Lajmet

​Borrell informon liderët e BE-së për tensionet Kosovë-Serbi

Që nga 6 dhjetori, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar një sërë incidentesh.

Published

on

Përfaqësuesi i lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të informojë liderët e 27 shteteve anëtare të bllokut për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në samitin që mbahet më 15 dhjetor në Bruksel.

Paraprakisht, situata në Kosovë, nuk kishte qenë e paralajmëruar të ishte në agjendë.

“E dini se ditëve të fundit jemi përballur me probleme të mëdha në veri të Kosovës. E kam dërguar të dërguarin e posaçëm [të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak në rajon, në Prishtinë dhe Beograd, menjëherë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Do t’iu raportoj liderëve për situatën dhe do të kërkoj uljen e tensioneve dhe t’i kthehen dialogut, që është rruga e vetme për të siguruar perspektivë evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Borrell.

“Është absolutisht e nevojshme që këto probleme të ndalen. Barrikadat duhet të hiqen, të kthehet qetësia, të kthehen diskutimet. Diskutimet për propozimin që kemi vënë në tryezë për të gjetur një zgjidhje të përhershme të tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell.

Që nga 6 dhjetori, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar një sërë incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Ndryshe, Kosova më 15 dhjetor dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në ceremoninë e mbajtur në Pragë të Çekisë – shteti që udhëheq Presidencën e BE-së – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se aplikimi i Kosovës është “e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”./REL

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Prishtinë për fajde dhe kanosje

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet lidhen me periudhën 2021–2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë më 23 shtator 2026.

Gjatë kontrolleve në dy lokacione, policia ka sekuestruar tre telefona celularë dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara