Aktualitet

​Borisov: S’ka negociata me Maqedoninë Veriore derisa pakica bullgare të jetë në Kushtetutë

Sipas tij, Bullgaria ka rënë në izolim ndërkombëtar gjatë muajve të fundit.

Publikuar

Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, deklaroi sot se nuk do të ketë negociata me Shkupin zyrtar derisa pakica bullgare të përfshihet në Kushtetutën e Maqedonisë.

Borisov e shkroi këtë në llogarinë e tij në Facebook, pas takimit me përfaqësuesit e pakicës bullgare në Maqedoninë Veriore, të cilët i thanë se ndiheshin “si fantazma” sepse kryeministri dhe presidenti maqedonas po i trajtonin ata sikur të mos ekzistonin.

“Ata e dinë se mbështetja jonë si parti apo opozitë në pushtet varet nga njohja e minoritetit bullgar. Me Edi Ramën jam dakorduar menjëherë për të njëjtën temë, të njëjtën gjë pres edhe nga Zoran Zaev. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të jenë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Borisov.

Sipas tij, Bullgaria ka rënë në izolim ndërkombëtar gjatë muajve të fundit dhe vendet demokratike po qeshin me diplomacinë e tyre të dobët.

“Bullgaria po dridhet nga skandali, në vend që të diskutojë tema të rëndësishme si marrëdhëniet me Maqedoninë Veriore dhe kriza COVID-19. Rumen Radev emëron ministra me shtetësi të dyfishtë dhe përpiqet të bëjë presion në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Borisov, i cili shpreson se populli do ta largojë Radevin që më 14 nëntor, kur janë caktuar zgjedhjet.

Aktualitet

​Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake

Publikuar

nga

Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione. Një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes i hap rrugë iniciativës përmes ngritjes së një shoqërie shtetërore, e cila do të kontrollojë këtë sektor.

Thirrjen e parë për ngritjen e kësaj infrastrukture në vendin tonë, e bëri presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kur vizitoi Tiranën në shkurt të këtij viti, dhe qeverie shqiptare nuk e kundërshtoi.

Propozimi për rikthimin e industrisë ushtarake, argumentohet me nevojat gjeopolitike të kohës, ku furnzimi me armë është bërë i domosdoshëm për NATO-n dhe vendet që ajo mbështet në pozicione lufte.

Përveç kësaj, angazhimi në fuqizimin e një industrie të tillë, mund të konsiderohet edhe si një aktivitet fitimprurës për ekonominë e vendit.

Shoqëria shtetërore që do të ngrihet, pritet të rikthejë në funksion uzinat e dikurshme, dhe të integrojë teknologji të reja në armatime.

Kujtojmë se ky nuk do të jetë investimi i vetëm në fushën e mbrojtjes, pasi një plan afatgjatë 10-vjeçar synon mobilizime të shtuara në ushtri dhe ngritjen e disa bazave ushtarake./Euronews.al/

Vazhdo të lexosh

Bota

Mijëra njerëz vuajnë pasojat shkatërruese të përmbytjeve në Afganistan

Publikuar

nga

Mijëra njerëz strehohen në tenda, pasi më shumë se 300 u vranë dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në Baghlan të Afganistanit, duke mbajtur pjesën më të madhe të kërdisë së shkaktuar nga përmbytjet.

Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në provinca të shumta afgane, ku Baghlan u godit më rëndë, duke shkatërruar 2.500 deri në 3.000 shtëpi, duke vrarë qindra bagëti dhe duke dëmtuar rrugët dhe infrastrukturën tjetër gjatë tre ditëve të fundit.

Bilanci i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në provincën veriore Baghlan të Afganistanit është rritur në 315, me 1.630 të lënduar, njoftoi më 12 maj Ministria e Refugjatëve dhe Riatdhesimit.

Muajin e kaluar, të paktën 70 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga shirat e dendur dhe përmbytjet në zona të ndryshme të vendit të shkatërruar nga lufta.

Ministri i përkohshëm i Ekonomisë Din Mohammad Hanif i ka kërkuar OKB-së, agjencive humanitare dhe biznesit privat të ofrojnë mbështetje për ata që janë goditur nga përmbytjet.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Sot i jepet lamtumira e fundit policit që u vra para dy ditësh në Fier

Publikuar

nga

Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pajetë të efektivit të policisë ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritete për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Më pas arkmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Baltëz.

Efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23 vjeçarin Azgan Mernica i cili pas kryerjes se kësaj vrasje është në arrati. Prej dy ditësh forcat e policisë, forcat speciale RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Parullat fashiste në sport: Kritikat e Bashës për Euro 2027 dhe bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Publikuar

nga

Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Serbisë janë bërë bashkë dhe kanë dorëzuar në UEFA kërkesën e përbashkët për të organizuar finalet e Euro 2027 për moshat U-21.Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka denoncuar bashkëpunimin e Federatës Shqiptare të Futbollit me Federatën e Serbisë për organizimin e Euro 2027 për moshat U-21, duke e quajtur “e turpshme”.

Basha argumenton se parullat fashiste të tifozëve serbë, të cilat përfshijnë thirrjet për vrasjen e shqiptarëve, përbëjnë një shkelje të qartë të vlerave humane dhe sportive. Ai thekson se kjo është një formë e diskriminimit ndaj shqiptarëve, pa marrë parasysh vendndodhjen e tyre gjeografike.

Basha fton Federatën Shqiptare të tërhiqet nga kjo bashkëpunim dhe të kërkojë falje për çdo ndikim të tillë të parullave fashiste në sport. Ky shqetësim rrit tensionet ndërmjet dy vendeve dhe nxit diskutime mbi etikën dhe politikat e futbollit në Ballkan.

“Dëgjova se Federata Shqiptare paska apliku me Federatën e Serbisë për organizimin e Evropianit 2027 për U21! E turpshme! Duhet me ditë federata shqiptare që motoja kryesore e fansave te Zvezdës e Partizanit (por edhe fansave të Serbisë) është “Kosova je Serbija” dhe ubij shiptari” (vriti shqiptarët).  Pra nuk kërkojnë me na vra veç neve n’Kosovë, por SHQIPTARËT, pa dallim vendit ku jetojnë! Tërhiquni dhe kërkoni falje”, jep qëndrimin e tij deputeti Basha në rrjetin social në Facebook. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara