Aktualitet
Blinken: Rusia po paguan “kosto të lartë” në Ukrainë
Agjencitë ruse të lajmeve kishin raportuar se forcat e Moskës po rivendoseshin në rajonin e Harkivit.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsSekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të premten se vendimi i presidentit Vladimir Putin, për të dërguar përforcime në rajonin e Harkivit të Ukrainës nënvizoi humbjet e mëdha që forcat ruse po marrin në luftën e saj.
“Ka një numër të madh të forcave ruse që ndodhen në Ukrainë dhe për fat të keq, në mënyrë tragjike, të tmerrshme, Presidenti Putin ka demonstruar se do të përfshijë shumë njerëz në këtë luftë, me kosto të lartë për Rusinë”, tha ai.
Blinken deklaroi kështu para gazetarëve në selinë e NATO-s, pas takimit që pati me sekretarin e përgjithshëm të aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, një ditë pasi kryediplomati amerikan kishte vizituar Kievin.
Më herët, agjencitë ruse të lajmeve kishin raportuar se forcat e Moskës po rivendoseshin në rajonin e Harkivit, si kundërpërgjigje ndaj një kundër-ofensive ukrainase në shkallë të gjerë.
Agjencitë e lajmeve TASS dhe RIA Novosti shpërndanë video nga ministria e Mbrojtjes e Rusisë, që tregonin lëvizjen e pajisjeve ushtarake në një rrugë të asfaltuar, disa me flamuj rusë dhe me shkronjën “Z”, një simbol i fushatës ushtarake të Rusisë.
Zyrtari lokal i instaluar nga Moska, Vitaliy Gançev, tha se “beteja të ashpra” ishin duke u zhvilluar pranë Balakliya, një qytet në rajonin e Harkivit, që Ukraina tha se e kishte rimarrë të enjten.
Gjenerali amerikan, Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm, tha më 8 shtator se pushtimi rus i Ukrainës është një dështim ushtarak, pasi forcat e Moskës që kanë arritur vetëm “sukses të vogël taktik në pjesë të ndryshme të Ukrainës lindore”./rel
Botë
REL: Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin që të arrijë marrëveshje me SHBA-në
Published
7 minutes agoon
February 19, 2026By
UBTNEWS
Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Iranin se do të ishte “i mençur” që të arrinte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, sërish aludoi në një veprim ushtarak.
Të dyja palët së voni kanë rinisur bisedimet indirekte, të ndërmjetësuara nga Omani, pasi Trump vazhdimisht kërcënoi me një veprim ushtarak kundër Iranit për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të protestave muajin e kaluar.
Përpjekjet e kaluara për negociata kolapsuan pasi Izraeli kreu sulme të befasishme ndaj Iranit qershorin e vitit të kaluar, duke nisur një luftë 12-ditore, gjatë së cilës Uashingtoni kreu po ashtu bombardime ndaj ndërtesave bërthamore të Iranit.
“Irani do të ishte shumë i mençur nëse do të arrinte një marrëveshje me presidentin Trump dhe administratën e tij”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Një ditë më parë, Trump përmes një postimi në Truth Social sërish sugjeroi se SHBA-ja mund ta sulmojë Iranin, teksa në Lindjen e Mesme SHBA-ja ka dislokuar forca ushtarake.
Ai paralajmëroi Britaninë që të mos heqë dorë nga sovraniteti mbi Ishujt Çagos në Oqeanin Indian, duke thënë se baza ajrore në arkipelag, Diego Garcia, mund të përdoret nëse Irani nuk pranon një marrëveshje, “për të neutralizuar një sulm të mundshëm nga një regjim shumë i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm”.
Rrjetet televizive amerikane CNN dhe CBS raportuan të mërkurën se ushtria amerikane mund të jetë gati të nisë sulme kundër Iranit që nga kjo fundjavë, megjithëse raportohet se Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Ndërkaq, The Wall Street Journal tha se Trump është informuar për opsionet e tij ushtarake, të cilat janë “të gjitha të dizajnuara për të maksimizuar dëmin”, përfshirë edhe një fushatë për të “vrarë dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë iranianë, me synimin për rrëzimin e Qeverisë”, raportoi kjo gazetë duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë.
Të mërkurën, kryediplomati iranian, Abbas Araghchi, tha se Irani është duke “hartuar” një kornizë për bisedime të ardhshme me SHBA-në.
Irani dhe SHBA-ja zhvilluan të martën në Gjeneva rundin e dytë të negociatave, të ndërmjetësuara nga Omani.
Araghchi tha se Teherani ishte pajtuar me Uashingtonin për “parime udhëzuese”, por nënpresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se Irani ende nuk i ka pranuar të gjitha vijat e kuqe të SHBA-së.
Duke folur të mërkurën, presidenti iranian Masoud Pezeshkian këmbënguli se “ne nuk duam luftë”, por la të kuptohet se Teherani nuk mund t’iu nënshtrohet kërkesave të SHBA-së.
