Lajmet

​Blinken: SHBA po shikon me shumë kujdes nëse Rusia po synon gazetarët në Ukrainë

Të paktën tre gazetarë janë vrarë duke mbuluar luftën në Ukrainë.

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA-ja “po shikon” nëse Rusia po synon qëllimisht gazetarët në Ukrainë.

Të paktën tre gazetarë janë vrarë duke mbuluar luftën në Ukrainë gjatë disa ditëve të fundit – Pierre Zakrzewski, Oleksandra Kuvshynova dhe Brent Renaud – dhe të paktën dy janë plagosur rëndë.

“Ne po shikojmë shumë mirë në shënjestrimin që forcat ruse po bëjnë, duke përfshirë nëse ato synojnë qëllimisht civilë, gazetarë apo dikë tjetër”, tha ai në një intervistë për NPR që u transmetua të mërkurën.

“Kjo është diçka që ne po e shikojmë me kujdes, po e dokumentojmë. Të tjerët po e shikojnë këtë. Synimi i qëllimshëm i civilëve, gazetarëve dhe të tjerëve do të përbënte një krim lufte”, tha ai.

Blinken tha se bota “po sheh gazetarë në përplasje, njerëz që bëjnë punën e tyre për të sjellë të vërtetën në botë”.

“Ne kemi parë një ekip të Fox që ka pasur dy anëtarë të saj të vrarë, një të plagosur – dikë që e njoh shumë mirë,” tha Blinken. “Ky është Ben Hall. Ai është dikush që udhëton me mua kur unë udhëtoj nëpër botë. Dikush për të cilin kam shumë dashuri, i cili është një gazetar i jashtëzakonshëm që më bën shumë pyetje të vështira kudo ku shkojmë”.

“Unë shpresoj shumë dhe lutem që ai të kthehet në punë sa më shpejt të jetë e mundur. Por ndërkohë dy kolegë të tij kanë humbur jetën. Dhe një tjetër regjisor shumë i shquar humbi jetën vetëm një ditë tjetër”, tha Blinken.

Lajmet

Vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Vjenë me rastin e shfaqjes “Vojçeku”

Published

on

Me rastin e shfaqjes “Vojçeku” në Vjenë, është zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës, ku përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artistike janë pritur nga ambasadori Albinot Bimbashi.

Në këtë takim morën pjesë shefi i kabinetit Xhavit Aliaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport Adea Roka, drejtoresha e teatrit “Hadi Shehu” Albulena Bokshi, regjisorja Zana Hoxha, si dhe aktorët Vlora Dervishi dhe Bujar Ahmeti, së bashku me Ermal Vejsa nga KA Group.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe promovimit të kulturës dhe artit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 4 milionë mungesa në shkolla, Drejtoria e Arsimit nis aksion të gjerë në Prishtinë

Published

on

Rreth katër milionë mungesa të nxënësve janë raportuar gjatë një gjysmëvjetori në komunën e Prishtinës, prej të cilave afro një milion konsiderohen të paarsyeshme.

Drejtori i Arsimit në kryeqytet, Samir Shahini, ka deklaruar se këto shifra përbëjnë një alarm serioz që kërkon reagim të menjëhershëm dhe nuk mund të trajtohen vetëm si statistikë. Ai ka bërë të ditur se stafi i Drejtorisë së Arsimit është angazhuar në një aksion të gjerë në shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës, me qëllim evidentimin e mungesave dhe verifikimin e masave që po ndërmerren nga institucionet arsimore.

“Shifrat që po shohim janë shqetësuese. Mungesat e paarsyeshme nuk janë vetëm orë të humbura mësimi, por sinjal për probleme më të thella dhe rrezik për të ardhmen e fëmijëve. Sipas raportimeve, në nivel vendi flitet për rreth 4 milionë mungesa në një gjysmëvjetor, prej tyre afro 1 milion të paarsyeshme. Kjo është një alarm që kërkon reagim të menjëhershëm,” ka shkruar Shahini në Facebook.

Ai ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për të parandaluar mungesat e paarsyeshme dhe për të rritur përgjegjësinë në shkolla.

Continue Reading

Lajmet

Podujevë: Tre të lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi

Published

on

By

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal të ushqimit në qendër të Podujevës, duke lënë të lënduar të paktën tre persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në rrugën “4 Dëshmorët”, ku dyshimet e para flasin për shpërthimin e një bombole gazi.

Sipas njoftimeve zyrtare, të lënduarit janë transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në Urgjencën e qytetit. Detajet rreth incidentit i ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit”, njofton Ahmeti.

Njësitet policore ndodhen ende në vendngjarje për të hetuar shkaqet e plota të këtij shpërthimi dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve materiale.

Continue Reading

Lajmet

Ish-agjenti i FBI-së: Reagimi ndaj të shtënave ishte një sukses i sigurisë

Published

on

By

Daniel Brunner, ish-agjent special i FBI-së në pension, tha për BBC News se veprimet e Shërbimit Sekret pas të shtënave duhet të konsiderohen si një “sukses i sigurisë” dhe se agjentët menaxhuan një “ngjarje shumë të sigurt”.

“[I dyshuari] u mor në mbajtje pa u qëlluar me armë; ai u rrëzua në tokë nga agjentët e tjerë. Atij i duheshin edhe dy kate për të mbërritur në sallën kryesore dhe kishte ende dyer të vulosura… ai nuk ishte askund afër sallës kur u dëgjuan të shtënat,” shpjegoi ai.

I dyshuari, Cole Tomas Allen, raportohet se kishte një dhomë në hotelin “Washington Hilton”. Brunner thotë se hetimi i FBI-së do të zbulojë se si ai arriti të lëvizte “nga dhoma e tij e hotelit në atë zonë pa u diktuar, nëse mbante me vete një pushkë apo lloje të tjera armësh”.

Sipas tij, në atë hotel hyjnë dhe dalin gjatë gjithë kohës një “numër i madh njerëzish” dhe shton: “Nuk mund të kontrollosh valixhen e çdo personi”.

“Nëse ky individ i ka çmontuar armët e tij dhe i ka paketuar në një valixhe, ai do të dukej si çdo person tjetër që regjistrohet në hotel,” përfundoi ish-agjenti. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara