fëmijësh në Bullgari, Maieutica y Centro Social de Soutelo në Portugali, Universitetin në Tuzla dhe Shkollën Montessori IG Provate në Bosnje e Hercegovinë, si dhe Universitetin Lund në Suedi.

Qëllimi i projektit është të zhvillojë aftësitë emocionale te fëmijët, si dhe aftësitë e ndërveprimit midis fëmijëve dhe prindërve. Një zhvillim i tillë mundëson aplikimin e njohurive, qëndrimeve dhe aftësive për të kuptuar emocionet, zhvillimin e empatisë dhe marrëdhënieve pozitive, si dhe vendimmarrje të përgjegjshme.

Programi ka për qëllim fëmijët e moshës parashkollore, me një orë mësimi në javë që zgjat nga 15 deri në 25 minuta në varësi të grup-moshës./BTA

Continue Reading

Bota

BE do vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse Putini refuzon armëpushimin

Published

on

By

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke kërcënuar se do të vendosë një tjetër nëse vendi vazhdon të refuzojë armëpushimin 30-ditor pa kushte të propozuar nga Shtëpia e Bardhë dhe “Koalicioni i të Vullnetshmëve”.

Shtytja e madhe vjen ndërsa Volodymyr Zelenskyy e sfidon Vladimir Putinin të ulet për bisedime të drejtpërdrejta paqeje në Turqi, një format i mbështetur nga Donald Trump. Deri më tani, Kremlini nuk e ka konfirmuar nëse presidenti rus do të udhëtojë vërtet në Stamboll.

Unë besoj se nëse Putini nuk mbërrin dhe luan lojëra, kjo është pika e fundit që ai nuk dëshiron t’i japë fund luftës”, tha Zelenskyy.

Marrëveshja paraprake mbi sanksionet e reja, paketa e 17-të që nga shkurti i vitit 2022, u nënshkrua të mërkurën në mëngjes gjatë një takimi të ambasadorëve të BE-së dhe pritet të miratohet zyrtarisht nga ministrat e punëve të jashtme javën e ardhshme.

Hungaria, një kritike e zëshme e kufizimeve ekonomike, e cila dy herë këtë vit pothuajse e ka bllokuar rinovimin e tyre, nuk i kundërshtoi masat. Diskutimet prapa skenave midis shteteve anëtare u zhvilluan pa ndonjë polemikë të madhe, vunë në dukje diplomatët, një shenjë e mundshme e fushëveprimit të kufizuar të propozimit.

Edhe një herë, objektivi kryesor i sanksioneve është “flota në hije” që Kremlini ka vendosur për të anashkaluar kufizimet perëndimore mbi tregtinë e naftës dhe për të ruajtur një burim të ardhurash që është thelbësor për të financuar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Flota përbëhet nga anije të vjetra dhe të pasiguruara, të dyshuara për praktika mashtruese, duke përfshirë transmetimin e të dhënave të falsifikuara, fikjen e transponderëve të tyre për t’u bërë të padukshëm dhe kryerjen e transferimeve të shumëfishta nga një anije në tjetrën për të fshehur origjinën e fuçive të tyre. Anijet janë gjithashtu nën shqyrtim për përfshirje në sabotim kundër infrastrukturës kritike.

Deri më tani, blloku ka synuar 153 anije cisterna nga “flota në hije”, të cilave të gjitha u është mohuar qasja në portet dhe shërbimet e BE-së.

Sanksionet e reja shtojnë pothuajse 200 anije, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 350.

Marrëveshja e së mërkurës gjithashtu fut në listën e zezë 75 individë dhe kompani të përfshira në kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë dhe mbi 30 firma të dyshuara se furnizojnë Moskën me mallra me përdorim të dyfishtë që aleatët perëndimorë i kanë ndaluar, thanë diplomatët. Ajo gjithashtu ndalon eksportet e kimikateve të prodhuara në BE që mund të përdoren për të prodhuar raketa.

Continue Reading

Bota

Trump takon udhëheqësin e ri të Sirisë pas premtimit për heqjen e sanksioneve

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është takuar të mërkurën me presidentin e ri të përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa, një ish-udhëheqës i kryengritësve, që kaloi vite i burgosur nga forcat amerikane pasi u kap në Irak.

Takimi ndodhi para se Trump të përfundojë qëndrimin e tij në Arabinë Saudite dhe të udhëtojë për në Katar, në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme, që do të përfshijë, gjithashtu, një ndalesë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Trump dhe al-Sharaa u takuan prapa dyerve të mbyllura, ndërsa gazetarët nuk u lejuan të merrnin pjesë, raportoi Associated Press.

Al-Sharaa u shpall president i Sirisë në janar, një muaj pas një ofensive të befasishme të grupeve kryengritëse të udhëhequra nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të cilën ai e drejtonte. Kjo organizatë është e shpallur terroriste nga SHBA-ja. Ato forca pushtuan Damaskun dhe i dhanë fund sundimit 54-vjeçar të familjes Assad.

Trump tha, para takimit, se vendimin për ta takuar al-Sharaan e mori pas inkurajimit nga princi saudit, Mohammed bin Salman, dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai premtoi, gjithashtu, se do të heqë sanksionet shumëvjeçare ndaj Sirisë.

Në Siri ka një qeveri të re që, shpresojmë, do të arrijë të stabilizojë vendin dhe të ruajë paqen”, tha Trump në një fjalim të gjerë për politikën e jashtme të mbajtur të martën, ku njoftoi heqjen e sanksioneve që kanë qenë në fuqi që nga viti 2011.

Kjo është ajo që duam të shohim në Siri”.

I njohur më parë me nofkën Abu Mohammed al-Golani, al-Sharaa ishte rreshtuar me radhët e al-Kaidës kundër forcave amerikane në Irak pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Ai ende përballet me një fletarrestim për akuza për terrorizëm në Irak. Dikur, SHBA-ja kishte ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacione mbi vendndodhjen e tij, për shkak të lidhjeve të tij me al-Kaidën.

Al-Sharaa u rikthye në Siri pas shpërthimit të konfliktit në vitin 2011, dhe mori drejtimin e degës së al-Kaidës, e njohur si Fronti Nusra. Më pas, ai e riemërtoi grupin në Hayat Tahrir al-Sham, dhe shkëputi lidhjet formale me al-Kaidën.

Sanksionet ndaj Sirisë datojnë nga koha e Bashar al-Assadit, i cili u rrëzua nga pushteti në dhjetor. Ato synonin të dëmtonin rëndë ekonominë e regjimit të tij.

Të dy administratat amerikane – administrata e kaluar e presidentit Joe Biden dhe administrata aktuale e presidentit Trump – i kishin lënë në fuqi këto sanksione edhe pas rrëzimit të Assadit, ndërsa vlerësonin qëndrimin e al-Sharaas, i cili ka mohuar lidhjet e mëtejshme me al-Kaidën./REL/

Continue Reading

Bota

Misioni i OKB-së në Libi “thellësisht i alarmuar” nga përshkallëzimi i dhunës në Tripoli

Published

on

By

Misioni Mbështetës i OKB-së në Libi (UNSMIL) ka shprehur shqetësim për përleshjet në vazhdim në kryeqytetin e vendit, Tripoli.

UNSMIL-i është thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi i dhunës në lagjet me popullsi të dendur të Tripolit për natën e dytë radhazi, duke vënë civilë të panumërt në rrezik të madh“, tha ai në X.

Misioni gjithashtu bëri thirrje urgjente për armëpushim “të menjëhershëm dhe pa kushte” në të gjitha zonat e populluara, duke paralajmëruar se armiqësitë e vazhdueshme vetëm sa e thellojnë paqëndrueshmërinë në Tripoli dhe në gjithë Libinë.

Duke u kërkuar të gjitha palëve t’i japin përparësi mbrojtjes së civilëve dhe të angazhohen “pa vonesë në një dialog serioz dhe me mirëbesim” për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore, misioni tha se mbështet të gjitha përpjekjet e ndërmjetësimit dhe deeskalimit.

UNSMIL-i gjithashtu ofroi “zyrën e tij të mirë” për të ndihmuar në përfundimin e luftimeve dhe për të lehtësuar dialogun për të ruajtur stabilitetin.

Dhuna shpërtheu në kryeqytet të hënën, veçanërisht në lagjet Salah al-Din dhe Abu Salim, pas vdekjes së Abdel Ghani al-Kiklit, i cili kryesonte Aparatin e Mbështetjes së Stabilitetit të lidhur me Këshillin Presidencial, thanë mediat libiane.

Libia ka mbetur në trazira që nga viti 2011, kur udhëheqësi i saj Muamar Gadafi u rrëzua nga pushteti pas katër dekadash në pushtet.

Continue Reading

Bota

Erdogan & Meloni: Të mos mbyllet dritarja e mundësisë për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës

Published

on

By

Në një telefonatë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni diskutuan lidhjet midis dy vendeve, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke, Erdogan ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për të kontribuuar ”në çdo mënyrë të mundshme” duke përfshirë edhe organizimin e bisedimeve të paqes, për të siguruar që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të përfundojë ”me një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Duke nënvizuar dritaren e mundësisë për arritjen e paqes Rusi-Ukrainë, Erdogan ka kërkuar që kjo ”dritare të mos mbyllet”.

Erdogan ka theksuar gjithashtu rëndësinë e intensifikimit të përpjekjeve për të arritur paqen./atsh/

Continue Reading

Të kërkuara