“Që nga dita kur mora detyrën, kam besuar se lufta duhet lënë mënjanë. Por, nëse ata do të përpiqen të na imponojnë vullnetin e tyre, të na poshtërojnë dhe të kërkojnë që ne të ulim kokën me çdo kusht, a duhet ta pranojmë këtë?”.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Omani synojnë të shmangin mundësinë e një veprimi ushtarak amerikan, ndërkaq Teherani po kërkon që Uashingtoni të heqë sanksionet që kanë gjymtuar ekonominë iraniane.
Irani ka insistuar se diskutimet duhet të kufizohen vetëm në çështje bërthamore, edhe pse më herët Uashingtoni ka kërkuar që në tryezë të negociatave të jetë edhe programi i raketave balistike të Teheranit si dhe mbështetja që Republika Islamike jep për grupet e armatosura në rajon.
Përderisa bisedimet kanë rinisur, SHBA-ja ka dislokuar forca afër Iranit.
Uashingtoni ka urdhëruar dërgimin e një aeroplanmbajtësi të dytë në rajon. Aeroplanmbajtësi i parë, USS Abraham Lincoln ka rreth 80 aeroplanë në bord dhe është pozicionuar rreth 700 kilometra larg bregut iranian që nga e diela, sipas pamjeve satelitore.
Irani ka kërkuar të shfaqë fuqinë e vet ushtarake, teksa Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike ka nisur të hënën një seri stërvitjesh ushtarake në Ngushtica e Hormuzit.
Politikanët iranianë vazhdimisht kanë kërcënuar se do ta bllokojnë këtë ngushticë, që është një rrugë kyç për transportin e naftës dhe gazit. Më herët gjatë javës, televizioni shtetëror iranian tha se Teherani do të mbyllë pjesë të kësaj ngushtice për shkak të sigurisë në kohën kur po zhvillohen stërvitjet. /REL/
Vendi
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare
Published
16 hours agoon
February 18, 2026By
ubtnews
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit në Konferencën Ndërkombëtare të këtij programi, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tyre akademik e profesional.

Organizatorët e Konferencës, Dekani i Fakultetit, Visar Krelani, profesorët: Hazir Çadraku dhe Bekim Selimi, theksuan se organizimi i aktiviteteve të tilla shkencore kontribuon në avancimin e dijes, shkëmbimin e përvojave ndërmjet studiuesve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe profesional.
Po ashtu, u bë e ditur se pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë njohjen e pikëve nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës duhet të aplikojnë pranë Odës duke bashkëngjitur certifikatën e pjesëmarrjes, agjendën e konferencës si dhe licencën e tyre profesionale. Përmes këtij procesi, atyre u mundësohet që angazhimi i tyre shkencor të njihet zyrtarisht dhe të kontribuojë në zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.
Organizatorët nënvizuan rëndësinë e përfshirjes së studentëve dhe hulumtuesve të rinj në konferenca ndërkombëtare, duke theksuar se këto platforma shërbejnë si mundësi për prezantimin e punimeve shkencore, zhvillimin e rrjeteve profesionale dhe rritjen e cilësisë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës.
Rajoni
Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit
Published
16 hours agoon
February 18, 2026By
UBTNEWS
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot ne takim Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, së bashku me delegacionin e tij.
Në këtë takim u diskutua për tema me interes të përbashkëta për dy vendet, përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, si dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në dobi të qytetarëve.
Pasi vizita u zhvillua një ditë pas shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari Nimanbegu e uroi Kryeministrin Kurti për festën.
“Gjatë takimit, Kryeministri Kurti theksoi se festa e Ditës së Pavarësisë së Kosovës është festë e të gjithë shqiptarëve, pasi në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë kanë kontribuar shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe mërgata”, thuhet ne komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Tutje, Kurti e falënderoi kryetarin Nimanbegu për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në dobi të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve në Malin e Zi.
Lajmet
Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik
Published
16 hours agoon
February 18, 2026By
ubtnews
Ambasadori i Australisë në Kroaci dhe ambasador jo-rezident në Kosovë, Richard Mason Rodgers, realizoi një vizitë të veçantë në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, ku u prit nga Rektori, Edmond Hajrizi, si dhe nga stafi akademik e profesional i institucionit.
Rektori Hajrizi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe nënvizoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Australisë në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke e cilësuar këtë takim si një hap konkret drejt bashkëpunimeve të reja strategjike.
Gjatë vizitës, Ambasadori Rodgers u njoh nga afër me kapacitetet teknologjike, laboratorët e avancuar dhe projektet inovative që zhvillohen në këtë qendër unike në rajon.
Me këtë rast, u diskutua për mundësitë e konsiderueshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe kompanive australiane me UBT-në dhe Kosovën, me fokus të veçantë në inovacion, kërkim shkencor dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë.




REL: Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin që të arrijë marrëveshje me SHBA-në
“Rrugica e Snajperëve”
Kryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT ndan certifikata për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare
Kurti pret ne takim kryetarin e Ulqinit
Ambasadori australian Richard Mason Rodgers viziton UBT-në dhe vlerëson zhvillimin teknologjik dhe akademik
Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e Kupës së Kosovë
Kryeministri Rama niset drejt Washingtonit për themelimin e Bordit të Paqes
Bisedimet “e vështira” të paqes Rusi-Ukrainë përfundojnë pa ndonjë kthesë
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
